4. Përdorimi
Ju merrni përsipër të mos shpallni ose dërgoni nëpërmjet kësaj faqeje interneti materiale të cilat janë, ose mundet që në mënyrë të arsyeshme të konsiderohen si: (i) përgojuese, shpifëse, të turpshme, ofenduese, abuzive, përgjegjëse për nxitje urrejtjeje raciale, diskriminuese ose sharëse; (ii) të kenë shkelur çdo njërin nga detyrimet e mirëbesimit ose të fshehtësisë dhe çdo sekret profesional; (iii) të kenë shkelur të drejtat e pronësisë së një pale të tretë ose për të cilat nuk keni marrë të gjitha licencat dhe/ose miratimet e duhura; ose (iv) të kenë shkelur çdo ligj tjetër.
Ju gjithashtu bini dakord të mos transmetoni ose të mos dërgoni nëpërmjet faqes së internetit asnjë material i cili mund të konsiderohet të jetë ose të inkurajojë sjellje të cilat mund të konsiderohen si shkelje kriminale, mund të çojnë në përgjegjësi civile, ose të jetë në një mënyrë tjetër në kundërshtim me ligjin e çdo vendi, ose autoriteteve të tjera kompetente, ose të shkelë të drejtat e çdo pale të tretë të zbatueshme në çdo pjesë të botës.
Canon-i rezervon të drejtën të heqë çdo material nga faqja kur ka dyshim të arsyeshëm se materiale të tilla janë të ndaluara nga pjesa 3 e këtij dokumenti ose janë të papërshtatshme në një mënyrë tjetër. Pa përjashtuar çka më sipër, ju pranoni se Canon-i nuk ka kontroll mbi përmbajtjen në faqen e internetit të ofruar nga përdorues të tjerë, dhe as nuk angazhohet të vëzhgojë përmbajtjen e faqes së internetit për të siguruar përpikërinë saj, përshtatshmërinë ose pajtueshmërinë me principet e paraqitura në këto Kushte dhe Kondita.
Ju nuk duhet të lidhni në faqen e internetit të Canon-it faqe të tjera interneti të cilat janë të pahijshme dhe të papërshtatshme, dhe ju duhet të hiqni menjëherë çdo lidhje nëse Canon-i ka fuqinë t’jua kërkojë një gjë të tillë.
Të gjitha materialet (duke përfshirë, por jo vetëm të kufizuara tek ato, tekst, muzikë, zë, fotografi, grafikë, imazhe, video, të dhëna të grumbulluara, shkarkime dixhitale dhe programe) të përfshira në këtë faqe elektronike ("Materiale") janë pronë e Canon-it dhe furnitorëve të tij dhe mbrohen nga ligjet Evropiane, Japoneze dhe ndërkombëtare të së drejtës së autorit.
Canon ju autorizon të shikoni dhe të shkarkoni Materialet vetëm për përdorim vetjak, jo-tregtar; në qoftë se ju nuk modifikoni ose nuk krijoni ndonjë punim prejardhës me Materialet në asnjë mënyrë, ose riprodhoni ose paraqisni në publik, luani, ose shpërndani ose përdorni në një mënyrë tjetër për çdo qëllim publik apo tregtar. Çdo përdorim i Materialeve në çdo lloj faqeje tjetër interneti apo mjedis rrjetesh kompjuterike për çdo qëllim është i ndaluar.
Në qoftë se dëshironi ti përdorni Materialet përtej qëllimit siç është autorizuar më sipër, ju duhet të merrni miratim paraprak nga pronarët përkatës të së drejtës së autorit ose licensuesit e Materialeve të tilla, si Canon, furinitorët e tij dhe të tjerë.
Nëse dëshironi të citoni drejt për së drejti çdo pjesë të Përmbajtjes në çdo material të printuar të tilla si revista, ju lutemi kontaktoni përgjegjësin e faqe (Webmaster) për leje në adresën . Nëse dëshironi të publikoni çdo lloj pjesë të Materialeve në CD ose në media të tjera, ju lutemi specifikoni pjesën e Materialeve të dëshironi të publikoni.
Ju keni rënë dakord të dëmshpërbleni Canon-in dhe anëtarët e Canon-it ndaj çdo, deklarimi, kërkese, humbjeje ose dëmtimi të pësuar si rezultat i shkeljes së kësaj Pjese 3.