Kompakt Dixhital

Canon IXUS 155

IXUS 155 elegant kap çdo detaj pavarësisht sa larg jeni, me 20 Megapiksel dhe zmadhimin optik 10x ultra të gjerë. Smart Auto dhe IS Inteligjent sigurojnë rezultate brilante çdo herë që drejtoni dhe shkrepni.

Përfitimet

  • Shijoni rezultatet e cilësisë Canon me një IXUS të hollë, elegant.

  • Rezolucion 20 Megapiksel për printime të mëdha dhe prerje të lehtë.

  • Shkrepni poza të shkëlqyera grupi me 24mm ultra të gjerë ose afrohuni 20x më afër pa humbur cilësinë.

  • Nuk ka më fotografi dhe filma të turbullt falë Stabilizuesit të Imazhit me IS Inteligjent.

  • Vetëm drejtoni dhe shkrepni dhe lëreni Smart Auto që të përfitojë maksimumin nga çdo shkrepje për ju.

  • Shikim dhe ndarje e lehtë në LCD 6.8 cm (2.7")

  • Shtojini prekjen tuaj personale fotografive me Kontrollin me Shikim të Drejtpërdrejtë

  • Kapni menjëherë të gjithë aksionin me filmat HD (720p) dhe butonin e filmit

  • Bëhuni kreativë me Efektet Miniaturë, Syri i Peshkut dhe Kamera Lodër

  • Për shumë poza për një karikim baterie me Modalitetin Eko

Veçoritë e detajuara

  • Kapni detaje të hollësishme 20 Megapiksel me stilin IXUS

    I hollë, elegant dhe i vogël mjaftueshëm për t'u marrë kudo, IXUS 155 kap cilësi mahnitëse, rezolucion të lartë, imazhe të detajuara që janë perfekte për printime të mëdha (A3+) ose prerje kreative - falë sensorit 20 Megapiksel dhe procesorit të fuqishëm DIGIC 4+, i cili ofron shpejtësi, performancë dhe funksionalitet më të mirë për rezultate të shpejta brilante.

  • Afrohuni më shumë, shkrepni më gjerë

    Shkrepni peizazhe gjithëpërfshirëse dhe poza të mëdha grupi me lenten 24mm me kënd ultra të gjerë e cila ju lejon të vendosni më shumë në kuadro. Afrohuni më shumë me subjektet e largëta duke përdorur zmadhimin optik 10x ose afrohuni edhe më shumë pa ndonjë humbje cilësie me ZoomPlus 20x.

  • IS inteligjent për rezultate të mprehta

    Çfarëdo që të shkrepni, fotografitë dhe videot tuaja do të jenë të qarta dhe të detajuara - edhe në lëvizje, në zmadhim të plotë ose nën dritë të ulët - falë IS Inteligjent të avancuar. Rregullon automatikisht Stabilizuesin optik të imazhit me skenën duke përdorur 8 metoda të ndryshme për t'i kundërvepruar dridhjeve të kamerës dhe për të parandaluar turbullimin.

  • Drejtim dhe shkrepje pa mundim

    Regjistroni pa mundim fotografi ose filma me cilësi të lartë me Smart Auto, që zbulon skenën dhe zgjedh automatikisht cilësimet e përsosura nga 32 elementë të ndryshueshëm. Shtypni butonin Automatik për t'u kthyer menjëherë tek I Zgjuar Automatik nga secili modalitet tjetër. Përdorni butonin e ndihmës për udhëzime të shpejta, të thjeshta për t'u ndjekur për të përdorur kamerën tuaj dhe funksionet e saj.

  • Kuadrim i lehtë, kontroll me Shikim të Drejtpërdrejtë

    Kuadroni dhe shikoni pozat tuaja me lehtësi dhe kënaquni duke i ndarë ato me miqtë duke përdorur ekranin LCD 6.8 cm (2.7"). Mund të eksperimentoni me cilësimet e figurës si ndriçimi dhe intensiteti i ngjyrave dhe të shikoni rezultatet ndërsa kuadroni duke përdorur Kontrollin me Shikim të Drejtpërdrejtë.

  • Filma me HD (720p) me butonin e filmit

    Rregjistroni menjëherë filma me cilësi të lartë me HD (720p) me zmadhimin optik thjesht duke shtypur butonin e përkushtuar të filmit.

  • Foto të shkëlqyera për njerëzit

    Shijoni shkrepjet e shkëlqyera të njerëzve me teknologjinë e Zbulimit të Fytyrës. Mund të zbulojë shumë fytyra në një kuadër të vetëm, duke siguruar se mbeten në fokus dhe me shkëlqimin optimal. Balancimi i të Bardhës në Zbulimin e Fytyrës siguron tone natyrale të lëkurës edhe në kushte të pazakonta të ndriçimit.

  • Efekte argëtues dhe krijues

    Eksperimentoni dhe argëtohuni me metodat kreative si Efekti i Syrit të Peshkut, Super i Gjallë ose Monokrom. Efekti i Miniaturës i bën skenat në fotografi ose filma që të duken si modele të shkallës së miniaturës.

  • Modaliteti Eko

    Kapni më shumë poza nga një karikim i vetëm i baterisë me Modalitetin Eko.

Specifikimet

  • 20 Megapiksel

  • Zmadhimi optik 10 herë me kënd ultra të gjërë

  • Zmadhim 20 herë cilësi të shkëlqyer

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

  • Filma 720p

  • Optimizon pozat e njerëzve

  • Rregjistroni menjëherë filma

  • Kursimi i energjisë për më shumë poza

  • Ndihmë e menjëhershme

Çfarë ka në kuti

  • Kamera digitale IXUS 155

  • Rripi i kyçit WS-800

  • Paketë baterie NB-11LH

  • Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE

  • Kabllo AC

  • Takëmi i manualit të përdoruesit