Canon PowerShot N100

PowerShot N100

Me një Kamera Tregimi inovative me fytyrë nga pas, cilësi të shkëlqyer imazhi dhe lidhshmëri e zgjeruar, Canon PowerShot N100 ju lejon të bëheni kreativ dhe t'i ktheni imazhet tuaja në tregime.

Përfitimet

  • Kthejini imazhet tuaja në tregime; kapni subjektin dhe veten tuaj me Kamerën Lodër & Kapjen Dyshe
  • Shkrepni me besim kudo me një lentë të shndritshme, ultra të gjerë, zmadhim 5x
  • Merrni rezultate mahnitëse në çdo dritë me sensorin me performancë të lartë, Sistemin HS & IS Inteligjent
  • Theksimet e Tregimit zgjedh në mënyrë inteligjente kujtimet tuaja më të mira për të krijuar album filmi
  • Lidhuni me lehtësi me smartfonë dhe ndani në rrjete sociale me Wi-Fi dhe NFC
  • Shikim i lehtë me një ekran të madh me prekje, me rezolucion të lartë, të anosshëm
  • Hibrid Automatik me Kapje Dyshe prezanton shprehitë tuaja për përmbledhjen filmit të ditës tuaj
  • Kapni 6 imazhe unike automatikisht me Shkrepjen Kreative dhe eksploroni mundësitë me FIiltrat Kreativë dhe Defokusimin e Sfondit

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon PowerShot N100

Kthejini imazhet tuaja në tregime


Kamera e Tregimit sipër monitorit LCD tregon anën tuaj të tregimit duke kapur shprehitë dhe reagimet tuaja, dhe pastaj Kapja Dyshe i shton ato në secilën fotografi ose video.

Zbuloni kujtimet tuaja


Theksimi i Tregimit zgjedh automatikisht fotografitë dhe filmat e marra të njerëzve, ngjarjeve ose datave të caktuara dhe i kombinon ato në mënyrë inteligjente në një album film. Secili album është një film dy ose pesë minuta të cilin mund ta shijoni në kamera ose ta ndani me Wi-Fi.

Elasticitet fantastik


Lentja e shndritshme f/1.8 Canon ju lejon të shkrepni në dritë shumë të ulët dhe në shpejtësi shkrehësi të larta. Bëni shkrepje fantastike grupi me lenten me kënd ultra të gjerë 24mm dhe kapni çdo detaj me zmadhimin optik 5x dje ZoomPlus 10x.

Imazhe mahnitëse, në çfarëdo kushtesh


Sistemi HS shkëlqen nën dritë të ulët, duke kapur atmosferën reale pa flesh ose tripod. Përpunimi i avancuar DIGIC 6 dhe performanca e madhe e sensorit CMOS japin cilësi të jashtëzakonshme imazhi në të gjitha situatat.

Thojini lamtumirë turbullirës


IS Inteligjent zbulon në mënyrë automatike nëse subjekti juaj po lëviz dhe përshtat vazhdimisht stabilizuesin e skenës, duke ju dhënë shkrepje të qarta dhe të hollësishme, edhe në zmadhim të plotë ose dritë të ulët.

Lidhuni dhe ndani me botën tuaj


Wi-Fi ju lejon të lidheni me lehtësi me rrjetet wireless në shtëpinë tuaj, printerët e pajtueshëm ose pajisjet smart për printim dhe ndarje të lehtë në rrjetet sociale. Mobile Device Connect Button dhe NFC e bëjnë çiftimin me smartfonin edhe më të thjeshtë për ndarje të lehtë ose shkrepje me kontroll nga larg.

Krijoni filma mahnitës


Regjistroni filma Full HD në 30 kns me tingull stereo dhe zmadhim optik për t'ju afruar më shumë ndërsa shkrepni. Formati i filmit MP4 siguron pajtueshmëri me një sërë pajisjesh smart, duke ju lejuar të ndani me besim.

Mbuloni të gjitha këndet


Ekrani me prekje LCD me rezolucion të lartë ofron shikueshmëri mahnitëse dhe anosje deri në 90 gradë për t'ju dhënë më shumë elasticitet kur shkrepni mbi turma ose në nivelin e belit. Ekrani i madh me prekje ju lejon gjithashtu të kontrolloni parametrat dhe të bëni fotografi me një prekje të monitorit.

Modalitete krijuese


Shpreheni krijimtarinë tuaj me një sërë Filtrash Kreativë dhe Defokusim Sfondi, ose thjesht përdorni Shkrepjen Kreative për të gjeneruar automatikisht 5 imazhe unike nga një shkrepje origjinale vetëm me prekje të një butoni.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon PowerShot N100, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

25mm Wide Story Camera

Kamera Tregimi me fytyrë nga pas

Dual Capture

Kapini të dyja anët e tregimit

Story Highlights

Modifikon një album videoje në mënyrë inteligjente me një prekje

Great low-light shots

Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

Powerful DIGIC processing

Përpunim i fuqishëm DIGIC

5x optical zoom, ultra wide-angle

Zmadhimi optik 5 herë me kënd ultra të gjërë

Tilt to shoot up high or down low

Përkuleni për të regjistruar lart ose poshtë

Share and backup images wirelessly

Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

NFC simplifies smartphone sharing

NFC thjeshton ndarjen në smartfonë

12.1 Megapixel CMOS

CMOS 12.1 megapiksel

Steady shots in every situation

Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

Zoom to 10x without losing quality

Zmadhoni 10 herë pa pakësuar cilësinë

Wide aperture

Aperturë e gjërë

Hybrid Auto

Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit

Creative Shot

6 imazhe unike nga një pozë

Create SLR style background blur

Krijo sfond SLR stil

1080p movies

Filma 1080p

Eco Mode

Kursimi i energjisë për më shumë poza

  • PowerShot N100

  • Rripi i kyçit WS-DC12

  • Paketë baterie NB-12L

  • Karikues Baterie CB-2LGE

  • Kabllo AC

  • Takëmi i manualit të përdoruesit