Kinozmadhues kuadërplotë

Canon CN-E20-50mm T2.4 L F / FP

Seria Flex Zoom është projektuar për rendiment të jashtëzakonshëm optik me paraqitje imazhesh të shkëlqyera dhe natyrore.

Shikoni rendimentin e objektivit

Shikoni filmin e shkurtër provë të drejtorit të mirënjohur të fotografisë, Ian Murray, për të parë rendimentin e objektivit CN-E20-50mm në kushte të ndryshme ndriçimi.
CN-E20-50mm T2.4 L F - FP

Shkrepni vizionin tuaj me CN-E20-50mm T2.4 L F / FP

CN-E20-50MM T2.4 L F / FP është një objektiv i cilësisë së lartë kuadërplotë, projektuar për kinoproduksione profesionale.

Specifikimet

  • Kuadërplotë

    Mbulimi i lentes

  • 20-50mm

    Gjatësia vatrore

  • T2.4

    Hapje konstante maksimale e diafragmës

  • Mbështetja për metadata objektivi

    Cooke /i Technology™ dhe ZEISS eXtended Data™

  • Rezolucion 8K

    Mbështetje për HDR

  • 11 fletë iride

    Efekt Bokeh kinematografik

  • Mbërthyese EF / PL

    Të shkëmbyeshmet

  • Rregullim i pasmë i menteshës

    Për fokus mbrapa dhe përpara

CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

CILËSIA

Pamje kinematografike me cilësi optike 4K

Objektivi ka paraqitje mahnitëse të ngjyrave dhe të detajeve, me pamje të mprehta nga qendra drejt skajeve të jashtme, ideale për regjistrime në 4K HDR. 11 fletët e aperturës krijojnë rreze të bukura e të buta drite, si dhe kadencë të rrezes së qartësisë, ndërsa sistemi i brendshëm i fokusimit arrin minimizimin e frymëmarrjes gjatë fokusit dhe rendiment të shkëlqyer parfokal. Objektivi paraqet tonalitetet e bukura dhe të ngrohta të ngjyrave karakteristike të familjes së objektivave të Canon.

APERTURË KONSTANTE

Mbulim konstant T2.4 dhe gjatësie të gjerë fokale

Me transmetim koherent drite nga T2.4 në të gjithë rrezen e zmadhimit, seria Flex Zoom ofron rreze të gjerë fokale nga modeli këndgjerë CN-E20-50mm T2.4 L F / FP, deri te rrezja e mesfokusit të CN-E45-135mm T2.4 L F / FP. Këta objektiva janë çifti ideal për të mbuluar një larmi të gjerë situatash shkrepjeje.

CN-E20-50MM T2.4 L F / FP
CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

CILËSI FIGURE

Projektuar për kinokamera kuadërplota

Shkrepni në cilësi të shtuar kinematografike, fushëpamje më të gjerë dhe rreze më të madhe qartësie. Ky objektiv kompakt e peshëlehtë është projektuar për përdorim në kamerat kuadërplota 35mm me sensor.

MBËRTHYESJA E OBJEKTIVIT

Sistem modular për mbërthimin e objektivave

CN-E20-50MM T2.4 L F / FP ofrohet ose me mbërthyese EF ose PL, për fleksibilitet dhe prakticitet më të madh për kërkesat e produksionit tuaj. Objektivi mund të këmbehet gjithashtu mes mbërthyeses EF dhe PL* duke ofruar vlerë e fleksibilitet edhe më të lartë.

* Kosto shtesë përmes serviseve të autorizuara të Canon ose kompanive të treta të autorizuara.

Canon Camera
CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

METADATA

Mbështetja e avancuar për metadata objektivi

Seria Flex Zoom pajtohet me një gamë të gjerë standardesh komunikimi falë funksionit fleksibël të komunikimit objektiv-kamerë, duke përfshirë Cooke /i Technology™ dhe ZEISS eXtended Data™ (mbërthyese PL) dhe mbërthyese EF. Kjo do të mundësojë paraqitjen ose regjistrimin e metadatave të objektivit, si dhe shfrytëzimin e funksioneve të kamerës, si p.sh. korrigjimin e aberracionit, korrigjimin e ndriçimit periferik dhe funksionin udhëzues të fokusit me kamerat e pajtueshme.

MANOVRIMI

Projektim robust dhe funksione të dobishme manovrimi

Seria Flex Zoom ndan të njëjtin projektim me diametër koherent ballor, pozicione marshesh dhe kënde rrotullimi marshesh. Rrotullat e fokusit, zmadhimit dhe iridës vijnë me ingranazhet standarde të sektorit dhe gradacion 0.8mm për t'iu përshtatur aksesorëve fokusndjekëse të palëve të treta. Objektivi vjen me shenja të shndritshme (vezullojnë në errësirë) metrike ose britanike për përdorim të lehtë në ndriçim të ulët. Krijuar për jetëgjatësi, modelimi cilësor dhe pjesët e jashtëzakonshme optike dhe të tjera, ofrojnë funksionim të shpejtë dhe preciz, me rezistencë ideale për videoproduksione profesionale.

CN-E20-50MM T2.4 L F / FP
CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

BOKEH

11 fletë iride për efekt të bukur kinematografik

Realizoni sfonde të bukura jashtë fokusi falë 11 fletëve të iridës që arrijnë aperturë thuajse rrethore.

Për produksionet tuaja të cilësisë së lartë

Objektivat Flex Zoom janë idealë për një sërë përdorimesh të cilësisë së lartë. Me mbulimin kuadërplotë dhe fushëpamjen e gjerë, përbën një hap të rëndësishëm drejt përdorimeve të cilësisë së lartë.

  • CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

    APLIKIMI

    Kinoproduksion i cilësisë së lartë

  • CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

    APLIKIMI

    Produksione në fushën e dramës

  • CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

    APLIKIMI

    Produksione komerciale

  • CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

    APLIKIMI

    Produksione virtuale

  • Canon CN-E20-50mm T2.4 L F / FP

    Çfarë ka në kuti

    • CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

    • Njësia kryesore e objektivit

    • Aks mbështetës objektivi (suport)

    • Kapaku i lentes

    • Kapaku i pluhurave

    • Manuali i përdorimit

    Produktet e lidhura

  • CN-E20-50MM T2.4 L F / FP
    Kinoobjektiva të projektuar nga Canon që përmbushin standardet e larta të kineastëve.
  • CN-E20-50MM T2.4 L F / FP
    Sensor 5,9 K "Full Frame" në një trup kompakt.
  • CN-E20-50MM T2.4 L F / FP
    Një kamerë praktike 4K Super 35mm Cinema EOS System.
  • CN-E20-50MM T2.4 L F / FP
    Canon 4K Ekran Profesional shfaq një gamë të gjerë ngjyrash dhe High Dynamic Range për transmetim dhe prodhim filmi.
  • Regjistroni interesin tuaj për Canon CN-E20-50MM T2.4 L F / FP

    Plotësoni formularin e shkurtër më poshtë për të kërkuar që një specialist i produkteve nga Canon të kontaktojë me ju.