Artikulli

Këshilla për drejtuesit e IT: Si ta bëni të thjeshtë punën hibride

Këshilla për drejtuesit e IT: Si ta bëni të thjeshtë punën hibride

Canon Camera
Viti i kaluar ishte i vështirë për drejtuesit e IT kudo. Askush nuk mund të kishte parashikuar ndryshimet e papritura dhe drastike në strategjinë e IT që iu desh të zbatonin organizatave. Ndërsa mënyra se si punojmë po ndryshon, pandemia i dha më shumë forcë atij që ishte ende një evolucion gradual. Çfarë mund të kishte qenë një plan ketë qenë një plan i qëndrueshëm trevjeçar për përparimin e transformimit digjital, u përshpejtua papritmas në "kohën e tashme".

Gjatë 30 viteve të fundit u kemi thënë lamtumirë zyrave individuale, postacioneve-kabinë dhe tani së fundi edhe orarit 9:00 me 17:00 dhe madje edhe vetë idesë së një zyre në vetvete. Edhe para pandemisë ka pasur një shtysë përshpejtimi drejt punës nga shtëpia dhe në lëvizje, me punonjësit që kërkojnë të punojnë me efikasitet kur janë në zyrë, në ambient të përbashkët, në studion e tyre në shtëpi apo në një degë tjetër brenda vendit. Por në prag të pandemisë, nevoja dhe shpejtësia e transformimit është përshpejtuar edhe më teksa shumë biznese angazhohen drejt politikave afatgjata të punës së shpërndarë dhe në distancë.

Si rezultat i këtyre ndryshimeve, roli i drejtuesit të IT ka evoluar drejt asaj që mund të quajmë arkitekt informacioni. Tani, ata po u përgjigjen pyetjeve komplekse si:
  • Si do të qarkullojë informacioni përmes proceseve dhe aplikacioneve të biznesit, edhe kur punonjësit ndodhen në pika të ndryshme? 
  • Si mund të sigurohemi që informacioni i bazuar në letër që hyn në zyrë të mund të bëhet i përdorshëm nga ana digjitale për stafin që punon në distancë? 
  • Si mund të sigurojmë që informacioni të arrihet dhe të trajtohet në mënyrë të sigurt nga hapësirat e punës jashtë vendit?

Për të mbështetur këtë model të ri të punës portative, ekipeve të IT iu desh t'i nënshtrohen një rivlerësimi të teknologjisë që mbështet punën e tyre të përditshme. Organizatat kanë nevojë për një konfigurim që mbështet qarkullimin e lehtë të informacionit, pavarësisht nga vendndodhja. Në shumë raste kjo kërkoi një rifreskim të plotë, duke u larguar nga infrastruktura e trashëguar në terren drejt softuerit dhe shërbimeve të ofruara nga reja kompjuterike.
1. Mbajtja e një infrastrukture të lehtë

Historikisht, si ekip i IT mund të keni shpenzuar shumë kohë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në terren. Ndërsa ky nuk përbënte përdorim të mirë të kohës suaj, ishte sidoqoftë diçka tipike për shumë organizata. Pasojat e pandemisë kanë bërë që shumë drejtues biznesesh të rishikojnë proceset normale, fundja vizitat e vazhdueshme në zyrë nuk janë thjesht jopraktike gjatë kufizimeve të lëvizjes, por e bëjnë dhe të pamundur punën e shpërndarë afatgjatë apo punën hibride. Përvoja ka sjellë kështu nevojën e bizneseve për reduktimin e mbështetjes mbi infrastrukturën në një pikë; një nga fushat që po përballet me rishikim është menaxhimi i drejtuesve softuerikë.

Menaxhimi i drejtuesve softuerikë nuk është një temë e diskutuar gjerësisht, por në fakt përbën kokëçarje të vazhdueshme për ekipet e IT, edhe kur pajisjet bashkë me përdoruesin ndodhen në një vend. Puna hibride tani veçse e shton kompleksitetin. Puna në mjedise të reja ka të ngjarë të sjellë investime në pajisje të reja më të përshtatshme për pika në distancë. Dhe pajisjet e reja do të sjellin më shumë punë për IT, duke përfshirë kontrollin për përdorimin e softuerit të duhur, drejtuesit e duhur softuerikë dhe konfigurimin e duhur të sigurisë.

Kërkesat e përdoruesve do të ndryshojnë në varësi të rolit të tyre, çka do të ketë më pas implikime për menaxhimin e drejtuesve softuerikë. Ndërkohë, me më shumë përdorues që dëshirojnë të lidhin pajisjet e tyre, është edhe më e rëndësishme që drejtuesit softuerikë të printerëve të menaxhohen dhe vendosen në mënyrë korrekte. Lëvizja drejt një sistemi me bazë reje kompjuterike dhe pa drejtues softuerikë jo vetëm që ju kursen kohë të vlefshme me konfigurimin apo përditësimin e pajisjeve në distancë, por dhe siguron që biznesi juaj të mos ketë nevojë të marrë më shumë infrastrukturë në një pikë.

