Canon EF 100mm f/2 USM

Një lente USM mesatare telefoto, ideale për portrete dhe sportet në ambiente të mbyllura falë hapjes së gjerë të diafragmës f/2.

Përfitimet

  • Lentë mesatare telefoto

  • Hapje e shpejtë f/2

  • Motor fokusi USM me fokusimim manual me kohë të plotë

  • Distanca më e afërt e fokusimit 90cm

  • Përmasa e filtrit 58mm

  • Veshjet Super Spectra ulin hijezimin dhe flakërimin

Veçoritë e detajuara

  • Gjatësi e madhe fokale dhe përmasë kompakte

    EF 100mm f/2 USM ka një hapje maksimale të madhe, por përsëri është relativisht kompakte. Gjatësia fokale 100mm i lejon fotografët të ruajnë një distancë të rehatshme pune nga subjekti i tyre, dhe i ndihmon gjithashtu të ngjeshin perspektivën. Figura të mprehta, të gjalla merren në të gjitha hapjet në gamë.

  • Aperturë e madhe f/2

    Një hapje maksimale e madhe f/2 siguron shpejtësi të shkëlqyer për fotografim në kushte me dritë të dobët, pa nevojën e fleshit. Shkrepja në hapje të tilla të gjera e hedh gjithashtu sfondin jashtë fokusit, duke i dhënë më shumë theksim subjektit.

  • Turbullirë e ëmbël e sfondit

    Një hapje virtualisht rrethore jep zonave jashtë fokusit një ndjesi më të butë dhe më uniforme. Objektet e mprehta në sfond i rezistojnë turbullirës të ëmbël në sfond.

  • Fokusimi ultrasonik

    Një motorr ultrasonik i llojit unazë drejton fokusimin automatik jashtëzakonisht shpejt dhe pothuajse në heshtje. Rrotullimi i mbajtjes i shkëlqyeshëm siguron se pika e fokusit arrihet saktësisht, pa rregjistruar më tej. Për më tepër, mbivendosja manuale gjatë gjithë kohës është e disponueshme, duke e bërë të mundshëm të rregullohet fokusi pa dalë nga modaliteti AF.

  • Veshja Super Spectra

    Veshjet Super Spectra sigurojnë ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirësojnë kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës.

  • Integrim me matës flesh E-TTL II

    Lenta i kalon informacionin e distancës një sistemi të pajtueshëm E-TTL II të kamerës EOS për të siguruar matje optimale të fleshit.

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.