Elastike, argëtuese dhe mjaft e vogël për t'u marrë me vete kudo, kjo kamerë elegante IXUS me 20 megapikselë me modalitetin Automatik i zgjuar e bën të lehtë për të gjithë regjistrimin e fotografive cilësore dhe të bukura nga Canon si dhe të filmave HD.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon IXUS 160
Mjaft e vogël sa të përshtatet me lehtësi në çantë ose në xhep, kamera ultra e hollë dhe elegante IXUS 160 e bën të lehtë nxjerrjen e fotografive dhe filmave me cilësi të mrekullueshme kudo ku shkoni.
Kapni çdo moment me lehtësi duke përdorur elasticitetin e një lenteje 28 mm të gjerë me zmadhim optik 8x. Afrohuni më shumë me subjektet e largëta duke përdorur zmadhimin optik 8x ose afrohuni edhe më shumë pa ndonjë humbje cilësie me ZoomPlus 16x.
Provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhet e detajuara. Vendosini në kuadër dhe pritini fotografitë tuaj me elasticitet ose krijoni printime mahnitëse me madhësi posteri falë 20,0 megapikselëve.
Regjistroni me lehtësi fotografi ose filma fantastikë me Automatik i zgjuar, që zgjedh parametrat e përsosur të kamerës për ju - pavarësisht nga skena. Gjithshka që duhet të bëni është të drejtoni dhe rregjistroni. Përdorni Butonin e ndihmës për udhëzime të shpejta e të thjeshta për t'u ndjekur për të përdorur kamerën tuaj dhe funksionet e saj.
Eksperimentoni dhe argëtohuni me një sferë të Filtrave Krijues. Mund të rikrijoni shrembërimin e lentes sy-peshku, të bëni skena në fotografi ose filma të duken si modele të shkallës miniaturë dhe shumë më tepër.
Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me prekje të një butoni mund të shkrepni me lehtësi filma të shkëlqyer HD (720p) Provoni larminë krijuese në regjistrimin e filmave duke përdorur zmadhimin optik e duke marrë përsëri rezultate të qarta dhe të shkëlqyera.
Personalizojini shkrepjet tuaja me kontrollin e shpejtë dhe të lehtë mbi parametrat e figurës, si ndriçimi dhe intensiteti i ngjyrave. Shikoni paraprakisht rezultatet gjatë inkuadrimit me Kontrollin e drejtpërdrejtë të pamjes dhe provoni t'i ndani ato me shokët tuaj me ekranin LCD 6,8 cm (2,7”). Kombinojeni me një "Canon Connect Station" dhe mund t'i ndani me lehtësi fotot e filmat tuaj me të gjithë botën në faqet e rrjeteve sociale dhe në albumet e interentit, si dhe të kënaqeni duke i parë me familjen e shoqërinë në një televizor HD.
Provoni me lehtësi shkrepje të mrekullueshme të shokëve tuaj falë teknologjisë së Njohjes së fytyrës. Zbulon shumë fytyra në një kuadër të vetëm, duke siguruar se mbeten në fokus dhe me shkëlqimin optimal. Njohja e fytyrës siguron po ashtu tone natyrale të lëkurës edhe në kushte të pazakonta të ndriçimit.
E shkëlqyer për udhëtimet ditore. Eco Mode ul konksumin e baterisë kështu që mund të kapni pë shumë poza nga një karikim i vetëm i baterisë të karikueshme Lithium-ion.
Zbuloni më shumë për Canon IXUS 160, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
20 Megapiksel
Zmadhim optik 8 herë me kënd të gjërë
Zmadhim 16 herë cilësi të shkëlqyer
Përpunim i fuqishëm DIGIC
Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave
Filma 720p
Optimizon pozat e njerëzve
Rregjistroni menjëherë filma
Kursimi i energjisë për më shumë poza
Ndihmë e menjëhershme
Në përputhje me Canon Connect Station