Canon PIXMA PRO-10

PIXMA PRO-10

Prodhoni printime me cilësi të galerisë, të shitshme me këtë printer fotografik A3+ me 10 bojra. Ai ofron printime profesionale të jashtëzakonshme me ngjyra dhe monokrome, ndihmë të gjithanshme për mediat dhe lidhshmëri të përmirësuar.

PIXMA PRO10

Përfitimet

  • Printer fotografik A3+ me cilësi të galerisë
  • Sistem me 10 bojra me bazë pigmenti
  • Printime profesionale me ngjyra dhe mono
  • Shkëlqim uniform, me cilësi dhe të zeza të thella
  • Qëndrueshmëri e jashtëzakonshme e imazhit
  • Aplikacioni i printimit për rrjedhën e efektshme të punës
  • Mbështetje e madhe për shumë lloje letrash
  • Lidhshmëri e përmirësuar

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon PIXMA PRO-10

Fotografi me cilësi të galerisë


Me sistemin me 10 bojra PIXMA PRO-10 mund të prodhojë printime profesionale të jashtëzakonshme në një sferë madhësish nga 10x15cm deri në A3+ ose edhe 35cm (14") të gjëra. Eshtë zgjidhja ideale për fotografin që kërkon të krijojë printime të ekspozitës ose të shesë fotografi me cilësi të galerisë.

Ngjyrë profesionale


Bojrat me bazë pigmentesh të LUCIA sigurojnë rezultate të fuqishme dhe frymëzuese me vazhdimësi të habitshme dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të imazhit. Sistemi me 10 bojra mund të riprodhojë një gamë të gjërë të ngjyrës, duke i shtuar gjallërisë dhe hollësisë së imazheve.

Printime bardhë e zi të mrekullueshme


PIXMA PRO-10 ka tre bojra monokrome të përkushtuara, që ju lejojnë të krijoni fotografi të bukura bardhë e zi me shkallëzim të butë të toneve. Boja e zezë për mat dhe e zezë për fotografi janë gjithnjë të disponueshme për të printuar, duke siguruar se nuk humbisni bojë duke ndryshuar letrën fotografike nga me shkëlqim në mat.

Shkëlqim uniform


Boja e qartë e Optimizuesit Chroma Optimizer përdoret në pjesët e printuara të letrave me shkëlqim dhe gjysmë-shkëlqim, duke përmirësuar dëndësinë e të zezave, duke zgjeruar gamën e ngjyrës dhe duke dhënë printime të fotografive me veshjen e përkryer me shkëlqim uniform.

Cilësi dhe shpejtësi


PIXMA PRO-10 ka një kokë printimi të teknologjisë SË IMËT me pikëza të bojës prej 4pl, që jep rezolucionin e printimit deri në 4800dpi për fotografi mjaft të hollësishme, pa kokrriza. Mund të printoni një printim me bordura A3+ me cilësi të galerisë me ngjyra ose bardhë e zi në më pak se katër minuta.

Rrjedhë e efektshme pune


Aplikacioni i ri Print Studio Pro e bën rrjedhën e punës të printimit profesional të thjeshtë dhe të efektshëm. Ky aplikacion printimi për aplikacionet kryesore fotografike sjell të cila cilësimet e printimit në një meny të thjeshtë për t'u lundruar.

Përputhja e ngjyrës


Modaliteti PRO i ri i Canon (profili i ngjyrës së drajvërit të printerit) ndihmon të sigurohet se ngjyrat e printuara përkojnë saktësisht me ato të shfaqura në ekran. Për saktësi edhe më të lartë të ngjyrës mund të krijoni profile unike ICC ose edhe të rregulloni me imtësi printerin duke përdorur programin kompjuterik Colour Management Tool Pro të Canon.

Zgjedhja e letrës


Printoni në letër me pamjen dhe formatin që zgjidhni. Letrat fotografike autentike të Canon lejohet të përdoren dhe përveç kësaj mund të shkarkoni dhe të përdorni profilet ICC të Canon për shumë letra nga prodhues të mirënjohur si Hahnemühle, Ilford dhe Canson.

Lidhshmëria


Me lidhshmërinë With Wi-Fi dhe Ethernet mund t'a gjeni printerin kudo - e përsosur për fotografin që punon nga shtëpia ose nga një studio e vogël. Printoni fotografi drejtpërdrejt nga telefona të zgjuar dhe kompjuterë portativë (tablet) duke përdorur Easy-PhotoPrint të Canon ose Apple AirPrint.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon PIXMA PRO-10, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Micro ink droplets for precise print

Pikëza mikroskopike të bojës për printimin e saktë

High resolution photo printing

Printim i fotografive me rezolucion të lartë

Superb photolab-quality print head

Kokë e printimit të shkëlqyer me cilësi të laboratorit fotografik

Only change the ink which runs out

Ndryshoni vetëm bojën që mbarohet

High longevity pigment ink

Boje me pigmente me jetëgjatësi të lartë

Chroma_Optimizer_Clear_Ink

Optimizuesi Chroma

Use and share wirelessly

Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi

Tablet and smartphone ready

Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

Print plug-in for photo applications

Printo plug-in për software foto

One-stop creative software

Softuer i madh krijues

Print directly onto disc

Printoni drejtpërdrejt në disk

Prints up to A3+ and 35cm wide

Printime deri në A3+ dhe 35cm gjerësi