PRINTIMI KRIJUES DHE BLLOQET

Krijoni fotoalbumin tuaj të personalizuar të familjes

Ndiqni udhëzuesin tonë hap pas hapi dhe përpiloni një fotoalbum plot me kujtime të çmuara.
Një printer Canon PIXMA në një tryezë me gërshërë, shirit të argjendtë dhe foto përreth.

Ruajtja e raporteve nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot. Në kohë kur jemi gjithnjë e më larg nga familja dhe shoqëria jonë, vlerësimi i çdo momenti që ndajmë me njerëzit tanë të dashur është thelbësor. Albumi i familjes ka qenë një nga elementet kryesore të çdo shtëpie dhe ia vlen të risillet në jetë. Ndaj, në vend që ta blini, përse të mos i kushtoni kohë për të krijuar koleksionin tuaj të personalizuar të kujtimeve që pasqyron më së miri si është familja juaj?

Blloqet janë një formë ideale krijimtarie për të bërë dhe personalizuar fotoalbume me elemente dekorative vizuale. Me një sërë shabllonesh që ofrohen në programin Creative Park dhe në faqen e internetit, dhe falë teknologjive inteligjente të ndërtuara në gamën e printerëve PIXMA me valë nga Canon, si dhe funksionet praktike të programit SELPHY Photo Layout, që funksionon me gamën SELPHY nga Canon, mund të ngrini studion tuaj personale krijuese.

Hidhini një sy këtij udhëzuesi për një orientim hap pas hapi se si të krijoni fotoalbumin tuaj me porosi.

Një printer Canon PIXMA dhe një SELPHY QX10 në një tryezë me foto të printuara dhe materiale punëdoreje.

Përgatisni gjithçka që ju duhet për këtë detyrë dhe bëjeni aktivitet zbavitës me familjen.

1. Zgjidhni elementet tuaja dekorative

Një foto e një vajze dhe djali në plazh, me gjyshërit. Nën të dhe përreth ka letra me motive të ndryshme dhe një lule punëdore, të gjitha me nuanca rozë.

Zgjidhni nga dhjetëra dekorime për bllokun në faqen e internetit ose programin Creative Park për ta bërë albumin tuaj të veçantë.

Faqja e internetit e Creative Park ofron një larmi të gjerë elementesh dizajni që mund të përdorni për bllokun tuaj, duke përfshirë motive të prera, komplete blloku, korniza origjinale fotosh etj.

Mund dhe të shkarkoni programin praktik Creative Park nga App Store ose Google Play. Gjithçka që ju duhet është një Canon ID dhe një printer i mbështetur nga Canon. Shabllonet që ofrohen në program organizohen në kategori të ndryshme. Dizajni praktik ju mundëson gjetjen e shpejtë të seksionit që kërkoni.

Ne kemi përdorur letra me motive për brendësinë e albumit, por ka shumë të tjera për të zgjedhur nga Creative Park. Shtoni një efekt 3D me lule ose gjeni një ngjitëse tjetër që përputhet me tematikën e faqes dhe printojeni duke përdorur printerin PIXMA. Ne rekomandojmë Matte Photo Paper për të gjitha pjesët dekorative të albumit.

2. Krijoni faqet e brendshme

Printim SELPHY Square QX10 dhe foto e një familjeje me biçikleta. Në tryezë ka fletë të ndryshme me motive me ngjyra dhe foto të madhësive të ndryshme të së njëjtës familje.

Lëreni imagjinatën të lirë me Creative Park dhe programin SELPHY Photo Layout, dhe zgjidhni fotot dhe elementet e dizajnit për të krijuar albumin tuaj të personalizuar.

Printojini fotot në madhësi të ndryshme për të shtuar një farë larmie në album. Fotoletra Canon për printerët PIXMA vjen në një larmi të gjerë madhësish dhe sipërfaqesh. Nëse zgjidhni të printoni në printerin tuaj SELPHY, përdorni programin SELPHY Photo Layout dhe krijoni kolazhe nga foto me formate të ndryshme kuadri.

Fotot tona janë printuar duke përdorur printerin Canon SELPHY Square QX10 dhe SELPHY CP1300. Mund të shtoni elemente krijuese në fotot tuaja, si p.sh. pulla, filtra, bordura, shkrime dhe mbishtresa, me anë të programit SELPHY Photo Layout. Për më tej, shpina vetëngjitëse e printimeve në SELPHY Square QX10 e bën të lehtë t'i ngjisni në bllok pa bërë rrëmujë.

