Artikulli

Për muzikën drejtpërdrejt dhe dinamike me Canon EOS C200

Canon video camera in action whilst filming ricky patel with his guitar.

Regjisori Patrick Greaves dhe drejtori i fotografisë Ricky Patel regjistrojnë një interpretim muzikor drejtpërdrejt për një prodhim në HDR 4K me një ndjesi kinematografike dhe një ndriçim minimal në kamerën e re EOS C200

Shumica e filmave të shkurtër që shfaqin muzikantët gjatë punës janë në thelb një fantazi sepse në shumicën e videove muzikore, muzikantët imitojnë me muzikën që riluhet. Seancat e Mahogany janë në kontrast të plotë me këtë: qëllimi i tyre është të krijojnë një prezantim kinematografik të interpretimeve reale dhe të drejtpërdrejta, të fotografuara në një stil që plotëson realitetin e situatës ndërkohë që ruan dramaticitetin dhe tërheqjen e imazheve.

Regjisori Patrick Greaves dhe drejtori i fotografisë Ricky Patel janë bashkëpunëtor të rregullt në këto seanca. Çdo seancë është një regjistrim i vetëm i interpretimit që Greaves e përshkruan si “regjistrimin e diçkaje reale dhe organike. Seancat na japin mundësinë të prezantojmë talentet më të mira ekzistuese dhe të reja duke bashkuar pamjet me interpretime të drejtpërdrejta të mrekullueshme.” Për një seancë me muzikantin londinez Alfa Mist, Greaves dhe Patel zgjodhën kamerën Canon EOS C200 për kombinimin e saj të një sensori të shkëlqyer me gamë dinamike të lartë, regjistrimin RAW në bord dhe madhësinë e saj kompakte. Greaves vazhdon duke thënë se “mund ta përdorim atë me një larmi mbështetësesh, duke përfshirë edhe ato me stabilizim si Movi Pro. Kamera C200 ofron mundësinë për përdorim në një larmi mënyrash; duke qenë e përshtatshme për çdo mjedis ku dëshirojmë ta kemi.”

KAMERA C200 ËSHTË E PËRSHTATSHME PËR PËRDORIM NË NJË MORI MËNYRASH; DUKE U PËRSHTATUR NË ÇDO AMBIENT KU KEMI NEVOJË PËR TË.

Ky realizim është fotografuar në 8 shtator 2017, në skenën e Teatrit Normansfield, një skenë historike në qendrën Langdon Down Centre në Teddington. Greaves e përshkruan këtë skenë me shumë vlerësim, duke iu referuar shkëlqimit të saj vizual si dhe akustik. “Është një teatër origjinal viktorian i restauruar në mënyrë të përsosur. Ka tinguj të mrekullueshëm, ka tone të forta dhe ne menduam se ky vend kishte ndërthurjen e përsosur për të prezantuar ngjyrat, si në pamje ashtu edhe në muzikë.” Me këto objektiva, dhe duke pasur parasysh kohëzgjatjen e madhe të interpretimit, Greaves kuptoi që në fillim se do të ishte e rëndësishme "përdorimi i një kamere që është sa më e vogël dhe me sa më shumë veçori të mundshme”.

Me dëshirën për të prezantuar muzikantët si dhe detajet historike të skenës, detyra e Patel ishte të ndriçonte hapësirën në mënyrë të tillë që kamera C200 e montuar në mbështetësen kardanike të mund të lëvizte në të gjithë skenën pa shfaqur kabllot ose mbështetëset në regjistrime. “Kjo ishte një seancë vërtet unike”, fillon ai. “Ishte një nga seancat tona më të gjata dhe ne dëshironim të arrinim në çdo cep.” Realizimi i kësaj kërkonte një pozicionim të kujdesshëm të muzikantëve dhe shënime të sakta për kamerën, megjithëse niveli i ndriçimit ishte i kufizuar domosdoshmërisht nga nevoja për t'i mbajtur pajisjet larg skenës.

Duke pasur këtë parasysh, Patel specifikoi një dritë në një balonë me helium për dritë mbushëse të mbivendosur dhe përdori vetëm një Skypanel të vetëm. “Ishte vërtet ajo dritë me helium dhe një Skypanel që siguruan një dritë mbushëse për bateristin - dhe shumë prova me perdet për të arritur diçka që na pëlqente të gjithëve.” Ai përdori po ashtu një mjegullim, në përpjekje për një pamje që do të ishte e njohur për ndjekësit e rregullt të veprës së Mahogany dhe përdori në maksimum xhamin e akullit në dritaret e skenës. Kjo kontrollonte edhe më shumë ndriçimin e ambientit të jashtëm kur është jashtëzakonisht shumë e vështirë të ruash kontrollin mbi kontrastin mes dritës natyrale në ambientet e jashtme dhe të brendshme.

