Canon PowerShot SX410 IS

PowerShot SX410 IS

E thjeshtë, argëtuese dhe krijuese, kjo minikamerë familjare "bridge" përfshin një zmadhim të madh 40x në një trup të vogël portativ - kështu që është e lehtë të kapësh detajet e çdo momenti special në fotografi dhe filma mahnitës në HD.

Përfitimet

  • Një kamerë e vogël, e gjithanshme me zmadhim 40x për çdo rast
  • Kapni detaje mahnitëse me 20,0 MP
  • Detaje të mprehta dhe filma të qëndrueshëm me Intelligent IS
  • Poza më të qëndrueshme dhe shkrepje e rehatshme nga ndërtimi
  • Shkrepjet fantastike janë të lehta për këdo me opsionin Inteligjent automatik

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon PowerShot SX410 IS

Kapni çdo detaj në çdo drejtim


Eksploroni dhe kapni me lehtësi detajet e plota të subjekteve në largësi. Një zmadhim i madh optik 40x përshtatet me kujdes në një trup të vogël të stilit "bridge" që është i lehtë për t'u mbajtur, në çdo rast. Nxirrni fotografi të shkëlqyera të grupeve dhe panorama mahnitëse me këndin ultra të gjerë 24 mm.

Detaje të jashtëzakonshme për kujtimet tuaja më të mira


Provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhet e detajuara. Vendosini në kuadër ose pritini fotografitë tuaj me elasticitet për të krijuar printime mahnitëse me madhësi posteri falë 20,0 megapikselëve.

Rezultate të bukura dhe të qarta në çdo rast


Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamerë përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi dhe video të qarta, të detajuara - edhe me zmadhim të plotë ose me kamerën në duar në ndriçim të ulët.

Filma HD në majë të gishtave tuaj


Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me një prekje të një butoni mund të regjistroni me lehtësi filma fantastikë pa dridhje në HD (720p) - edhe kur regjistroni në lëvizje.

Shkrepje e rehatshme, palëvizur


E ndërtuar duke patur parasysh rehatinë tuaj, mund të provoni shkrepje edhe më të qëndrueshme në zmadhim të plotë dhe të shkrepni rehat për periudha më të gjata falë kapjesë të mirë ergonomike.

Imazhe mahnitëse me lehtësi


Nxjerrja e fotografive ose filmave të shkëlqyer është e thjeshtë me opsionin Inteligjent automatik, i cili zgjedh parametrat e përsosur të kamerës - në çdo skenë. Gjithshka që duhet të bëni është të drejtoni dhe rregjistroni.

Luani me kreativitetin tuaj


Eksperimentoni dhe argëtohuni me një sferë të Filtrave Krijues. Mund të rikrijoni shrembërimin e lentes sy-peshku, të bëni skena në fotografi ose filma të duken si modele të shkallës miniaturë dhe shumë më tepër.

Modaliteti Eko


E shkëlqyer për udhëtimet ditore. Eco Mode ul konksumin e baterisë kështu që mund të kapni pë shumë poza nga një karikim i vetëm i baterisë të karikueshme Lithium-ion.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon PowerShot SX410 IS, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

40x 24mm wide compact

Zmadhimi ultra 40x me kënd ultra të gjerë

ZoomPlus 80x

Zmadhimi deri në 80x me një cilësi të shkëlqyer

20.0MP_CCD

20 Megapiksel

Digic4 Plus

Përpunim i fuqishëm DIGIC

Steady shots in every situation

Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

Auto mode with 32-scene detection

Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

720p movies

Filma 720p

7.5 cm (3.0") LCD

LCD 7,5 cm (3,0")

Optimises people shots

Optimizon pozat e njerëzve

Various effects for more creativity

Efekte të ndryshme për më shumë krijueshmëri

Instantly capture movies

Rregjistroni menjëherë filma

Eco Mode

Kursimi i energjisë për më shumë poza

Compatible with Canon Connect Station

Në përputhje me Canon Connect Station

  • Kamera dixhitale PowerShot SX410 IS
  • Rripi i kyçit WS-DC12
  • Paketë baterie NB-11LH
  • Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE
  • Kabllo AC
  • Kapak për lentën 
  • Takëmi i manualit të përdoruesit
Connect_Station_CS100-FSL-ImgRecON-PwrON.png

Connect Station

Ruani, shijoni dhe ndani fotografitë dhe filmat tuaj nga një vend i vetëm