Ulla Lohmann
© Ulla Lohmann

Për 15 vite, Ulla Lohmann përndiqej nga një imazh. Realizuar nga fotografi i aventurave Simon Carter në vitin 1995, ajo tregonte “një kolonë shkëmbore të çuditshme dhe shumë delikate në mes të oqeanit”. Ai shkëmb është Totem Pole, një kolonë shkëmbinjsh 65 metra në det që zgjatet rrezikshëm nga uji në Kepin Hauy në Tasmani.

I vendosur në majën juglindore të Gadishullit Tasman, ai është një vend që Ulla e përshkruan si “vërtet fundi i botës”. Një zgjatim i fundit i tokës para oqeanit të gjerë dhe të egër në jug në Antarktikës.

Splinter of Rock
© Ulla Lohmann
Grasslands
© Ulla Lohmann

Kjo copëz shkëmbore e thepisur është një nga sfidat më intriguese të alpinizmit - dhe një nga çmimet më interesante të fotografisë. Për fotografen gjermane të ekspeditave Ulla, ajo u bë një obsesion. Një obsesion për ngjitjen dhe fotografinë. Për ta pushtuar dhe kapur atë. “Kjo do të thoshte vërtet aventurë për mua”, - thotë ajo. “Largësia, izolimi, sfida e ngjitjes.”

Sidoqoftë, tërheqëse nuk ishte thjesht vështirësia e ngjitjes. Ishin dhe instiktet profesionale të Ullas që e tërhoqën atë drejt Totem Pole.

“Si fotografe, doja të kapja se sa delikat duket ky shkëmb - duket sikur mund të bjerë çdo sekondë.

“Për vite me radhë shikoja hartat dhe fotografitë dhe ëndërroja që një ditë të shkoja atje. Kështu që kur e kisha këtë mundësi, duhej ta bëja këtë.”

Ulla u përgatit me seriozitet. Si fotografe, ajo zgjodhi Canon EOS 5D Mark IV - kamerë që ndërthur prakticitetin, rendimentin dhe një strukturë të fortë inxhinierike.

“Nuk ka vend për një shkrepje të dytë”, - thotë ajo. “Atje jashtë në natyrën e egër nuk mund të tregoj kujdes për pajisjet e mia. Më duhet një kamerë që mund të bëjë shumë gjëra.”

© Ulla Lohmann

Cilësia e imazhit pa kompromise dhe fokusimi dhe matja e përparuar e kamerës 5D Mark IV bën që të mos kesh nevojë për të ardhur vërdallë për të gjetur parametrat e duhur - dhe trupi i saj i fortë me izolimin ndaj kushteve të motit është thelbësor në mjedise sfiduese.

“Si fotografe, e gjen veten në këto kushte të ashpra dhe përballesh me limitet e tua”, - thotë ajo. “Në të njëjtën kohë duhet të nxjerrësh kamerën dhe të bësh fotografi të bukura. Kamera 5D Mark IV i kapërcen kufijtë e të mundurës.”

Fizikisht, Ulla i kapërceu kufijtë e saj gjatë përgatitjeve të saj për ngjitjen në Totem Pole, duke provuar ngjitje në mure, shkëmbinj dhe ngjitje të gjata alpine me bashkëshortin Basti… deri sa më në fund ishte gati për realizimin e një ëndrre. Sidoqoftë, që nga fillimi i ngjitjes, shkëmbi Totem Pole ishte vërtet i pamëshirshëm.

I arritshëm vetëm duke zbritur me litarë nga shkëmbinjtë e Gadishullit Tasman, baza e shkëmbit goditet nga valët, fshikullohet nga stërkalat dhe era - pa vende mbështetëse të dukshme për këmbët, pa vende të qarta për të kapur duart.

