Udhëtoni lehtë me PowerShot SX700 HS ultra kompakt, i cili është i pajisur me zmadhim të madh 30x për afrim të jashtëzakonshëm të distancave të gjata plus Sistem HS, filma Full HD 60fps dhe Wi-Fi me NFC për ndarje të shpejtë dhe të lehtë.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon PowerShot SX700 HS
Kapni imazhe jashtëzakonisht të largëta em një zmadhim të madh 30x në një trup ultra kompakt dhe që mund të futet në xhep i cili është i lehtë të mbahet me vete kudo që shkoni. Ose afrohunij deri në 60x më afër pa humbje të cilësisë duke përdorur ZoomPlus. Futni më shumë në kuadër për poza të shkëlqyera grupi dhe peizazhe mahnitëse me këndin ultra të gjërë 25 mm.
Kapni udhëtimet tuaja në cilësi mahnitëse kudo dhe në çdo kohë të ditës falë Sistemit HS, i cili shkëlqen në dritë të ulët duke ju lejuar të kapni atmosferën e vërtetë të momentit pa blic ose tripod. Përpunim i avancuar DIGIC 6 dhe sensori CMOS 16.1 Megapiksel me ndjeshmëri të lartë ofrojnë cilësi të jashtëzakonshme, imazhe të detajuara që janë perfekte për printime në format të madh (A3+) ose prerje kreative.
Stabilizuesi optik i imazhit është jetësor për kapjen e imazheve të qarta në dritë të ulët ose zmadhim të plotë. Duke përdorur teknologjinë Inteligjente IS të Canon, kamera zgjedh automatikisht metodën e Stabilizuesit optik të imazhit nga 8 opsionet për të siguruar foto dhe filma të qarta me detaje. IS Dinamike e zgjeruar kompenson për dridhjet e kamerës dhe lëvizjet e përdoruesit në 5 akse, duke siguruar regjistrim filmash super të qëndrueshëm të cilët janë të këndshëm për t'u parë në ekrane të mëdhenj.
Wi-Fi me suportin NFC ju lejojnë të lidheni me lehtësi në pajisje të pajtueshme smart dhe të ndani aventuarat tuaja online. Përdoreni Butonin Mobile Device Connect dhe NFC për t'u lidhur menjëherë me smaftfonin tuaj ose për të ruajtur fotot në Flickr ®, Google Drive ®, image.canon dhe në PC. Ndajeni kënaqësinë direkt nga kamera juaj në Facebook ®, Twitter ® dhe YouTube™ dhe përdorni GPS në smartfonin tuaj për të shtuar vendndodhjet e pozave. Mund ta kontrolloni gjithashtu kamerën në distancë nga smartfoni juaj - ideale për të përfshirë veten në poza ose për botën e egër.
Përdorni butonin e filmit për të regjistruar menjëherë filma Full HD (1080p) të ëmbël dhe jashtëzakonisht realistë me 60fps në stereo me zmadhim optik. Veçoritë e filmit të avancuar si Ngritja e Fokusit Manual dhe mbështetja për MP4 sigurojnë që të kapni, modifikoni dhe ndani filmat me cilësinë më të lartë.
Një ekran LCD i madh, i fortë, me rezolucion të lartë (922k pika) ofron shikueshmëri të shkëlqyer, riprodhim ngjyrash sRGB dhe navigim i lehtë në menu në mënyrë që të kuadroni, shikoni dhe ndani pozat me lehtësi.
Shtojini prekjes tuaj personale kontrolle kreative mbi shpejtësinë e shkrehësit dhe aperturës duke përdorur metodat Manuale (TV, AV dhe M). Ose eksperimentoni me metodën e Shkrepjes Kreative, e cila kap në mënyrë inteligjente imazhe unike me efekte të ndryshme artistike. Zgjidhni nga Monokrom, Retro, filtra Specialë dhe Natyralë, ose zgjidhni Auto për të kapur automatikisht të njëjtin subjekt në mënyra të papritura.
Regjistroni pa mundim fotografi dhe filma të shkëlqyer me Smart Auto, që zgjedh cilësimet optimale nga 58 të ndryshëm (21 në filma). Hybrid Auto kap një film 4 sekonda para çdo shkrepjeje dhe i kombinon të gjitha klipet në një film HD (720p) duke siguruar një përmbledhje argëtuese të të gjitha shkrepjeve të ditës.
Kapni aksionin mahnitës me shkrepje me cilësi të lartë, Film me Lëvizje Super të Ngadaltë dhe AF të shpejtë.
*Ndihma për Wi-Fi ndryshon sipas pajisjes dhe rajonit. Për më shumë informacion vizitoni www.canon-europe.com/wirelesscompacts
Facebook është një markë tregtare e regjistruar e Facebook Inc.
YouTube™ dhe Google Drive janë marka tregtare të regjistruara të Google Inc.
Twitter është një markë tregtare e regjistruar e Twitter Inc.
Marka FLICKR është një markë tregtare e regjistruar e Yahoo! Inc.
Zbuloni më shumë për Canon PowerShot SX700 HS, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë
CMOS 16.1 megapiksel
Superzmadhim 30x me kënd ultra të gjerë
Zmadhim super 60 me cilësi të mëdha
Përpunim i fuqishëm DIGIC
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Ndaj dhe ruaj imazhe me valë
NFC thjeshton ndarjen në smartfonë
Filma më të ëmbël 1080p
Shtëna si duke përdorur GPS smartphone
Gjeni subjektin tuaj me lehtësi në zmadhimin e plotë
Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit
Modaliteti automatik me zbulimin e 58 skenave
6 imazhe unike nga një pozë
Kontrolli i aperturës dhe shpejtësisë së shkrehësit
Rregjistrimi me shpejtësi të lartë me rezolucion të plotë
Filma pa probleme me lëvizje të ngadaltë
Fortësi dhe shikueshmëri e përmirësuar
Shihni foto dhe video në TV
Kursimi i energjisë për më shumë poza