Kapni me detaje të qarta të gjitha momentet që kanë rëndësi - me një zmadhim të fuqishëm 18x në një dizajn të hollë e që mbahet në xhep. Ndani pa ndërprerje fotografitë dhe videot tuaja me cilësi të lartë duke përdorur Wi-Fi me NFC.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon PowerShot SX610 HS
Afrohuni tek aksioni dhe regjistroni edhe subjekte në largësi me detaje mbresëlënëse me këtë kamerë të hollë dhe elegante me zmadhim optik 18x. Ajo është e përsosur edhe për fotografimin e grupeve të mëdha dhe peizazheve mahnitëse falë këndit të saj ultra të gjerë 25 mm. Si dhe është kaq e vogël sa është e lehtë ta mbani me vete kudo ku jeni, në shtëpi ose me pushime.
Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamera siguron fotografi dhe video të qarta dhe me detaje edhe kur regjistroni në zmadhim të plotë ose me kamerën në duar në ndriçim të ulët.
Provoni lirinë e Wi-Fi Ngarkoni imazhet dhe filmat në rrjetet sociale drejtpërdrejt nga kamera dhe transferojini ato me lehtësi te smartfoni ose tableta juaj me NFC dinamike. Përdorni aplikacionin Canon Camera Connect për të kontrolluar në distancë kamerën nga smartfoni juaj dhe provoni ruajtjen e lehtë të një kopje rezervë në kompjuter, në renë kompjuterike dhe në smartfonin tuaj me Image Sync. Kombinojeni me një "Canon Connect Station" dhe mund t'i shikoni fotot e filmimet me familjen e shoqërinë në televizorë HD, si dhe t'i ndani me lehtësi me botën në rrjetet sociale dhe në albumet në internet.
Lëreni kamerën të gjejë dhe të ndjekë fytyrat në shkrepjet tuaja. Thjesht shtypni buton një Zmadhimi automatik do ta rregullojë automatikisht zmadhimin për inkuadrimin optimal të një ose disa personave në skenën përkatëse.
Provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhet e detajuara. Krijoni printime mahnitëse me madhësi posteri me detaje mbresëlënëse falë 20,2 megapikselëve.
Ditën ose natën imazhet tuaja do të jenë tamam ashtu siç i mbani mend Sistemi HS i Canon siguron rezultate më të qarta, edhe në dritë të dobët, kështu që është e lehtë të kapni atmosferën e vërtetë të momenteve të çmuara pa përdorur blicin ose trekëmbëshin.
Bërja e filmave është e lehtë. Me një prekje të butonit, mund të regjistroni filma të mrekullueshëm në Full HD me 30 kns në formatin e njohur MP4, të cilët mund të shikohen në shumë pajisje të ndryshme. Falë Stabilizuesit inteligjent të imazheve mund të regjistroni në lëvizje dhe të keni përsëri rezultate të qarta, të mrekullueshme.
Shkrepni pa mundim foto ose filma fantastik me Smart Auto. Argëtohnji me përmbledhjen e filmave HD (720p) të gjithë pozave të ditës me Hybrid Auto.
Mahnitni familjen dhe miqtë me aftësitë tuaja kreative. Creative Shot kap në mënyrë inteligjente gjashtë imazhe të të njëjtit subjekt me efekte të ndryshme artistike. Ose eksploroni një larmi filtrash krijues - si efekti i syrit të peshkut dhe efekti i modelit të shkallës në miniaturë.
Zbuloni më shumë për Canon PowerShot SX610 HS, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Superzmadhim 18x me kënd ultra të gjerë
Zmadhim deri në 36x me cilësi të shkëlqyer
Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë
CMOS 20.2 megapiksel
Përpunim i fuqishëm DIGIC
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Ndaj dhe ruaj imazhe me valë
NFC thjeshton ndarjen në smartfonë
Filma 1080p
Shtëna si duke përdorur GPS smartphone
Kontrollojeni kamerën me një smartfon
Zmadhimi automatik varet nga numri i subjekteve
Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit
Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave
6 imazhe unike nga një pozë
Rregjistrimi me shpejtësi të lartë
Kënd i gjërë i shikimit, kontrast i lartë
Shihni foto dhe video në TV
Transferoni te Canon Connect Station me një trokitje të vetme