Tasman Peninsula Cliffs
© Ulla Lohmann
Tasman Alpine Cliff
© Ulla Lohmann

“E shikon dhe mendon: nuk mund të ngjitem atje”, - kujton ajo. “Je shumë pranë oqeanit, valët gjëmojnë, erërat janë të forta dhe në fillim gjithçka është e rrëshqitshme. Nuk ka fërkim dhe është shumë e vështirë të ngjitesh. Je lagur dhe sa herë që valët të godasin lagesh edhe më shumë e kjo e bën edhe më të vështirë."

Pavarësisht kësaj, ajo arriti të kapej pas shkëmbit të pabesë, duke kërkuar për të çara të fshehura, krisje të vogla, çdo plasaritje ose anomali për t'u mbështetur. Ndërsa Ulla ngjitej çdo centimetër drejt majës, orët zvarriteshin, drita fillojë të zhdukej… dhe ndodhi katastrofa.

Basti, që drejtonte ngjitjen, rrëshqiti dhe dëmtoi këmbën. Ndërsa vlerësimin dëmtimin, Ulla mendonte se ëndrra e saj po i rrëshqiste nga duart.

“Krahët i kisha të tendosur dhe duart të gjakosura - në atë fazë thjesht po mbahesha”, - thotë ajo. “Edhe duke ndjekur Bastin, mezi po arrija ta bëja, por e dija se nuk do t'ia dilja kurrë vetëm. Për më tepër, duhej të bënim pjesën e fundit dhe më të rrezikshme të ngjitjes në muzg. Por nuk do të hiqja dorë - gjithmonë mund të bësh më shumë nga sa mendon.”

Leidenschaft
© Ulla Lohmann
Campfire
© Ulla Lohmann

Pas fashimit të këmbës së Bastit, ata bënë edhe një përpjekje të fundit drejt majës. Më në fund, e mavijosur, e gjakosur, me gjymtyrët që i digjnin, Ulla arriti në majë dhe - në fund të një obsesioni për një dekadë e gjysmë - realizoi fotografinë që kishte ëndërruar.

“Hodha sytë poshtë dhe pashë një oqean shumë të ashpër, më pas ngrita sytë lart dhe pashë qiellin e gjerë sipër dhe papritur u ndjeva shumë e lirë”, - thotë ajo. “Realizova ëndrrën time. E bëra të mundur. Pas kësaj beteje, papritur isha në majë.

“Fjala në gjermanisht për pasionin është Leidenschaft. Do të thotë "krijim përmes vuajtjeve". Të arrij në skajet e limiteve të mia është ajo që më bën të ndjehem vërtet gjallë. Më pëlqen t'i kapërcej kufijtë e mi - dhe Totem Pole e bëri vërtet këtë.”

Totem Pole, nga Ulla Lohmann. Pushtuar. Kapur. Festuar.

Shkruar nga Ulla Lohmann


Ulla Lohmann
Ulla Lohmann
Fotografe

Ulla shpjegon se pse zgjedh kamerën Canon EOS 5D Mark IV

“Të kesh një paketë të mirë është e pavlerë nëse nuk merr më të mirën nga ajo. Fotografët kanë një shprehje: kamera më e mirë është ajo që përdorni dhe jo ajo që mbani në çantë. Kamera 5D Mark IV është pa dyshim një kamerë për t'u përdorur.

“Për mua, pikat e saj më të rëndësishme, përveç specifikimeve teknike, janë izolimi ndaj kushteve të motit dhe fortësia e saj - duhet të përballet me rrebeshe tropikale, përplasje në mure gjatë ngjitjes, temperatura shumë të ulëta e të larta… dhe deri tani kamera i ka mbijetuar çdo gjëje ku e kam çuar. Po ashtu mund ta përdor ekranin me prekje me doreza - gjë që është thelbësore kur punoj në kushte më ekstreme.

“Gjatë udhëtimit, niveli i lartë i ISO-s së kamerës 5D Mark IV - që është matja e ndjeshmërisë së kamerës ndaj dritës - doli se ishte mjaft praktik, megjithatë jo për arsyet që mund të mendoni: Kisha harruar elektrikun tim, por duke përdorur një ISO të lartë mund ta përdorja me efektivitet kamerën si një pajisje shikimi natën për të parë se ku isha!”