Patel shpreh menjëherë komplimente për kamerën C200 për sa i përket menaxhimit të një skene të tillë me kontrast të lartë. “Isha vërtet i befasuar me pamjen e figurës, pasi nuk e prisja drejtpërdrejt nga kamera… ka kaq shumë informacione, liria e veprimit duket e shkëlqyer.” "Dukej shumë shumë ndryshe nga kamerat e tjera, shumë më e butë", - vazhdon ai. Me kamerat e tjera duhet të ulni nivelin, [por] merrni një imazh shumë më neutral.” Patel zgjodhi që të regjistronte me formatin Cinema RAW Light të kamerës C200 që është efikas në hapësirë, i cili lejon që kamera të realizojë një cilësi shumë të lartë në regjistrimet e saj të brendshme dhe të shmangë nevojën për regjistrues të shumtë të jashtëm. Ndërkohë që regjistrimi Pro Res është i mundur me një regjistrues të një pale të tretë dhe një opsion i mirë, Patel mendonte se “dëshironte të shikonte se çfarë mund të bënte kamera me formatin e ri të brendshëm RAW.”

Close up view of Canon EOS 200 video camera side view.

“Ishte një seancë 4K HDR”

vazhdon Greaves, duke iu referuar nevojës gjithmonë e më të madhe për të krijuar rezultate me rezolucion dhe gamë dinamike më të lartë. “Ne mund të regjistronim në RAW në kamerë, gjë që sjell një ndryshim shumë të madh; nuk është e nevojshme të shtosh një regjistrues tjetër të jashtëm. Keni një sensor të mrekullueshëm në kamerën C200 dhe merrni atë pamje kinematografike të nivelit të lartë nga një kamerë me madhësi të vogël.” Greaves thekson po ashtu me entuziazëm trajtimin e jashtëzakonshëm të elementeve të theksimit në kamerë. “Ajo na jep një gjerësi të shkëlqyer për të kapur të gjitha detajet dhe kontrastin… ajo ka pesëmbëdhjetë ndalesa të gamës dinamike, kështu që nuk ka nevojë për asnjë rregullim për dritaret.”

Duke qenë se kishte përdorur kamera të tjera të kësaj game, kinematografi Patel e ndjente veten si në shtëpinë e tij. “Gjithçka funksionoi me shumë lehtësi. Mundësia e përdorimit është kryesore dhe e dija se ku ishin të gjitha pasi jam shumë i familjarizuar me kamerën C300.” Ndryshimet mes kamerës C300 dhe C200 përfshijnë montimin anësor, dhe jo prapa, për foletë e medias CFast, duke i bërë lehtësisht të arritshme kur kamera C200 montohet në një mbështetëse kardanike. Eksperienca e Patel në seancën Alfa Mist nxiti edhe ide të tjera po ashtu: “Unë bëj edhe shumë dokumentarë,” - thotë ai. “Mendoj se kamera C200 do të ishte e shkëlqyer në rrugë. Nuk keni nevojë për bateri V-lock dhe një çantë tjetër… thjesht vendosni bateritë e vogla në çantë dhe ato zgjasin vërtet shumë.”

Regjisori Greaves e mbyll me një konfirmim për elasticitetin e kamerës C200. “Nga këndvështrimi i regjisorit, gjëja kryesore është elasticiteti i saj. Ajo është efikase në kosto dhe funksionoi me organizimin tonë ekzistues për procesin pas prodhimit pa asnjë problem. Kjo bën të mundur që të përmirësojmë cilësinë e imazhit, ne regjistrojmë menjëherë në RAW 4K dhe gjithçka është brenda një njësie të vetme. Për ne, ajo është një përmirësim i përsosur nga kamera C300, një progres i shkëlqyer nga modelet ekzistuese të Canon. Sipas opinionit tim, është një gjë shumë e mirë që kanë sjellë këtë kamerë.”

Për t'u kthyer te përmbledhja për kamerën EOS C200, klikoni këtu

Shkruar nga James Bennett, Televisual Media UK Ltd


Të lidhura