SELPHY CP900

Me Wi-Fi për printimin e shpejtë dhe të thjeshtë nga telefona të zgjuar, kompjuterë portativë (tablet) dhe pajisje të tjera me valë, SELPHY CP900 ultra kompakt jep printime të bukura me jetëgjatësi të madhe, me cilësi të laboratorit nën 1 minutë.

Përfitimet

  • Printer fotografik ultra kompakt, portativ
  • Lidhshmëria Wi-Fi
  • Printime të shpejta, me cilësi të laboratorit, të qëndrueshme
  • LCD me pjerrësi 6,8 cm (2,7")
  • Printoni nga kartat e kujtesës, kamerat ose pajisjet USB
  • Sfera e madhësive të printimit
  • Optimizimi Automatik i Imazhit
  • Printimi i Identifikimit Fotografik
  • Bateri opsionale
  • Programi kompjuterik i printimit fotografik të SELPHY-t

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon SELPHY CP900

Printer fotografik ultra kompakt, portativ


Printeri fotografik SELPHY CP900 përshtatet në mënyrë të përsosur kudo në shtëpi dhe është aq portativ sa për t'u marë në festa dhe ngjarje familjare.

Lidhshmëria Wi-Fi


Ndihma për Wi-Fi ju lejon të printoni shpejt dhe thjeshtë nga telefona të zgjuar, kompjuterë portativë (tablet), PC dhe kamera të pajtueshme pa një kabllo.

Printime të shpejta, me cilësi të laboratorit, të qëndrueshme


Kushdo mund të printojë fotografi me cilësi profesionale me jetëgjatësi të madhe në më pak 1 minutë thjesht duke shtypur një buton. Teknologjia e sublimimit të bojës siguron thellësi dhe shkallëzim të shkëlqyer të ngjyrës për një pamje dhe ndjenjë të ngjashme me printimet e laboratorit tradicional pa kohën e pritjes. Një printim i madhësisë së kartolinës, për shembull, kërkon rreth 47 sekonda. Një veshje speciale mbron secilin printim kundër spërkatjeve, derdhjeve dhe zbehjes dhe zgjat deri në 100 vjet të ruajtur në një album.

LCD me pjerrësi 6,8 cm (2,7")


Dizajn miqësor ndaj përdoruesit përfshin një LCD 6,8 cm (2,7") me një funksion të pjerësisë për përdorimin dhe shikimin e thjeshtë. Udhëzimet në ekran janë të thjeshta për t'u ndjekur dhe përfshijnë ndihmë për 13 gjuhë.

Printoni nga kartat e kujtesës, kamerat ose pajisjet USB


Për printime të shpejta thjesht lidhni kameran tuaj të pajtueshme me PictBridge drejtpërdrejt me kameran. Gjithashtu mund të printoni nga një sferë kartash të kujtesës, përfshirë SDXC, nëpërmjet lexuesit të përfshirë të kartës dhe nga pajisje USB për fleksibilitet më të madh.

Sfera e madhësive të printimit


Printeri ofron shumë mënyra për të ndarë kujtimet tuaja përfshirë printime të madhësisë së kartolinës (148 x 100mm), të katrorit (50 x 50mm) ose kartës së kredisë (86 x 54mm) - të gjitha në një kohë super të shpejtë.

Optimizimi Automatik i Imazhit


Optimizimi Automatiik i Imazhit me zbulimin e Skenës dhe Fytyrës siguron rezultate të shkëlqyera. Ai zbulon dhe korrigjon pasaktësitë e imazhit, duke rregulluar shkëlqimin dhe ngjyrën e skenave dhe të fytyrave, ndërsa pakëson zhurmën e padëshiruar, duke u dhënë printimeve tuaja qartësi dhe pasuri shtesë.

Printimi i Identifikimit Fotografik


Nëse është për përdorimin personal ose profesional, Printimi i Identifikimit Fotografik me Udhëzuesin e Kuadrit të Fytyrës ju lejon të krijoni dhe të printoni fotografi të identifikimit në madhësitë e pranuara gjërësisht ose të caktoni një madhësi të personalizuar. Printoni shumë fotografi të identifikimit në madhësi të njëjta ose të ndryshme në një fletë për të kursyer letër.

Bateri opsionale


Printoni në lëvizje brenda ose jashtë me Paketën e Baterisë Battery Pack NB-CP2L opsionale të ngarkueshme (kërkon Adaptuesin e Ngarkimit CG-CP200). Një ngarkim i vetëm jep mbi 36 printime të madhësisë së kartolinës.

Programi kompjuterik i printimit fotografik të SELPHY-t


Programi kompjuterik i printimit fotografik të SELPHY-t ju lejon të krijoni lehtësisht vetë kalendarin tuaj, të zgjidhni korniza dekoratike ose të shtoni fotografi të artit dhe flluska të fjalëve në printimet tuaja me modalitetin Printimi Krijues.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon SELPHY CP900, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Instant wireless printing

Shtypjen pa tel menjëhershëm

Print from cameras via USB or Wi-Fi

Print nga kamera përmes USB ose Wi-Fi

Fast, lab quality prints

Printime të shpejta, me cilësi të laboratorit

Large, easy-to-view tilt-up LCD

LCD i madh, i thjeshtë për t'u parë me përkulje

Compatible with SD cards

I ndërveprueshëm me kartat SD

Convenient printing from USB stick

Printim i leverdisshëm nga pajisja USB

Advanced size options for ID Photos

Opsione të përparuar të madhësisë për fotografitë e identifikimit

Intelligent correction

Korrigjim intelegjent

Long-lasting Canon quality

Cilësi e Canon që zgjat kohë të gjatë

Print on the go

Printimi në lëvizje

Print only the best part of your image

Printoni vetëm pjesën më të mirë të imazhit tuaj

Postcard size prints

Printime të madhësisë së kartolinës

Square size prints

Ngjitëse me përmasa katrore

Printime me madhësi karte kredie

Credit card size stickers

Ngjitësa me madhësi karte kredie

Creative mini-sticker printing

Printimi i mini-ngjitësave krijuese