Silleni botën më pranë me këto dylbi kompakte, praktike, peshëlehta, ideale për udhëtim, natyrën e egër dhe sporte me spektatorë. Me stabilizim figure për pamje super të qëndrueshme, ato janë të mjaftueshme për t'ju shoqëruar kudo.
Me qartësi mahnitëse dhe kontrast fantastik nga optika superiore e "Canon", këto dylbi jua mbajnë pamjen të qëndrueshme, ndërsa dizajni i tyre peshëlehtë dhe manovrimi komod ju mundësojnë përdorimin e tyre gjatë gjithë ditës për udhëtime, natyrën e egër dhe sportet me spektatorë
Kompakte dhe me peshë prej vetëm 420 g, këto dylbi janë më të lehtat në gamën e modeleve me stabilizim figure të "Canon" me zmadhim 8-fish, që ofrojnë fuqi të mjaftueshme për përdorim të përditshëm.
Optika e prizmit të Porros nga "Canon" jep zmadhim 8-fish së bashku me qartësi të jashtëzakonshme dhe distorsion të ulët falë veshjes "Super Spectra" dhe xhamit pa plumb.
Teknologjia e stabilizimit të figurës e "Canon", e njëjta që përdoret në objektivat e "Canon", redukton dridhjen dhe përmirëson qartësinë me lodhje më të pakët të syve kur vrojtoni për kohë të gjata.
Krijuar për të qenë peshëlehta, por me përdorim komod, me një rrotull fokusimi të madhe me prekje, okular të rregullueshëm dhe përshtatje dioptri sipas nevojave individuale të shikimit.
Me energjinë e një baterie të vetme CR123A që mundëson deri në 12 orë stabilizim të figurës, dylbitë janë gjithnjë gati për punë kur ju duhen.
Peshëlehtë me vetëm 420 g
Zmadhim 8x
Stabilizim figure me zhvendosje objektivi
Veshja Super Spectra
Fokusi më i afërt 2 m
Rregullim dioptri +/- 5,9
Bateri CR123A me kohëzgjatje 12-orëshe
Peshëlehtë e praktikë – syze ideale për përdorim të përditshëm
8X20 IS
Çantë tekstile
Manuali i udhëzimeve