E vogël dhe mjaft elegante për ta marrë me vete kudo ku shkoni, kjo kamerë e gjithanshme IXUS me 20 megapikselë me Wi-Fi, me zmadhimin optik 10x dhe Stabilizuesin inteligjent të imazhit ju lejon që të regjistroni në çast për rezultate të mahnitshme në çdo rast.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon IXUS 180
Kjo kamerë IXUS jashtëzakonisht e hollë dhe elegante është e lehtë për t'u mbajtur kudo ku shkoni dhe ka një lente elastike 24 mm ultra të gjerë me zmadhim optik 10x dhe me ZoomPlus 20x; kështu që mund të regjistroni me lehtësi çdo moment, afër ose larg, me fotografi dhe video me cilësi të mrekullueshme. Zmadhimi automatik ju ndihmon të zgjidhni inkuadrimin më të mirë me prekjen e një butoni.
Krijimi i videove të shkëlqyera është i lehtë dhe argëtues. Me prekjen të një butoni mund të regjistroni me lehtësi video të shkëlqyera në HD (720p) në formatin MP4. Provoni larminë krijuese në regjistrimin e videove duke përdorur zmadhimin optik e duke marrë përsëri rezultate të qarta dhe të qëndrueshme falë Stabilizuesit dinamik të imazhit.
Lidheni pajisjen tuaj inteligjente përkatëse me vetëm një trokitje me anë të lidhjes Wi-Fi me NFC-në dinamike dhe shijoni ndarjen dhe transferimin e lehtë nëpërmjet aplikacionit Canon Camera Connect. Regjistroni fotografi grupi ose selfi të shkëlqyera me Regjistrimin në largësi pa tela nga pajisja juaj celulare. Përdorni butonin e lidhjes Wi-Fi për një shkurtore të shpejtë dhe të lehtë për funksionet e Wi-Fi.
Shijoni imazhe të detajuara me cilësi të jashtëzakonshme, ideale për të krijuar printime mahnitëse me madhësi posteri falë 20,0 megapikselëve dhe përpunimit të DIGIC 4+. Një Stabilizues optik inteligjent i imazhit siguron fotografi të qarta dhe video të qëndrueshme në çdo situatë, ndërkohë që ekrani LCD 6,8 cm (2,7”) ju lejon të shikoni dhe të ndani me lehtësi.
Thjesht drejtojeni dhe shkrepeni për të regjistruar fotografi dhe video fantastike me një prekje të butonit automatik, i cili e lejon funksionin Automatik inteligjent të ketë kontrollin dhe të zgjedhë parametrat e përsosur të kamerës për ju. Luani me krijimtarinë tuaj në fotografi ose video duke përdorur një larmi filtrash krijues si Efekti i syrit të peshkut, Miniatura dhe Kamera lodër.
Zbuloni më shumë për Canon IXUS 180, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Zmadhimi optik 10 herë me kënd ultra të gjërë
Zmadhim 20 herë cilësi të shkëlqyer
20 Megapiksel
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Filma 720p
Efekte të ndryshme për më shumë krijueshmëri
Akses i thjeshtë me funksionet e Wi-Fi
Ndaj dhe ruaj imazhe me valë
NFC thjeshton ndarjen në smartfonë
Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave
Drejtojeni dhe regjsitroni me prekjen e një butoni
Zmadhimi automatik varet nga numri i subjekteve
Përpunim i fuqishëm DIGIC
LCD 6,8cm (2,7")
Kontrollojeni kamerën me një smartfon
Rregjistroni menjëherë filma
Kursimi i energjisë për më shumë poza
Transferoni te Canon Connect Station me një trokitje të vetme
Ruani, shijoni dhe ndani fotografitë dhe filmat tuaj nga një vend i vetëm