Canon IXUS 170

IXUS 170

E vogël dhe mjaft elegante për ta marrë kudo me vete, kamera elastike IXUS 170 me 20 megapikselë me zmadhim optik 12x siguron rezultate të shkëlqyera në çdo rast. Thjesht drejtojeni dhe shkrepeni për të nxjerrë imazhe të qarta dhe të detajuara në çdo drejtim.

Përfitimet

  • Kamera IXUS elegante, e lehtë në përdorim e që mbahet në xhep
  • Afrohuni te të gjitha momentet tuaja më të mira, në çdo drejtim, me zmadhimin 12x
  • Kapni detaje mahnitëse me 20 MP
  • Shkrepje të bukura me lehtësinë e "drejtimit e shkrepjes" me Automatik i zgjuar
  • Detaje të qarta dhe filma pa dridhje me Stabilizimin inteligjent të imazheve

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon IXUS 170

Përsosmëria e fotografisë me madhësinë e xhepit


Me një dizajn të hollë dhe pjesë të jashtme përpara metalike dhe elegante që sjell një stil tërheqës në çdo rast, kamera inteligjente IXUS 170 përshtatet me lehtësi në xhep dhe e bën të lehtë që kushdo të mund ta kapë momentin në fotografi dhe filma me cilësi të shkëlqyer.

Afrohuni më shumë, shkrepni më gjerë


Nxirrni me lehtësi peizazhe të gjera dhe fotografi të shkëlqyera grupi me lenten 25 mm me kënd ultra të gjerë që ju lejon të inkuadroni më shumë. Afrohuni më shumë te subjektet në largësi duke përdorur zmadhimin optik 12x ose afrohuni edhe më shumë pa asnjë humbje të cilësisë me ZoomPlus 16x.

Detaje të jashtëzakonshme për kujtimet tuaja më të mira


Provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhet e detajuara. Vendosini në kuadër dhe pritini fotografitë tuaj me elasticitet ose krijoni printime mahnitëse me madhësi posteri falë 20,0 megapikselëve.

Rezultate të bukura dhe të qarta në çdo rast


Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamerë përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi dhe video të qarta dhe të detajuara - për çdo gjë që regjistroni.

Filma HD në majë të gishtave tuaj


Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me një prekje të një butoni mund të regjistroni me lehtësi filma të shkëlqyer në HD (720p) - edhe kur regjistroni në lëvizje ose duke përdorur zmadhimin e plotë.

Imazhe mahnitëse me lehtësi


Regjistroni me lehtësi fotografi ose filma fantastikë me Automatik i zgjuar, që zgjedh parametrat e përsosur të kamerës për ju - pavarësisht nga skena. Gjithshka që duhet të bëni është të drejtoni dhe rregjistroni. Përdorni Butonin e ndihmës për udhëzime të shpejta e të thjeshta për t'u ndjekur për të përdorur kamerën tuaj dhe funksionet e saj.

Foto të shkëlqyera për njerëzit


Nxirrni me lehtësi shkrepje të mrekullueshme të shokëve tuaj me teknologjinë e Njohjes së fytyrës. Zbulon shumë fytyra në një kuadër të vetëm, duke siguruar se mbeten në fokus dhe me shkëlqimin optimal. Njohja e fytyrës siguron po ashtu tone natyrale të lëkurës edhe në kushte të pazakonta të ndriçimit.

Luani me kreativitetin tuaj


Eksperimentoni dhe argëtohuni me një sferë të Filtrave Krijues. Mund të rikrijoni shrembërimin e lentes sy-peshku, të bëni skena në fotografi ose filma të duken si modele të shkallës miniaturë dhe shumë më tepër.

Shtoni një nuancë personale


Personalizojini shkrepjet tuaja me kontrollin e shpejtë dhe të lehtë mbi parametrat e figurës, si ndriçimi dhe intensiteti i ngjyrave. Shikoni paraprakisht rezultatet gjatë inkuadrimit me Kontrollin e drejtpërdrejtë të pamjes dhe provoni t'i ndani ato me shokët tuaj me ekranin LCD 6,8 cm (2,7”). Kombinojeni me një "Canon Connect Station" dhe mund t'i ndani me lehtësi fotot e filmat tuaj me të gjithë botën në faqet e rrjeteve sociale dhe në albumet e interentit, si dhe të kënaqeni duke i parë me familjen e shoqërinë në një televizor HD.

Modaliteti Eko


E shkëlqyer për udhëtimet ditore. Nxirrni më shumë fotografi me një karikim të vetëm të baterisë së rikarikueshme me jone litiumi.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon IXUS 170, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

20.0MP_CCD

20 Megapiksel

25mm Wide 12x

Zmadhim optik 12x me kënd ultra të gjerë

24x ZoomPlus

Zmadhim deri në 24x me cilësi të shkëlqyer

Steady shots in every situation

Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

Digic4 Plus

Përpunim i fuqishëm DIGIC

Auto mode with 32-scene detection

Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

720p movies

Filma 720p

Optimises people shots

Optimizon pozat e njerëzve

Instantly capture movies

Rregjistroni menjëherë filma

Eco Mode

Kursimi i energjisë për më shumë poza

Instant help

Ndihmë e menjëhershme

Compatible with Canon Connect Station

Në përputhje me Canon Connect Station

  • Kamera dixhitale IXUS 170

  • Rripi i kyçit WS-800 

  • Paketë baterie NB-11LH

  • Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE 

  • Kabllo AC 

  • Takëmi i manualit të përdoruesit