Hapni një botë të re mundësish të filmimeve krijuese! Videokamera novatore ME20F-SH me kuadër të plotë Full HD siguron rendimentin në dritë jashtëzakonisht të ulët dhe aftësinë e regjistrimit me infra të kuqe me një ndjeshmëri të pakrahasueshme me ISO mbi 4 milionë.
Shikoni se si punon kamera ME20F-SH
Një sensor CMOS i veçantë i zhvilluar së fundi në kuadrin e plotë 35 mm 2,26 megapikselë është i projektuar në mënyrë specifike për regjistrimin e videove në ndriçim të ulët. Me madhësi më të mëdha pikselësh, sensori maksimizon aftësitë e marrjes së dritës për të ofruar imazhe në ndriçim jashtëzakonisht të ulët me zhurmë minimale.
Falë një ISO maksimale të pakrahasueshme mbi 4 milionë (+75dB), kamera ME20F-SH mund të shikojë dhe të regjistrojë në errësirë thuajse të plotë me më pak se 0,0005 lux. Me fjalë të tjera, mund të regjistroni të sigurt nën qiellin e natës kur ndriçohet vetëm nga drita e yjeve (me një lente f/1.2 në 29.97p dhe shtimin maksimal).
Kamera ME20F-SH është e aftë të shikojë dhe të identifikojë me qartësi ngjyrat, edhe në kushtet e një ndriçimi jashtëzakonisht të ulët dhe parametrat e shtimit të lartë, si dhe ka avantazhin dhe aftësinë e shtuar për të regjistruar me ngjyra në infra të kuqe (IR) po ashtu.
Kamera ME20F-SH është e lehtë për t'u konfiguruar dhe përdorur, me një larmi modalitetesh automatike, duke përfshirë prioritetin e obturatorit (Tv), prioritetin e hapjes së diafragmës (Av) dhe kontrollin e shtimit automatik (AGC),* si dhe Ekuilibrin automatik të bardhësisë dhe Fokusin automatik me një shkrepje. Si mjaft i rëndësishëm, kontrolli manual është gjithmonë i disponueshëm, duke ju siguruar një kontroll krijues mbi parametrat e kamerës kur keni nevojë për të.
* Disa veçori mund të kërkojnë një përditësim të softuerit. Më shumë…
Menuja e Figurës së personalizuar të kamerës ofron një larmi opsionesh që kontrollojnë aspekte të ndryshme të imazhit të prodhuar. Mund të ruani deri në gjashtë skedarë të figurës në kamerë për t'i përdorur më vonë ose të përdorni një nga tre skedarët e paracaktuar të Figurës së personalizuar (Canon Log, DR e gjerë ose EOS standard).
Mbështetja për veprimin e çelësit kromatik është përmirësuar për ME20F-SH, duke e bërë atë ideale për lajmet, prezantimet ose edhe efekte speciale në filma të pavarur.*
* Mund të kërkojë një përditësim të firmuerit. Më shumë…
Kamera ME20F-SH ofron një gamë të pabesueshme të ISO-s nga 800 (0dB) deri në mbi 4 milionë (+75dB), që i lejon regjisorët që regjistrojnë gjithçka kushtet e dritës së diellit e deri në kushtet e dritës së yjeve natën.
Përdorimi në largësi me shpejtësi dhe me lehtësi i filtrave ND të integruar me kontroll elektronik (3 ndalesa dhe 6 ndalesa) dhe filtrit të prerjes IR të kamerës ME20F-SH është i mundur me telekomandën e përputhshme RC-V100 të Canon.
ME20F-SH është një kamerë kompakte dhe e lehtë që peshon vetëm 1,1 kg dhe me përmasa afro 102x116x113mm (gje x l x th). Ajo është ideale për të punuar në vende me ndriçim të dobët, si në tokë, ashtu edhe nën ujë.
Me pikat e montimit sipër dhe poshtë, kamera ME20F-SH ofron elasticitetin për pozicionimin dhe vendosjen me lehtësi në koka robotike, kllapa, vinça dhe trekëmbësha; duke u integruar kështu me lehtësi në fluksin e punës nv vendin përkatës. Është shumë thjeshtë një kamerë unike për përdorime të shumta, për thuajse çdo situatë ndriçimi.
Kërcimi i Auroras me kamerën ME20F-SH
Mbulim ekspert, në thellësi: zbuloni gjithçka që duhet të dini rreth gamës mahnitëse të Cinema EOS.
Pse të mos aplikoni për t’u anëtarësuar në CPS? Provoni shërbimet dhe mbështetjen eksperte për pajisjen tuaj Canon.
Klikoni për të gjetur qendrën tuaj më të afërt të autorizuar të Canon për mbështetje dhe shërbime për kamerat dhe lentet.