XF205

Duke ofruar cilësinë më të fundit të imazhit, integrim të lehtë dhe regjistrim me format dysh, videokamera XF205 është bërë për krijim të materialeve HD. E pajisur plot me veçori por përsëri kompakte, është një mjet i fuqishëm profesional.

Përfitimet

  • Lentë f/1.8 me kënd të gjerë me zmadhim për shkrepje në distanca të gjata
  • Sensori HD CMOS Pro ofron cilësi imazhi mahnitëse, edhe nën dritë të dobët
  • Ndërtim kompakt, i lehtë, me përdorim të lentes me 3 unaza dhe kapje të rrotullueshme
  • Ekrani OLED dhe shikuesi i pamjes me 1.23m pika mundësojnë monitorimin e saktë
  • Ndani materiale me lehtësi përmes Wi-Fi ose Ethernet të integruar; regjistroni dokumente direkt në pajisje të tjera
  • Regjistrim me format dysh: transmeton kodek MPEG2 standard 50Mbps, plus MP4 në HD ose SD
  • Genlock, Timecode, dhe terminale 3G-SDI për integrim multi-kamera
  • Gama Wide DR ndihmon për të shmangur ekspozimin e tepërt
  • Regjistrim audio me 4 kanale; 2 hyrje XLR
  • Metodë shkrepjeje me infra të kuqe, me llambë IR

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon XF205

Sistem i avancuar imazhi nga Canon


XF205 është e pajisur me një sistem kamerash të avancuar i aftë për të dhënë imazhe mahnitëse dhe reagim të shpejtë për t'u përballuar me të gjitha llojet e situatave të shkrepjes. Një lentë me kënd të gjerë 26.8mm me zmadhim 20x ju afron më shumë me aksionin, ndërsa Stabilizimi Optik Dinamik i Imazhit kompenson për dridhjet në 5 drejtime për t'ju dhënë imazhe super të qëndrueshme.

Një sensor HD CMOS Pro i Canon kombinohet me procesorin DIGIC DV 4 për të dhënë cilësi mahnitëse të figurës - edhe nën dritë të dobët - si edhe gamë dinamike mahnitëse dhe riprodhim realist të ngjyrave. Gama Wide DR ndihmon për të pakësuar ekspozimin e tepërt, ndërsa metoda e shkrepjes me infra të kuqe do të thotë se kamera mund të përdoret me lehtësi natën - ideale për videografët e botës së egër.

Cilësia e figurës plotësohet nga funksionet e avancuara të audios, me regjistrimin audio PCM Linear me 4 kanale.

Kontroll i rehatshëm dhe i saktë


Kompakte në përmasë, modeste dhe e kënaqshme për t'u përdorur falë përdorimit të lentës me 3 unaza dhe kapjes të rrotullueshme, XF205 siguron gjithashtu opsione monitorimi me cilësi jashtëzakonisht të lartë. Një ekran OLED me rezolucion 1.23m pika është i lehtë për t'u parë, edhe nën dritën e fortë të diellit, duke ofruar kohë reagimi, definicion, kontrast dhe riprodhim ngjyrash më të mira se ekuivalentet LCD. Një EVF 1.14cm (0.45”) 1.23m pika mund të anohet deri në 68° për të akomoduar pozicionet e ndryshme të shkrepjes.

Opsione regjistrimi praktike


Regjistrimi me format dysh i XF205 ofron fleksibilitet, shpejtësi dhe siguri të dhënash. Regjistrimet mund të kapen njëkohësisht në dy formate të ndryshme, duke ofruar rezervim të menjëhershëm dhe opsione të ndryshme dërgimi. Imazhet Full HD mund të ruhen në dy karta CF duke përdorur një transmetim standard 50Mbps kodek MPEG2, ndërsa një version MP4 mund të ruhet në një kartë SD qoftë në Full HD ose në një rezolucion më të ulët - ideal për transferim të shpejtë në aplikacione si grumbullimet e lajmeve. Madje është e mundur që të shkarkoni dokumente me rezolucion të ulët në një pajisje tjetër si për shembull një smartfon.

Integroni dhe ndani


Timecode, Genlock dhe terminalet 3G-SDI lejojnë lidhje të thjeshtë me pajisjet e transmetimit standard.

Ndarja e materialeve është e thjeshtë falë lidhshmërisë të integruar Wi-Fi dhe Ethernet. Regjistrimet mund të shikohen në një pajisje tjetër si për shembull tablet ose smartfon, ose të transferohen direkt përmes FTP. Kjo lidhshmëri lejon gjithashtu lidhje në distancë të kamerës përmes një shfletuesi interneti, dhe telekomanda me kabëll RC-V100 e Canon mund të konfigurohet gjithashtu.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon XF205, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Full HD

HD të plotë

20x Optical Zoom

Zmadhim optik 20 herë

Dynamic Optical Image Stabiliser

Stabilizuesi Dinamik i Imazhit Optik

Rotating Grip

Kapje e Rrotullueshme

WiFi Cert

Wi-Fi remote e thjeshtë

MXF 50Mbps

MXF 50Mbps

4-2-2

4:2:2

MP435MBPS

35 Mbps MP4 regjistrimi

CPN.jpeg

Rretje profesionale të Canon-it

Inspiracion,arsimi, produkt informatat dhe lajmet më të reja për të ofruar mbulimin definitiv për Canon fotografë profesionistë dhe viodeografë, si dhe entuziastë të përparuara, rreth botës.