Një kamerë praktike, shumë portative me zmadhim 42x e cila kaç çdo moment me detaje mahnitëse. Provoni lehtësinë më të fundit ose përmirësoni aftësitë tuaja fotografike dhe shprehuni me kontrollin kreativ.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon PowerShot SX520 HS
Kapni çdo gjë nga distancat e largëta me detaje mahnitëse deri në fotot e shkëlqyera në grup dhe peizazhet mahnitëse me këtë kamerë kompakte 'bridge'. Është e pajisur me zmadhim të madh optik 42x në një trup të vogël, të lehtë që mund të merret me lehtësi kudo me vete.
Është e thjeshtë të mbani nën vëzhgim subjektet e largëta me zmadhimin e madh. Thjeshtë shtypni një buton dhe Zoom Framing Assist largon përsëri kamerën nga skena në mënyrë që të gjeni përsëri subjektin dhe zmadhon përsëri në momentin që lëshohet. Metoda e përmirësuar Auto largon kur subjekti del nga kuadroja dhe ju ndihmon të gjeni subjektit me një përmasë të caktuar.
E ndërtuar duke patur parasysh rehatinë tuaj, mund të provoni shkrepje edhe më të qëndrueshme në zmadhim të plotë dhe të shkrepni rehat për periudha më të gjata falë kapjesë të mirë ergonomike.
Ditën ose natën imazhet tuaja do të jenë tamam ashtu siç i mbani mend Sistemi HS i Canon shkëlqen në dritë të dobët në mënyrë që të jetë e lehtë të kapni atmosferën reale të momenteve të çmuara pa përdorur flesh ose tripod. 16.0 Megapiksel do të thotë që mudn të provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhe me detaje dhe printime me përmasë posteri.
Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamerë përshtatet automatiksiht dhe siguron fotografi të mprehta, të detajuara dhe vide të njëtrajtshme kur shkrepni në zmadhim të plotë apo me kamerën në dorë në ndriçimin të ulët.
Shkrepja e fotove ose filmave fantastikë është e thjeshtë me Smart Auto, e cila zgjedh parametrat perfekte të kamerës - në çfarëdo skene. Hybrid Auto krijon një përmbledhje argëtuese filmi HD (720p) të të gjitha shkrepjeve të ditës.
Jeta fluturon. Mos i humbisni momentet e çmuara dhe kapni aksionet mahnitëse me këtë kamerë shumë të shpejtë e cila është e pajisur me shkrepje të vazhdueshme në shpejtësi të lartë.
Mahnitni familjen dhe miqtë me aftësitë tuaja kreative. Creative Shot kap në mënyrë inteligjente gjashtë imazhe të të njëjtit subjekt me efekte të ndryshme artistike. Ose eksploroni një sërë metodash kreative - nga shtimi i efektit të syrit të peshkut deri në bërjen e skenave në foto ose filma të duken si modele në shkallë miniaturë.
Eksploroni mundësitë kreative të kontrollit Full Manual. Eksperimentoni me ndriçimin që hyn në kamera për të shtuar aftësitë tuaja fotografike dhe çojeni kreativitetin tuaj në nivelin tjetër.
Bërja e filmave është e lehtë. Me një prekje të butonit mund të shkrepni filma mahnitës Full HD në 30fps me zë stereo. Shkrepni kur jeni në lëvizje dhe përsëri mund të provoni rezultate mahnitëse, të qarta.
Zbuloni më shumë për Canon PowerShot SX520 HS, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Ultrazmadhim 42x me kend ultra të gjerë
Zmadhim deri në 84x me cilësin të shkëlqyer
Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë
CMOS 16.0 megapiksel
Përpunim i fuqishëm DIGIC
Gjeni subjektin tuaj me lehtësi në zmadhimin e plotë
6 imazhe unike nga një pozë
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Filma 1080p
LCD 7,5 cm (3,0")
Kontroll shtesë
Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit
Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave
10 poza në sekondë në metodën e shpërthimit
Kontrolli i aperturës dhe shpejtësisë së shkrehësit
Rregjistroni menjëherë filma
Kursimi i energjisë për më shumë poza