Printerë për shtëpi

Canon PIXMA MP250

Sillni produktivitet të lirë në shtëpinë tuaj: Printim, Kopjim dhe Skanim me lehtësi.

Përfitimet

  • Printim, Kopjim dhe Skanim

  • Shpejtësi ISO 7,0/4,8 ipm mono/ESAT me ngjyra

  • Rezolucion printimi 4800 dpi dhe pikëza boje 2 pl

  • Foto 10x15 cm në 56 sekonda*

  • Easy-WebPrint EX

  • Skaner 600dpi me Regjim skanimi automatik

  • Sirtar dalje i vetëhapshëm

  • ChromaLife100+**

Veçoritë e detajuara

  • Printim, Kopjim, Skanim

    I lirë dhe i gjithanshëm, PIXMA MP250 sjell printim, skanim dhe kopjim me cilësi të lartë në shtëpinë tuaj. Ideal për printim me cilësi laboratorike të dokumenteve, uebit, është i përshtatshëm për përdoruesit, studentët dhe familjet që e kanë për herë të parë.

  • Shpejtësi printimi dokumentesh reale

    Canon mbështet standardin e industrisë ISO për matjen e shpejtësive të printimit dhe kopjimit. Kjo e bën të thjeshtë zgjedhjen e PIXMA së duhur për ju bazuar në shpejtësitë reale të printimit të dokumenteve. PIXMA MP250 ofron shpejtësi ISO ESAT prej 7,0ipm për dokumentet mono dhe 4,8 ipm për ato me ngjyra.

  • Cilësi fotografike laboratorike

    Teknologjie FINE e patentuar nga Canon me mikro-vrima spërkatëse me madhësi 2 pl jep cilësi printimi të shkëlqyer me rezolucion 4800 x 1200 dpi. Fotot shfaqen me shumë detaje dhe pa kokrriza. Ndërsa kutitë FINE të Canon përdorin bojëra të bazuara te ngjyrimet për printim të përkryer fotografish, një bojë e zezë me pigment shtesë siguron që teksti të jetë gjallërues dhe i mprehtë. PIXMA MP250 kombinon cilësinë me shpejtësinë. Një fotografi 10x15 cm pa bordura mund të printohet në vetëm 56 sekonda me cilësimet e paracaktuara.*

  • Veçori inteligjente dhe softueri

    Easy-WebPrint EX është softuer intuitiv që e bën atë të thjeshtë që të kapë, modifikojë dhe printojë informacion nga uebi: të organizojë shumë copa në një faqe të vetme për të kursyer letër. Auto Photo Fix II është softuer i avancuar që korrigjon një sërë gabimesh të zakonshme të imazhit duke përfshirë nënekspozimin. Duke përdorur teknologjinë e Zbulimit të Fytyrës dhe Analizimit të Skenës, problemet si syri i kuq eliminohen me thjeshtësi. Nivelet e ekspozimit të pjesëve të veçanta të një imazhi optimizohen për rezultatet më të mira.

  • Skanim i efektshëm

    Bëni skanime mjaft të detajuara që janë njëlloj si origjinali me një skaner CIS me rezolucion 600 dpi. Regjimi i skanimit automatik automatikisht gjen se çfarë po skanohet – fotografi ose dokument – dhe më pas skanon dhe ruan duke përdorur cilësimet më të përshtatshme.

  • I shpejtë dhe i lehtë për t'u përdorur

    Me Hapjen e shpejtë, MP250 është gati për punë brenda pak sekondave – Printim, Kopjim dhe Skanim kurdoherë që doni, pothuajse menjëherë. Një tabaka letre me vetëhapje hapet automatikisht për të mbledhur printimet dhe kopjet.

  • Fotografi që shkojnë më gjatë, të bukura

    Sistemi ChromaLife100+ ** siguron fotografi të shkojnë që rrojnë më gjatë. Kombinimi i PIXMA MP250, bojërave origjinale nga Canon dhe disa letra fotografike origjinale nga Canon i ruajnë kujtimet gjatë gjithë jetës. * shihni specifikimet** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100