Shijoni regjistrimin me lehtësi me rezultate fantastike të qarta dhe të detajuara në çdo moment me këtë kamerë elegante IXUS me 20 megapikselë. Ajo është e mbushur me veçori inteligjente dhe është mjaft e vogël për ta mbajtur me vete kudo.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon IXUS 165
Kamera IXUS 165 e bën të lehtë për të gjithë nxjerrjen e fotografive dhe filmave me cilësi të mrekullueshme në çdo moment - dhe me një dizajn elegant dhe ultra të hollë që është i përsosur për xhepin ose çantën tuaj.
Kapni çdo moment me lehtësi duke përdorur elasticitetin e një lenteje 28 mm të gjerë me zmadhim optik 8x. Afrohuni më shumë me subjektet e largëta duke përdorur zmadhimin optik 8x ose afrohuni edhe më shumë pa ndonjë humbje cilësie me ZoomPlus 16x.
Provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhet e detajuara. Vendosini në kuadër dhe pritini fotografitë tuaj me elasticitet ose krijoni printime mahnitëse me madhësi posteri falë 20,0 megapikselëve.
Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamerë përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi dhe video të qarta dhe të detajuara - për çdo gjë që regjistroni.
Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me një prekje të një butoni mund të regjistroni me lehtësi filma të shkëlqyer në HD (720p) - edhe kur regjistroni në lëvizje ose duke përdorur zmadhimin e plotë.
Regjistroni me lehtësi fotografi ose filma fantastikë me Automatik i zgjuar, që zgjedh parametrat e përsosur të kamerës për ju - pavarësisht nga skena. Gjithshka që duhet të bëni është të drejtoni dhe rregjistroni. Përdorni Butonin e ndihmës për udhëzime të shpejta e të thjeshta për t'u ndjekur për të përdorur kamerën tuaj dhe funksionet e saj.
Provoni me lehtësi shkrepje të mrekullueshme të shokëve tuaj falë teknologjisë së Njohjes së fytyrës. Zbulon shumë fytyra në një kuadër të vetëm, duke siguruar se mbeten në fokus dhe me shkëlqimin optimal. Njohja e fytyrës siguron po ashtu tone natyrale të lëkurës edhe në kushte të pazakonta të ndriçimit.
Eksperimentoni dhe argëtohuni me një sferë të Filtrave Krijues. Mund të rikrijoni shrembërimin e lentes sy-peshku, të bëni skena në fotografi ose filma të duken si modele të shkallës miniaturë dhe shumë më tepër.
Personalizojini shkrepjet tuaja me kontrollin e shpejtë dhe të lehtë mbi parametrat e figurës, si ndriçimi dhe intensiteti i ngjyrave. Shikoni paraprakisht rezultatet gjatë inkuadrimit me Kontrollin e drejtpërdrejtë të pamjes dhe provoni t'i ndani ato me shokët tuaj me ekranin LCD 6,8 cm (2,7”). Kombinojeni me një "Canon Connect Station" dhe mund t'i ndani me lehtësi fotot e filmat tuaj me të gjithë botën në faqet e rrjeteve sociale dhe në albumet e interentit, si dhe të kënaqeni duke i parë me familjen e shoqërinë në një televizor HD.
E shkëlqyer për udhëtimet ditore. Eco Mode ul konksumin e baterisë kështu që mund të kapni pë shumë poza nga një karikim i vetëm i baterisë të karikueshme Lithium-ion.
Zbuloni më shumë për Canon IXUS 165, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
20 Megapiksel
Zmadhim optik 8 herë me kënd të gjërë
Zmadhim 16 herë cilësi të shkëlqyer
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Përpunim i fuqishëm DIGIC
Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave
Filma 720p
Optimizon pozat e njerëzve
Rregjistroni menjëherë filma
Kursimi i energjisë për më shumë poza
Ndihmë e menjëhershme
Në përputhje me Canon Connect Station