Pasi t'i printoni të gjitha, thjesht prisni dhe ngjisni elementet e ndryshme, duke i shtresuar sipas udhëzimeve të shabllonit apo dizajnit që keni në mendje.

3. Krijoni kapakun e albumit

Faqe fotoalbumi-bllok rozë dhe kapak i gjelbër me foto dhe dekorime.

Shtoni korniza dhe pulla në programin SELPHY Photo Layout dhe printojini fotot në printerin Canon SELPHY CP1300 ose SELPHY Square QX10.

Tani jemi në pjesën e bërjes vetë të udhëzuesit: krijimit të kapakut për albumin e punëdores.

Kemi zgjedhur shabllonin "Beginner's Kit (Family)" në faqen e internetit të Creative Park dhe e kemi printuar duke përdorur printerin Canon PIXMA TS5350a Series. Kemi përdorur karton fleksibël (p.sh. kuti drithërash) dhe karton të fortë (p.sh. kuti këpucësh, pako) për të krijuar bazën e kapakut të albumit duke përdorur një thikë letre dhe vinovil/ngjitëse.

Mund të përdorni shumë gjëra që keni nëpër shtëpi, si p.sh. tel dhe shirita ose diçka që përkon me tematikën e albumit, për të krijuar elemente dekorative. Vendosini në shtresa dhe ngjitini mbi letrën me motive për të përfunduar krijimin.

4. Krijoni fotoalbumin tuaj të personalizuar

Faqe albumi rozë me një tubet ngjitëseje përsipër.

Mund të krijoni shumë albume të vogla, secilin me tematikë të ndryshme.

Gjithçka që mbetet është t'i bëni faqet bashkë me kapakun për të krijuar albumin tuaj që e keni punuar vetë me dorë. Dhe s'ka më të lehtë se kaq! Thjesht palosni njërën palë përgjatë secilës prej faqeve dhe ngjiteni nga brenda shpinës së kapakut nga sa më majtas të jetë e mundur.

Tani mund t'i shikoni kujtimet e çmuara ose t'ua jepni albumin familjarëve dhe shoqërisë për okazione të ndryshme. Është dhurata ideale për Ditën e Nënave, Ditën e Gjyshërve ose për ditëlindje.

Nëse doni të përmirësoni aftësitë fotografike t në familje, hidhuni një sy këshillave nga përfaqësuesja e nderit e Canon, Helen Bartlett.

Për më shumë frymëzim, kontrolloni faqen tonë në Pinterest dhe ndajini krijimet tuaja me ne duke përdorur etiketën #MadeWithPixma.


Shkruar nga Claire Kaleta dhe Agi Wojcik

Produktet e lidhura

  • Printerë për shtëpi

    PIXMA TS5350a Series

    Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a"
  • Printerë për shtëpi

    SELPHY SQUARE QX10

    Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
  • Printerë për shtëpi

    SELPHY CP1500

    Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.
  • Printerë për shtëpi

    SELPHY CP1300

    Elegant dhe portativ për printime të bukura pa tela dhe fotografi dokumentesh identifikimi nga kamerat dhe pajisjet inteligjente të përputhshme.
  • Printer Inkjet

    Matte Photo Paper MP-101

    Letra Fotografike Mat prodhon fotografi, grafikë dhe tekst me cilësi të lartë, me një mbështjellëse mat. Gjithashtu e përshtatshme për përdorimet më kreative, të tilla si kartolina, pankarta dhe artin e letrës.
  • Artikuj të ngjashëm

  • PRINTIMI

    Printerët më të mirë për punëdore

    Nga projektet familjare deri te ato profesionale, Canon-i ka printerin e përkryer për ju.

  • PRINTIM KRIJUES

    Viti im i parë në printim

    Fotografja e portreteve, Jemella Ukaegbu, tregon këshillat e saj më të mira për të shkrepur dhe ruajtur vitin e parë të fëmijës suaj.

  • BAZAT

    Fotografime për printime

    Shtatë këshilla kryesore për fotografimin e kujtimeve që doni t’i ruani duke i printuar.

  • PRINTIM KRIJUES

    Krijoni librin tuaj me tregime

    Lëreni imagjinatën të lirë në një libër tregimesh të punuar me dorë duke përdorur Canon SELPHY CP1500.