Objektiva për DSLR

Canon EF-S 18-55mm f/3.5-5.6 IS II

Një lente me zmadhim standard, me kosto të pranueshme dhe me Stabilizuesin e imazhit, ideale për të filluar me kamerën tuaj EOS.

Përfitimet

  • Dizajn kompakt me peshë të lehtë

  • Kënd i gjërë në sferën e telefotos së shkurtër

  • Stabilizuesi i Imazhit me katër ndalesa

  • Elementët të lentës asferike për kontroll mbi shtrembërimin

  • Largësia 0,25m e fokusimit nga afër

  • Veshjet Super Spectra

  • Diafragma e aparturës rrethore

  • AF me shpejtësi të lartë

Veçoritë e detajuara

  • Zmadhim i përballueshëm më cilësi të lartë

    EF-S 18-55mm f/3,5-5,6 IS II është një lentë zmadhimi standarde me cilësi të lartë që do të tërheqë fotografët që preferojnë të udhëtojnë pa shumë gjëra. Me një gjatësi të fokusit të barasvlefshme me 29-88mm në formatin 35mm, sfera e gjërë e zmadhimit e lentës është e përshtatshme për fotografinë më të përgjithshme. Për punën nga afër, largësia e punës është vetëm 0,25m (25cm) gjatë gjithë sferës së zmadhimit.

  • Stabilizuesi i Imazhit

    Për të minimizuar rrezikun e turbullimit të imazhit, EF-S 18-55mm f/3,5-5,6 IS II integron teknologjinë e Stabilizuesit të Imazhit me katër ndalesë të Canon. Kjo u lejon fotografëve që të përdorin shpejtësitë e shkrehësit deri në katër herë më ngadalë sesa normalja pa asnjë rritje të dukshme në turbullimin e imazhit - ideal për rregjistrimin në dritë të paktë.

  • Elementi i lentës asferike me veshje Super Spectra

    Përveç sigurimit të ekuilibrit të vërtetë të ngjyrës dhe imazhe të mprehtë, me kontrast të lartë, veshjet Super Spectra luftojnë imazhet e rreme dhe shkëlqimin, duke thithur dritën e pasqyruar nga sensorët e kamerës digitale ose elementët e lentës së brendshme. Një element i lentës asferike jep imazhe të pastër, me kontrast të lartë - edhe me aperturën të hapur plotësisht.

  • Apertura rrethore

    Për fotot e bëra me apertura të gjëra, një diafragmë e aperturës rrethore jep një mjegullim të butë, të barabartë të sfondit tuaj, duke ndihmuar për theksimin e subjekteve pranë dhe për të hequr shqetësimet.

  • Xham pa plumb

    Vetëm xhami miqësor për mjedisin, pa plumb është përdorur në ndërtimin e EF-S 18-55mm f/3,5-5,6 IS II.

  • Pajisjet shtesë

    EF-S 18-55mm f/3,5-5,6 IS II jepet me një mbulesë të lentes dhe një mbulesë të pluhurit. Një kapak i lentës (EW-60C) dhe kasë e butë e lentës (LP814) janë të disponueshëm si pajisje shtesë opsionale.

Aksesorët përkatës

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 25 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 25mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Lens Hood EW-73C

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.

  • Aksesor objektivi

    Tapë lenteje E-58II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Filtër polarizues rrethor PL-C B 58mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 58mm të fijes të filtrit.
  • Aksesor objektivi

    Filtër mbrojtës objektivi 58mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    ND4-L 58mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 2 ndalesa. Për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    ND8-L 58mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 3 ndalesa. Për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    Objektiv për afër 250D 58mm

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    Çantë lenteje LP811

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.
  • Aksesor objektivi

    Adaptor Macrolite 58C

    Lejon që blicet Canon Macro twin lite ose Macro ring lite të përdoren me lente që kanë një diametër filtër-fije prej 58mm.