2.Menaxhimi i centralizuar i flotës

Lëvizja drejt menaxhimit të flotës me bazë reje kompjuterike ka dhe avantazhe përveç se jua bën infrastrukturën më praktike për përdorim në distancë; ju sjell menaxhim të centralizuara, duke jua bërë më të lehtë të shikoni, menaxhoni dhe mirëmbani flotat tuaja të printimit dhe të skanimit.

Për shembull mund të mos viheni në dijeni për çështje si nivelet e ulëta të tonerit, bllokimet dhe gabimet derisa t'i raportojë së pari ndonjë punonjës, me ç'rast problemi ka sjellë tanimë vonesa gjatë ditës. Kur pajisja ndodhet 50 km larg në studion e shtëpisë së ndonjë punonjësi, diagnostikimi dhe ndreqja e problemeve është edhe më e vështirë. Kjo mund të bëjë dhe që pajisja të mos përdoret për një kohë të gjatë. Me mjetet me bazë reje kompjuterike mund të monitoroni flotat e pajisjeve dhe t'i parashikoni problemet e tipit zëvendësim toneri, zvogëlim ndërprerjeje të punës.

Menaxhimi i centralizuar gjithashtu ju lejon t'i menaxhoni më lehtë përditësimet. Pa një flotë që ndodhet në të njëjtin ambient, përditësimi individual i pajisjeve është thjesht i pamundur. Me softuerin e menaxhimit me bazë reje kompjuterike, mund t'i zbatoni përditësimet apo funksionet e reja në të gjithë flotën, pa u larguar nga tryeza juaj. Më mirë për ju dhe më mirë për punonjësit, të cilët përfitojnë akses në versionet më të fundit, pa vonesë - kjo është veçanërisht e rëndësishme në çështjet kur nevojitet siguri.

3.Qarkullim i sigurt dhe efikas i informacionit

Kjo na sjell te proceset e sigurta dhe efikase të punës. Një gjë për të cilën të gjithë mund të pajtoheni, është se siguria është e dorës së parë. Por ekipet e IT duhet të kapin ekuilibrin e duhur midis aksesit dhe mbrojtjes. Punonjësit duhet të jenë në gjendje t'i hapin dokumentet që u nevojiten, pa hasur rrugës nëpër ato që nuk duhet. As ka pse aksesi i lehtësuar për punonjësit të bëhet duke u dhënë akses të lehtë të gjithëve, duke përfshirë palë me qëllime të këqija.

Këtu, sistemet me bazë reje kompjuterike ofrojnë shumë avantazhe. Ato u lejojnë njëherësh punonjësve të hapin me lehtësi dokumentet për të cilat kanë nevojë, nga kudo ku ndodhen. Por ato u lejojnë gjithashtu ekipeve të IT ta menaxhojnë më lehtë sigurinë duke ju lejuar të krijoni rregulla për t'u dhënë dhe kufizuar aksesin përdoruesve në vendndodhje të caktuara skedarësh në server.

Ndërkohë, menaxhimi i flotës me bazë reje kompjuterike jua mundëson gjithashtu këtë për pajisjet e printimit dhe të skanimit. Mund t'i konfiguroni dhe menaxhoni profilet e përdoruesve dhe proceset e punës nga një perspektivë qendrore, duke e bërë të thjeshtë caktimin e rregullave për menaxhimin e aksesit dhe të informacionit.

Ndërsa hyjmë në një epokë të re të punës hibride, ekipet e IT do të gjenden gjithnjë e më shumë në rolin e "arkitektit të informacionit". Në zemër të kësaj do jetë ofrimi i mjeteve dhe i teknologjisë për të mundësuar punën efikase dhe të sigurt nga kudo. Organizata juaj mund ta ketë pasur renë kompjuterike në planet e veta tashmë, por do të jetë në vijim thelbësore për këtë detyrë, veçanërisht kur vjen puna te menaxhimi i flotës. Por kjo nuk është thjesht çështje domosdoshmërie, por dhe një mundësi për të përmirësuar në përgjithësi menaxhimin e flotës suaj, duke ju ndihmuar të rritni kohën e punës pa ndërprerje dhe të mbani fuqinë punëtore të sigurt.

Zbuloni më shumë se si do të duket e ardhmja e IT në krye të 10 viteve.

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

Eksploroni më tej

Not sure which products you need for your business?