Canon Media Storage M80

Media Storage M80

M80 është një pajisje ruajtje portabël 80GB për kërkesat e fotografit EOS Duke përmbajtur një monitor LCD me ekran të gjerë 3.7", siguron cilësi të lartë rishikimi imazhi dhe ruajtje të sigurtë në një trup të qëndrushëm.

Përfitimet

  • 80GB HDD
  • LCD 3.7" me cilësi të lartë
  • Trup i qëndrueshëm lidhje magneziumi
  • Slote kartash CF dhe SD me një buton me kopje rezervë
  • Kontroll automatik i të dhënave gjatë transferimit
  • Funksion paraqitje slajdesh
  • E ndërveprueshme me formatet më të përhapura multimediale
  • Të dhëna të dukshme Exif
  • Kuti mbajtëse dhe mbështetëse

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon Media Storage M80

HDD me kapacitet të lartë 80GB


Me një Hard Disk të madh të brendshëm 80GB, M80 siguron vend ruajtje për mijëra imazhe me cilësi të lartë në një pajisje të thjeshtë për tu përdorur.

LCD 3.7" me cilësi të lartë me kënd të gjerë shikimi


Monitori LCD 3.7" siguron riprodhim të lartë ngjyrash, rezolucion VGA dhe kënd shikimi tepër të gjerë 1600 për të paraqitur në detaj të gjitha fotgrafitë tuaja.

Trup magnesiumi i përzier


M80 është përpunuar me dorë nga një lidhje e fortë magneziumi me peshë të lehtë, duke krijuar një pajisje mjaftueshmërisht të qëndrueshme për tju shoqëruar juve kudo. Një kuti mbajtëse siguron mbrojtje shtesë, ndërsa përfshirja e një mbështetësje ju lejon juve të rrisni potencialin e M80 për shikime multimedia.

Slote kartash CF dhe SD me operim të thjeshtë me kopje rezervë


Ç'farëdo që ju të zgjidhni të fotografoni në SD ose CompactFlash, slotet e integruara janë siguruar për transferim të përshtatshëm të dhënash. Thjeshtë fut një kartë memorie dhe, me prekjen e një butoni, informacioni është transferuar tek HDD e M80 me shpejtësi prej më shumë se 4 MB/s - ndërsa Verifikimi i të Dhënave kontrollojnë që imazhet tuaja janë shumëfishuar pa korrupsion.

Mbrojtje me fjalëkalim e imazheve për siguri


Mbaj imazhet tuaja private. Mbrojtja me fjalëkalim garanton që vetëm audienca që ju mendoni të shohë fotografitë tuaja.

Funksion paraqitje slajdesh me muzikë në sfond


Rishiko me lehtësi numra ose skedarë të mëdhenj me funksionin e integruar të shikimit të slajdeve të M80. Opsioni i shtimit të muzikës në sfond ju lejon juve të krijoni prezantime të fuqishme të imazheve tuaja , kudo.

Mbështetje për shum formate


Shumë më shum se një shikues fotografishë, M80 ofron mbështetje për pothuajse çdo format skedari audio-vizual të përhapur, duke përfshirë JPEG, TIFF, MPEG 1, 2 dhe 4, MP3 dhe WAV. M80 gjithashtu ju lejon juve të ruani imazhe në formatin vetjak D-SLR RAW të Canon-it, duke e bërë atë një zgjidhje ideale për fotografues që kanë nevojë të ruajnë dhe të rishikojnë imazhet në vend.

Të dhëna të dukshme të detajuara EXIF


Mer detaje të hollësishme EXIF - duke përfshirë datën dhe kohën, dhe cilësimet e kamerës - për çdo fotografim me prekjen e një butoni.

Dalje Audio/Video dhe lidhje PictBridge


Priza dalje Audio/Video e bëjnë punën tuaj të thjeshtë; një lidhje e lehtë dhe ju jeni gati të jepni imazhet dhe tingujt tuaj në një audiencë më të gjerë. Ose ju mund të zgjidhni të printoni direkt tek një printer i ndërveprueshëm PictBridge nëpërmjet një lidhje të vetme kabllore. Pa kopjuter, pa ankth - thjeshtë kopjim në çast i imazheve tuaja, kurdoherë që ju nevojiten.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon Media Storage M80, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.