Videokamera kompakte të-gjitha-në-një XA35 ofron një diapazon të gjerë dinamik dhe një terminal HD/SD-SDI - duke e bërë atë ideale për përgatitjen e lajmeve profesionale në lëvizje dhe për gazetarët që kërkojnë të regjistrojnë materiale në qetësi, sidomos në kushte të vështira me dritë me kontrast të lartë.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon XA35
Regjistroni filmime me cilësi të shkëlqyer falë lentes mbresëlënëse
për përdorime të ndryshme me kënd të gjerë 26,8 mm¹ të kamerës
XA35. Një zmadhim 20x ju afron më shumë me aksionin, ndërsa
Stabilizimi optik dinamik i imazhit kompenson dridhjet në 5
drejtime për t'ju siguruar imazhe jashtëzakonisht të
qëndrueshme. Aperturë maksimale f/1.8, një iris me 8-tehe dhe
teknologjia EDM mundësojnë efektet e bukura 'bokeh'.
Sensori i zhvilluar së fundi Canon HD CMOS Pro siguron një numërim
efektiv të pikselëve me afro 2,91 megapikselë për të siguruar një
cilësi të figurës në Full HD. Me rritjen e ndjeshmërisë dhe një
raport të përmirësuar të sinjalit me zhurmën, sidomos imazhet në
ndriçim të dobët shfaqen më të pastra dhe me pak zhurmë.
Dy parametrat e rinj të fotografisë ju ndihmojnë të arrini
rezultate edhe më mbresëlënëse. Modaliteti i diapazonit dinamik të
gjerë (DR) ju siguron një diapazon dinamik 600%, duke sjellë imazhe
të ndritshme me kontrast të lartë që i ruajnë detajet në zonat e
theksuara si dhe në hije, pa pasur nevojë për përpunim të
mëtejshëm. Regjimi i Përparësisë së theksimit krijon filmime me
tone më natyrale, me ngjyra dhe detaje më të pasura sidomos në
zonat me ndriçim të fortë², i përsosur për skenat me qiell të
pastër dhe sipërfaqe pasqyruese.
Përveç madhësisë së saj kompakte, kamera XA35 ofron një monitor me
cilësi të lartë. Një ekran me prekje OLED i lehtë për t'u
përdorur dhe me rezolucion 1,23 milionë pika ofron një reagim më të
shpejtë dhe një rikrijim superior të përcaktimit, kontrastit dhe
ngjyrave në krahasim me ekranet e barasvlershme LCD. Një okular
0,61 cm (0,24") me 1,56 milionë pika mund të anohet lart deri në
45° - duke pranuar me lehtësi shumë pozicione regjistrimi.
Videot AVCHD mund të regjistrohen me deri në 28 Mbps në 1080/50P,
ndërsa për cilësinë maksimale zgjidhni modalitetin e regjistrimit
me 35 Mbps në MP4, 1080/50P. Dy foletë e kartës së memories
SDXC/SDHC lejojnë regjistrimin në të njëjtën kohë³ të skedarëve me
cilësi të lartë HD dhe skedarëve MP4 me rezolucion më të ulët për
lehtësi transferimi - ideale kur kërkohet një përpunim i shpejtë i
filmimeve. Opsionet e regjistrimit me lëvizje të shpejta dhe të
ngadalta me regjistrim intervali (x2 to x1200) janë të disponueshme
në modalitetet MP4.
Një portë HD-SDI që përdoret me lehtësi lejon lidhjen me pajisjet
standarde të transmetimit, si sistemet e transmetimit satelitor. Dy
terminale XLR sigurojnë hyrje profesionale të audios, duke
mbështetur regjistrimin PCM linear me cilësi të lartë.⁴
Kamera XA35 mund të përdoret me lehtësi gjatë natës ose në kushtet
e dritës së dobët të ambientit falë përmirësimit të ndjeshmërisë së
sensorit dhe burimit të dritës së ndritshme me rreze infra të kuqe
të integruar në dorezë - duke e bërë atë ideale për videografët e
faunës.
Transferoni filmime pa tela duke përdorur një telefon ose tablet
iOS, ose me anë të FTP-së me deri në 150 Mbps³. Kontrolloni në
largësi funksionet e kamerës me anë të një pajisje të aktivizuar
për Wi-Fi pa pasur nevojë për aplikacione të veçanta. Të dhënat e
vendndodhjes mund të regjistrohen duke përdorur një aksesor
opsional GPS.
Me dorezën e saj të çmontueshme, kjo kamerë mjaft portative dhe e
qetë është ideale për regjistrime në ambiente të mbyllura ose në
situata delikate. Trupi i saj i lehtë minimizon lodhjen tuaj gjatë
periudhave të zgjatura të filmimeve në duar.
¹ e barasvlershme me 35 mm
² Parametrat e ndriçimit të monitorit mund të jetë e nevojshme
të rriten
³ Regjistrimi në të njëjtën kohë nuk është i disponueshëm në
modalitetet e regjistrimit 1080/50P
⁴ Audioja PCM lineare është e disponueshme vetëm në modalitetin
e regjistrimit AVCHD 28 Mbps
⁵ Kërkohet një pikë aksesi interneti pa tela për transferimin e
skedarëve me FTP
Zbuloni më shumë për Canon XA35, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
HD të plotë
Lentë video HD
Lentë me kënd të gjërë
Zmadhim optik 20 herë
Poza të qëndrueshme në çdo situatë
Qitje qëndrueshme në lëvizje
Rregjistrimi në dritë të paktë
Paketa e Energjisë së Përpunimit DIGIC
Kapni detajet e theksuara dhe ato në hije
Jepni përparësi theksimit të detajeve
Regjistrim kreativ i kthimit në kohë
Wi-Fi remote e thjeshtë
Hapja rrethore me 8 thika
28Mbps AVCHD regjistrimi
35 Mbps MP4 regjistrimi
Audio profesionale
Organic LED me ekran me prekje 8,8 cm
Vende për dy karta SDXC
Instant AF
Inspiracion,arsimi, produkt informatat dhe lajmet më të reja për të ofruar mbulimin definitiv për Canon fotografë profesionistë dhe viodeografë, si dhe entuziastë të përparuara, rreth botës.