Dylbi me zmadhim 10x, me cilësi lartë dhe të papërshkueshme nga uji*, me optikën e ndritshme të serisë L të Canon dhe me Stabilizuesin optik të imazhit, të cilat janë ideale për në pamje super të qëndrueshme edhe në kushtet më ekstreme të motit.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon 10x42L IS WP
Dylbitë me zmadhim 10x, me kontrast të lartë dhe të cilësisë më të
lartë, përfshijnë optikën me precizion të lartë të serisë L të
Canon, me 2 elemente të lentes me xham për zbërthimin ultra të ulët
(UD) dhe veshjet Super Spectra të lenteve, për një pamje ultra të
qartë. Pupila e daljes 4,2 mm siguron një fushë shikimi të
ndritshme, edhe në kushte të niveleve më të ulëta të dritës
Plotësisht të papërshkueshme nga uji* për të mbijetuar në kushtet
më të vështira në terren me izolimin ndaj kushteve të motit sipas
specifikimit JIS 7, një mundësi kapje të lehtë dhe të veçantë për
situata me lagështi dhe një veshje të fortë gome për të përballuar
të gjitha aventurat. Veshjet speciale metalike në të gjitha
sipërfaqet e jashtme parandalojnë mjegullimin e lenteve.
Shijoni një fushë shikimi jashtëzakonisht të qëndrueshme falë
teknologjisë së Stabilizuesit të imazhit (IS) të Canon, që
ekuilibron një gamë të gjerë të dridhjeve të ndryshme kur shikoni
me dylbitë të duar, ose nga makinat ose varkat në lëvizje.
Xhiroskopët shumë të vegjël në dylbi dallojnë edhe lëvizjet më të
vogla, dhe një prizëm me kënd të ndryshueshëm lëviz për korrigjimin
e këndit të thyerjes së dritës.
Provoni një fushë shikimi të bukur me imazhe të pastra, të thjeshta
dhe me nivel të ulët të shformimeve në çdo skaj me një fushë
shikimi të dukshme 59,2° dhe lentet dyshe të rrafshimit të fushës
nga Canon. Shikoni fushën e plotë të shikimi me një distancë të
gjatë të syrit nga lentja, 16 mm, ideale për ata që mbajnë syze
dielli ose syze të rekomanduara nga mjeku.
Të projektuara me kupa gome të zgjatura për okularin, të cilat mund
të personalizohen për një shikim të mirekuilibruar dhe komod, si
dhe një unazë për rregullimin e butë të fokusit që ofron lehtësi
kontrolli me majë të gishtave nga çdo dorë. Bllokimi i korrigjimeve
parandalon gabimet aksidentale në korrigjimin e dioptrisë.
*Të papërshkueshme nga uji të kategorisë JIS 7
Zbuloni më shumë për Canon 10x42L IS WP, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.