WFT-E8

Zbuloni një botë plot lidhje për kamerën TREX me transmetuesin pa tela WFT-E8. Me transmetimin e shpejtë në LAN pa tela falë përputhshmërisë me IEEE 802.11ac, opsionet e përmirësuara të transmetimit në FTP dhe regjistrimit në largësi, transmetuesi WFT-E8 siguron një seri funksionesh shtesë për të shfrytëzuar plotësisht aftësitë e kamerës TREX.

Përfitimet

  • Transferimi më i shpejtë i të dhënave - mbështet standardin IEEE 802.11ac
  • Protokolli i transferimit të sigurt të skedarëve nëpërmjet FTP/FTPS
  • Regjistrimi me serverin WFT për regjistrim në largësi të fotografive dhe videove
  • Regjistrimi në largësi në një smartfon/tablet me aplikacionin Camera Connect të Canon
  • Lidhni deri në 10 kamera për të regjistruar në largësi në një rreze deri në 100 m

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon WFT-E8

Transferimi i imazheve pa tela


Falë përdorimit të standardit IEEE 802.11ac të miratuar së fundi (brezi 5 Ghz), transmetuesi WFT-E8 ju lejon të transferoni të dhënat deri në 150 m largësi me shpejtësi të larta. IEEE 802.11ac mbështet një komunikim më të shpejtë (rreth 2,5x në përdorimin praktik) se standardi IEEE 802.11n i pranishëm në WFT-E6, me një shpejtësi teorike afro 1300 Mbps në krahasim me 450 Mbps të standardit IEEE 802.11n.

Regjistrimi në largësi me një kompjuter


Fotografët mund të lidhen në mënyrë të sigurt me një server FTP në largësi duke përdorur protokollin FTPS (Protokolli i transferimit të skedarëve nëpërmjet SSL/TLS) dhe të regjistrojnë e t'i dërgojnë imazhet në kohë reale, duke ju lejuar kështu që të minimizoni kohën e duhur për mbledhjen, klasifikimin dhe ngarkimin e imazheve në një server.

Serveri WFT


Mund të regjistroni, t'i rishikoni dhe t'i rilexoni imazhet ose videot falë opsionit të serverit WFT brenda transmetuesit WFT-E8. Serveri WFT është një përditësim i modalitetit të mëparshëm HTTP dhe ju lejon një kontroll të plotë mbi parametrat e kamerës TREX - duke përfshirë fokusin, Pamjen e drejtpërdrejtë, rileximin e videove dhe rishikimin e imazheve RAW - kështu që mund të shikoni atë që shikon kamera juaj dhe t'i rregulloni parametrat në një kompjuter, një smartfon ose një tablet në largësi.

Aplikacioni Camera Connect i Canon


Aplikacioni Camera Connect i Canon ju lejon të lidheni me një smartfon ose një tablet për regjistrimin në largësi, rishikimin, vlerësimin, transferimin dhe ndarjen e imazheve kur kamera duhet të vendoset në një vend larg jush, p.sh. prapa portës në një ndeshje futbolli ose mbi koshin e basketbollit. Camera Connect mund të regjistrojë dhe të transferojë po ashtu skedarë videosh MP4 në Full HD.

Regjistrimi në lidhje


Nga një kamerë kryesore mund të lidhni deri në 10 kamera vartëse me transmetuesit WFT-E8 ose WFT-E7 për një regjistrim të sinkronizuar deri në 100 metra larg. Me anë të funksionit të sinkronizimit të kohës së kamerës, eliminohen diferencat individuale mes orës së kamerave, kështu që mund të përcaktoni një sekuencë të saktë të regjistrimit.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon WFT-E8, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.