Canon 10x30 IS II

10x30 IS II

Dylbi portative me zmadhim 10x me Stabilizuesin e imazhit, ideale për udhëtime, shikimin e zogjve dhe për sporte

Përfitimet

  • Afrohuni 10x me subjektet në largësi, kudo ku shkoni
  • Një pamje super e qëndrueshme me një Stabilizues të fuqishëm optik të imazhit
  • Optika me precizion të lartë e Canon për rezolucion të lartë dhe ngjyra të sakta
  • Një model gome i mirekuilibruar për fortësi dhe komoditet
  • Ideale për shikimin e zogjve, për udhëtime dhe për sporte
10x30 IS II Lifestyle

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon 10x30 IS II

Afrohuni 10x me subjektet në largësi, kudo ku shkoni


Dylbi kompakte, të lehta dhe praktike që ju afrojnë 10x me objektet në largësi, me intensitet dhe me qartësi. Të lehta për t'u mbajtur kudo ku shkoni, ato janë ideale për udhëtime, shikimin e zogjve dhe një gamë të gjerë të sporteve me spektatorë.

Një pamje super e qëndrueshme me Stabilizuesin e fuqishëm optik të imazhit


Një Stabilizues i fuqishëm optik i imazhit ekuilibron me shpejtësi dhe me saktësi shumë lloje të ndryshme të lëvizjeve dhe të dridhjeve. Ai korrigjon po ashtu dridhjet që ndodhin gjatë panoramimit, nëse ndiqni subjektin tuaj ose shikoni nga një automjet në lëvizje. Konsumi shumë më i ulët i energjisë siguron deri në 9 orë përdorim të vazhdueshëm nga vetëm një palë bateri*.

Optika me precizion të lartë e Canon për pamje të shkëlqyera me rezolucion të lartë


Shijoni cilësinë e shkëlqyer me rezolucion të lartë dhe me nivel të ulët të shformimeve, falë optikës me precizion të lartë të Canon. Optika përfshin veshjen Super Spectra, e cila është pjesë e gamës së lenteve EF mjaft të njohura të Canon, dhe siguron një pamje të gjallë me kontrast të lartë dhe me një interpretim të saktë të ngjyrave, ndërkohë që eliminon reflektimet e brendshme të padëshiruara që mund të shkaktojnë hije e flakërime.

Një fushë shikimi e bukur nga çdo skaj


Shijoni një fushë shikimi të bukur me një pamje të qartë, të thjeshtë dhe me nivel të ulët të shformimeve deri në skaje, falë optikës së rrafshimit të fushës dhe modelit me prizëm të Porro II. Shikoni fushën e plotë të shikimit me lehtësi me një distancë të gjatë të syrit nga lentja me 14,5 mm, ideale nëse mbani syze.

E projektuar për lehtësi, fortësi dhe komoditet


Të projektuara për një mundësi kapjeje dhe ndjesi të nivelit më të lartë dhe me kupa gome të mëdha të okularit për një pamje komode e të mirekuilibruar. Butoni i Stabilizuesit të imazhit shumë i përshtatshëm dhe unaza e rregullimit të butë të fokusit ofrojnë një lehtësi kontrolli me majë të gishtave nga çdo dorë, ndërsa pjesa e jashtme me pak reflektime dhe pjesa e përparme me pak shkëlqim ju ndihmojnë për të mos i shqetësuar zogjtë dhe faunën e egër.

*Testimi sipas standardeve të Canon, shikoni specifikimet për detajet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon 10x30 IS II, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.