Kompakt Dixhital

Canon IXUS 175

E vogël dhe elegante me thjeshtësi 'point and shoot', kjo IXUS e vë cilësinë dhe gjithanshmërinë në xhepin tuaj.

Përfitimet

  • Një kamerë IXUS e lehtë, elegante që mund ta mbani me vete gjatë gjithë kohës

  • Video të mrekullueshme në HD me prekjen e një butoni

  • Shijoni rezultatet mbresëlënëse për të gjitha momentet tuaja më të mira

  • Nxirrni fotografi të bukura me lehtësinë e regjistrimit në çast

  • Argëtohuni dhe eksperimentoni me krijimtarinë tuaj

Veçoritë e detajuara

  • Stili në xhepin tuaj

    Kjo kamerë IXUS jashtëzakonisht e hollë dhe elegante mbahet me lehtësi në çantë ose në xhep dhe ka një lente elastike 28 mm të gjerë me zmadhim optik 8x dhe me ZoomPlus 16x; kështu që kudo ku shkoni mund të regjistroni me lehtësi çdo moment, afër ose larg, me fotografi dhe video me cilësi të mrekullueshme. Vazhdoni të regjistroni edhe më shumë me Modalitetin ekonomik, i cili ul konsumin e baterisë.

  • Video në HD në çast

    Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me prekjen të një butoni mund të regjistroni me lehtësi video të shkëlqyera në HD (720p) në formatin MP4. Provoni larminë krijuese në regjistrimin e filmave duke përdorur zmadhimin optik e duke marrë përsëri rezultate të qarta dhe të shkëlqyera.

  • Rezultate të mrekullueshme

    Shijoni imazhe të detajuara me cilësi të jashtëzakonshme falë 20,0 megapikselëve dhe përpunimit të DIGIC 4+. Teknologjia e Zbulimit të fytyrës e bën më të lehtë regjistrimin e fotografive të shkëlqyera të shokëve tuaj, ndërkohë që Zmadhimi automatik ju ndihmon të zgjidhni me zgjuarsi inkuadrimin më të mirë me prekjen e një butoni.

  • Thjeshtësia e regjistrimit në çast

    Thjesht drejtojeni dhe shkrepeni për të regjistruar fotografi dhe video fantastike me një prekje të butonit automatik, i cili e lejon funksionin Automatik inteligjent të ketë kontrollin dhe të zgjedhë parametrat e përsosur të kamerës për ju. Shijoni shikimin dhe ndarjen me lehtësi me shokët tuaja me anë të ekranit LCD 6,8 cm (2,7”).

  • Lojë kreative

    Luani me krijimtarinë tuaj me një gamë të Filtrave krijues. Rikrijoni shformimin e lentes së syrit të peshkut, bëni që skenat në fotografi ose video të duken si modele në miniaturë dhe shumë të tjera. Regjistroni detaje mbresëlënëse te subjektet e përditshme me anë të makros 1 cm për t'u afruar menjëherë.

Specifikimet

  • 20 Megapiksel

  • Zmadhim optik 8 herë me kënd të gjërë

  • Zmadhim 16 herë cilësi të shkëlqyer

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Drejtojeni dhe regjsitroni me prekjen e një butoni

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

  • Filma 720p

  • Zmadhimi automatik varet nga numri i subjekteve

  • Optimizon pozat e njerëzve

  • Rregjistroni menjëherë filma

  • Kursimi i energjisë për më shumë poza

  • Në përputhje me Canon Connect Station

Çfarë ka në kuti

  • Kamera dixhitale IXUS 175

  • Rripi i kyçit WS-800

  • Paketa e baterisë NB-11L

  • Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE

  • Kabllo AC

  • Takëmi i manualit të përdoruesit