Kompakte dhe e lehtë, kjo videokamerë me një nivel të lartë të përshtatjes dhe me fokusin Dual Pixel CMOS AF në një sensor Super35mm ju siguron filmime mahnitëse në Full HD me deri në 50P/59.94P dhe me një diapazon të pabesueshëm dinamik me 12 ndalesa, me një maksimum të barasvlershëm të ISO-s deri në 204 800.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon ME200S-SH
Kamera ME200S-SH përdor një sensor Super35mm CMOS 8,29 Mp dhe mund
t'ju sigurojë rezultate profesionale në Full HD
1080p/1080i/720p që mund të regjistrohen në një regjistrues të
jashtëm me deri në 12 ndalesa të diapazonit dinamik në modalitetin
Canon Log ose Wide DR. Zvogëlimi i mjegullimit të lëvizjes me
mbështetjen për shpejtësi deri në 50P/59.94P ju lejon të realizoni
filmime me lëvizje të ngadalta.
Kamera ME200S-SH është e përsosur për një gamë të gjerë
transmetimesh, duke përfshirë regjistrimin në ndriçim të dobët dhe
funksionimin në distancë në situata të vështira në lidhje me
dritën, falë një ISO maksimale të barasvlershme me 204 800. Ajo ka
po ashtu aftësinë për të regjistruar me rreze infra të kuqe me
ngjyra, duke përdorur një filtër me tërheqje të rrezeve infra të
kuqe që mund të aktivizohet me shtypjen e një butoni.
Kamera ME200S-SH përfshin fokusin automatik Dual Pixel CMOS, i cili
siguron fokusin automatik (AF) të vazhduar me lente EF të
përputhshme. Kjo teknologji e zbulimit të fazës dhe e bazuar te
sensori është projektuar për të siguruar një fokus të vazhdueshëm
të butë dhe me rendiment të lartë. Ajo është një teknologji unike e
zhvilluar nga Canon që ndihmon për të maksimizuar opsionet krijuese
të ofruara nga lentet e shpejta dhe thellësia e vogël e fushës.
Filtrat ND me kontroll elektronik ju lejojnë po ashtu një kontroll
më të madh mbi imazhin, ndërsa parametrat e shumtë të Fotografisë
së përshtatur mund të ruhen dhe të rithirren për t'u përdorur
më vonë.
Kamera ME200S-SH, e vogël, kompakte dhe e lehtë, është i pajisur me
opsione të shumta të lidhjes për një monitor, daljen për një
regjistrues të jashtëm dhe telekomandën, duke përfshirë daljen
HDMI, Genlock dhe dy terminale 3G/HD-SDI. Kontrolli në distancë
mund të realizohet nëpërmjet dy fishave, duke përfshirë një fishë
2.5mm për terminalin RS-422 për telekomandën Canon RC-V100*
E pajisur me një montim EF me Cinema Lock, kamera ME200S-SH do të
mbështesë një numër të madh lentesh të përputhshme EF-EF-S në gamën
e Canon, duke përfshirë lente zmadhimi, prime dhe lente të caktuara
Canon Servo** (me një ndërfaqe me 12 kunja) për më shumë kontroll
dhe mundësi krijuese regjistrimi.
Kamera ME200S-SH është e lehtë për t'u konfiguruar dhe
përdorur, me një larmi modalitetesh automatike, duke përfshirë
prioritetin e obturatorit (Tv), prioritetin e hapjes së diafragmës
(Av) dhe kontrollin e shtimit automatik (AGC),*** si dhe Ekuilibrin
automatik të bardhësisë dhe Fokusin automatik me një shkrepje. Si
mjaft i rëndësishëm, kontrolli manual është gjithmonë i
disponueshëm, duke ju siguruar një kontroll krijues mbi parametrat
e kamerës kur keni nevojë për të.
Mbështetja për veprimin e çelësit kromatik është përmirësuar për
kamerën ME200S-SH, duke e bërë atë ideale për lajmet, prezantimet
ose edhe efekte speciale në filma të pavarur.***
*Me protokollin e Canon, mund të kërkojë një përditësim të
shërbimit.
** Një listë e lenteve të përputhshme për t'u
konfirmuar.
*** Disa veçori mund të kërkojnë një përditësim të
softuerit.
Zbuloni më shumë për Canon ME200S-SH, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Filma me HD të Plotë
Përpunimi i mbikampionimit në HD për imazhe më të qarta
Vazhdueshëm me AF në filma
Kapni detajet e theksuara dhe ato në hije
Paketa e Energjisë së Përpunimit DIGIC