Videokamerat profesionale

Canon XA20

Një videokamerë ultrakompakte, me nivel profesional dhe performancë të pakrahasueshme

Përfitimet

  • 26.8mm, f/1.8-2.8 lens, zmadhim 20x, OIS Dinamike

  • 1/2.84” HD CMOS Pro

  • 8.77cm (3.5”) OLED me prekje

  • Regjistrim me format të dyfishtë; DIGIC DV 4

  • 1.56m pika EVF, 45° anosje

  • Lëvizje e shpejtë/ngadaltë

  • Llambë e integruar IR

  • 2x hyrje XLR

  • Wi-Fi e integruar

Veçoritë e detajuara

  • Lenta Videoje HD Canon me zmadhim 20x me kënd të gjerë

    Kapni më shumë se kurrë falë lentës të re të jashtëzakonshme XA20 me kënd të gjerë 26.8mm. Një zmadhim 20x ju afron më shumë me aksionin, ndërsa Stabilizimi Optik Dinamik i Imazhit kompenson për dridhjet në 5 drejtime për t'ju dhënë imazhe super të qëndrueshme. Aperturë maksimale f/1.8, një iris me 8-tehe dhe teknologjia EDM mundësojnë efektet e bukura 'bokeh'.

  • Sensor 1/2.84” HD CMOS Pro

    Me një numër të efektshëm pikselash prej afro 2.91 megapiksel, sensori i ri Canon HD CMOS sjell figura me cilësi të jashtëzakonshme - edhe në ndriçim të ulët - si edhe gamë të gjerë dinamike dhe riprodhim real i ngjyrave.

  • Ekran me prekje 8.77cm (3.5”) OLED touchscreen EVF e anosshme

    Përveç përmasës së tij kompakte, XA20 siguron monitorim të cilësisë të lartë. Një ekran OLED me prekje me një rezolucion prej 1,23 milion pikash ofron kohë më të mira reagimi, definicion, kontrast dhe riprodhim të ngjyrave më të mirë se ekuivalentët LCD. Një EVF 0.61cm (0,24”) 1,56 milion pika mund të anoset deri në 45° për t'iu përshtatur pozicioneve të ndryshme të shkrepjes..

  • Regjistrim me Format-Dysh

    Brezi i ri i procesorëve DIGIC DV 4 zgjeron më tej opsionet tuaja. Videot AVCHD mund të regjistrohen deri në 28Mbps në 1080/50P, ndërkohë që për cilësinë maksimale është e disponueshme metoda e regjistrimit prej 35Mbps 1080/50P MP4. Përfshirja e dy slotave të kartave të memorjes SDXC/SDHC lejon regjistrim të njëkohshëm¹ të dosjeve me cilësi të lartë HD dhe dosjeve MP4 me rezolucion më të ulët për transferim më të lehtë të dosjeve - ideale kur nevojitet një regjistrim i shpejtë. Opsionet e regjistrimit të shpejtë dhe të ngadaltë janë të disponueshme në metodat MP4.

  • Audio profesionale

    XA20 është e pajisur e kontroll të besueshëm të audios. Dy hyrje XLR sigurojnë lidhshmëri profesionale, ndërsa janë të disponueshme edhe PCM lineare dhe regjistrimi Dolby Digital². Një mikrofon i integruar dhe një xhek hyrjeje 3.5mm janë gjithashtu të disponueshme.

  • Shkrepje me infra të kuqe

    Falë burimit të dritës me rreze infra të kuqe të ndërtuar në dorezë, kjo kamerë mund të përdoret me lehtësi natën ose në ambjente me kushte të ulëta drite - ideale për videoregjstruesin e botës të egër.

  • W-Fi e integrar, pajtueshmëri me GPS

    Transferoni regjistrime me wireless me anë të një telefoni ose tableti iOS, ose me anë të FTP deri në 150 Mbps³. Kontrolloni nga larg funksionet e kamerës me anë të një pajisjeje me Wi-Fi - nuk kërkohen aplikacione. Të dhënat e vendndodhjes mund të regjistrohen duke përdorur një aksesor opsional GPS.

  • Trup kompakt, i lehtë

    Kjo kamerë modeste është ideale për shkrepje në ambiente të ndjeshme ose të izoluara dhe trupi i saj i lehtë ul lodhjen gjatë periudhave të regjistrimit për një kohë të gjatë.¹Regjistrimi i njëkohshëm nuk është i disponueshëm në metodat e regjistrimit 1080/50P²Audio PCM lineare është e disponueshme vetëm në metodën e regjistrimit AVCHD 28Mbps³Kërkohet pikë aksesi interneti wireless për transferimin FTP të dosjeve

Specifikimet

  • HD të plotë

  • Lentë video HD

  • Lentë me kënd të gjërë

  • Zmadhim optik 20 herë

  • Poza të qëndrueshme në çdo situatë

  • Qitje qëndrueshme në lëvizje

  • Rregjistrimi në dritë të paktë

  • Paketa e Energjisë së Përpunimit DIGIC

  • Wi-Fi remote e thjeshtë

  • Hapja rrethore me 8 thika

  • 28Mbps AVCHD regjistrimi

  • 35 Mbps MP4 regjistrimi

  • Shëndoshë të përsosur për skenën

  • Audio profesionale

  • Organic LED me ekran me prekje 8,8 cm

  • Vende për dy karta SDXC

  • Instant AF

Çfarë ka në kuti

  • Video kamerë XA20 HD

  • Mbulesë e lentës me pengesë të integruar të lentës

  • Software

  • Kontrolli nga larg

  • Mbajtës mikrofoni

  • Dorezë e lartë

  • Bateri BP-820

  • Kabllo të energjisë

  • Adapter të energjisë/ngarkues i baterisë

  • Kabllo HDMI

  • Kabllo USB

  • Kabllo AV