Është e lehtë të shkrepni foto dhe filma të qartë, të detajuar me këtë IXUS të hollë, elegant 16 Megapiksel i cili është i pajisur me një zmadhim optik 8x dhe Stabilizues Imazhi optik, dhe është i vogël mjaftueshëm për t'u vendosur në xhep.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon IXUS 150
IXUS 150 i hollë, kompakt dhe elegant kap imazhe me cilësi
mahnitëse, të detajuara që janë perfekte për printime të mëdha
(A3+) ose prerje kreative - falë sensorit 16 Megapiksel dhe një
procesori të fuqishëm DIGIC 4+, i cili ofron shpejtësi, performancë
dhe funksionalitet më të mirë për rezultate të shpejta brilante.
Shkrepni çdo moment me lehtësi duke përdorur elasticitetin e një
lenteje 28mm të gjerë me zmadhim optik 8x. Afrohuni më shumë me
subjektet e largëta duke përdorur zmadhimin optik 8x ose afrohuni
edhe më shumë pa ndonjë humbje cilësie me ZoomPlus 16x.
Çfarëdo që të shkrepni, fotografitë dhe videot tuaja do të jenë të
qarta dhe të detajuara - edhe në lëvizje, në zmadhim të plotë ose
nën dritë të ulët - falë IS Inteligjent të avancuar. Rregullon
automatikisht Stabilizuesin optik të imazhit me skenën duke
përdorur 8 metoda të ndryshme për t'i kundërvepruar dridhjeve
të kamerës dhe për të parandaluar turbullimin.
Kushdo mund të shkrepë me lehtësi fotografi ose filma me cilësi të
lartë me Smart Auto, që zbulon skenën dhe zgjedh automatikisht
cilësimet e përsosura nga 32 elementë të ndryshueshëm. Shtypni
butonin Automatik për t'u kthyer menjëherë tek I Zgjuar
Automatik nga secili modalitet tjetër. Përdorni butonin e ndihmës
për udhëzime të shpejta, të thjeshta për t'u ndjekur për të
përdorur kamerën tuaj dhe funksionet e saj.
Kuadroni dhe shikoni pozat tuaja me lehtësi dhe kënaquni duke i
ndarë ato me miqtë duke përdorur ekranin LCD 6.8 cm (2.7").
Mund të eksperimentoni me cilësimet e figurës si ndriçimi dhe
intensiteti i ngjyrave dhe të shikoni rezultatet ndërsa kuadroni
duke përdorur Kontrollin me Shikim të Drejtpërdrejtë.
Rregjistroni menjëherë filma me cilësi të lartë me HD (720p) me
zmadhimin optik thjesht duke shtypur butonin e përkushtuar të
filmit.
Shijoni shkrepjet e shkëlqyera të njerëzve me teknologjinë e
Zbulimit të Fytyrës. Zbulon shumë fytyra në një kuadër të vetëm,
duke siguruar se mbeten në fokus dhe me shkëlqimin optimal.
Balancimi i të Bardhës në Zbulimin e Fytyrës siguron tone natyrale
të lëkurës edhe në kushte të pazakonta të ndriçimit.
Eksperimentoni dhe argëtohuni me një sferë të modaliteteve krijuese
si Efekti i Syrit të Peshkut, Super i Gjallë ose Monokrom. Efekti i
Miniaturës i bën skenat në fotografi ose filma që të duken si
modele të shkallës së miniaturës.
Kapni më shumë poza nga një karikim i vetëm i baterisë me
Modalitein Eko, i cili pakëson konsumin e baterisë.
Zbuloni më shumë për Canon IXUS 150, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
16,0 megapiksel
Zmadhim optik 8 herë me kënd të gjërë
Zmadhim 16 herë cilësi të shkëlqyer
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Përpunim i fuqishëm DIGIC
Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave
Filma 720p
Optimizon pozat e njerëzve
Rregjistroni menjëherë filma
Kursimi i energjisë për më shumë poza
Ndihmë e menjëhershme