A hand holding a smartphone displaying the Creative Park app. Canon printer paper and Creative Park templates and designs are arranged on the table.

PRINTIMI DHE PUNËDORET

Pesë gjëra që duhet të dini për aplikacionin Creative Park

Aplikacioni Creative Park ju ofron orë të tëra argëtimi e frymëzimi, cilado qoftë mosha apo aftësia juaj për punëdore. Me një larmi të gjerë projektesh të ofruara punëdoreje, duke përfshirë mënyra argëtuese për të personalizuar gjërat, modele për t'u bërë e deri dhe lojëra për të gëzuar, do të gjeni diçka që mund ta bëni në rehatinë e shtëpisë suaj, qoftë vetëm apo me familjen e shoqërinë. Aplikacioni Creative Park është mënyra e thjeshtë për të hapur e printuar ide frymëzuese drejtpërdrejt nga celulari. Ofrohet për iOS dhe Android, në një larmi gjuhësh. Për të filluar, thjesht shkarkoni aplikacioni nga App Store ose Google Play. Ja pesë nga gjërat tona të preferuara që mund të mos i dini për aplikacionin Creative Park dhe disa këshilla për të filluar.

1. Është falas dhe i thjeshtë për t'u përdorur

 A personalised card on the paper tray of a Canon printer.
Aplikacioni Creative Park është falas për t'u përdorur – ju duhet vetëm një Canon ID dhe një printer i mbështetur Canon .

Aplikacioni Creative Park është tërësisht falas! Thjesht shkarkojeni në pajisjen tuaj inteligjente. Herën e parë që e hapni, aplikacioni duhet t'ju shpjerë automatikisht në faqen e internetit për të përfunduar procesin e thjeshtë të regjistrimit të Canon ID ose mund dhe të regjistroheni (apo të identifikoheni nëse keni Canon ID nga më parë) duke kaluar te skeda e menysë djathtas lart dhe duke shtypur "Confirm/Create Canon ID".
Për të printuar nga aplikacioni Creative Park do t'ju duhet të lidhni një printer të mbështetur boje Canon PIXMA – kontrolloni listën e modeleve të mbështetura të printerëve*. Për të lidhur printerin, kaloni te skeda e menysë së djathtë dhe shkoni te "Add Printer" nën opsionet "Settings".

2. Gjetja e frymëzimit është e lehtë

Artikujt e lidhur
A child sat at a table with an adult creating colourful papercrafts using a Canon printer.

PRINTIMI DHE PUNËDORET

Zbuloni qindra projekte punëdoreje falas e përplot argëtim

Nga shfaqjet me kukulla deri te lojërat e tryezës, mjetet mësimore e deri te labirintet që kërkojnë përqendrim, mund të përdorni gamën e punëdoreve të letrës "Creative Park" për t'i mbajtur fëmijët të angazhuar e të argëtuar.

Easy-PhotoPrint Editor app

KËSHILLA PRINTIMI

Programi Easy-PhotoPrint Editor

Mësoni si të zotëroni aplikacionin argëtues e intuitiv "Canon Easy-PhotoPrint Editor".

A tablet displaying the Creative Park app sits on botanical themed paper, next to custom invitations and colourful bunting.

PRINTIMI DHE PUNËDORET

Printojeni festën me aplikacionin Creative Park

Sillini në jetë planet e festës me dekorime e aksesorë që mund t'i printoni në shtëpi me anë të aplikacionit Creative Park.

A smartphone displaying the Creative Park app surrounded by Canon printer paper, Creative Park designs and crafting tools.
Qoftë nëse doni të bëni dekorime festive, të krijoni kartolina me urime personale apo lojëra për të gjithë familjen, Creative Park ka projektin për ju.

Creative Park ka gjithçka nga arti në letër dhe dizajnet e personalizueshme të kartolinave deri te dekorimet e festës dhe modelet 3D. Cilido qoftë aktiviteti i punëdores apo shablloni tematik që dëshironi të përdorni, aplikacioni Creative Park është i thjeshtë për t'u shfletuar. Menyja kryesore e faqes së parë është e ndarë në katër seksione kryesore – "Top", "Featured", "Category" dhe "New". Temat sezonale që preferohen për momentin do të promovohen në seksionin "Featured" dhe përditësimet do të shfaqen gjithnjë në seksionin "New". Nëse kërkoni diçka konkrete atëherë seksioni "Category" grupon të gjitha shabllonet në nënkategori, të cilat mund të hapen pak hapa larg. Ruani çfarëdo shablloni të dëshironi duke prekur yllin për ta shtuar te lista juaj "Favourites".

3. Ka një larmi të gjerë punimesh

A Creative Park template emerging from a Canon printer.
Bota është në dorën tuaj me një larmi të gjerë projektesh punëdoreje në Creative Park, duke përfshirë modelet 3D dhe shumëçka tjetër.

Printoni e bëni një familje pinguinësh origami, personalizoni një set letre të stilizuar me flamingo ose madje printoni dhe stampa hekurosjeje me motive kaktusi për bluza interesante. Shfletoni nëpër aplikacionin Creative Park dhe do të gjeni mjaftueshëm për t'ju mbajtur të argëtuar për orë të tëra. Për çfarëdo aktiviteti punëdoreje si p.sh. kukulla origami, ju rekomandojmë të përdorni letrën MP-101 nga Canon, një palë gërshërë të mprehta dhe ngjitëse të fortë letre. Për fëmijët e prindërit ka një seksion "Kids" që mund ta gjeni në menynë "Category" me aktivitete nga grafikët me ngjitëse, posterat me numra e letra e deri te printimi e krijimi automjeteve, kafshëve dhe ushqimeve në 3D. Mundësitë janë të pafundme me aplikacionin Creative Park dhe mund të frymëzoheni pavarësisht moshës dhe interesave tuaja.

4. Mund të personalizoni thuajse gjithçka

A hand holding a smartphone displaying the Creative Park app. A personalised card is on the table.
Bëni kartolina dhe dhurata të personalizuara duke iu shtuar thjesht tekstin dhe figurat nga pajisja juaj inteligjente.

Një nga të mirat e aplikacionit Creative Park është aftësia për të personalizuar thuajse të gjitha shabllonet dhe për t'i bërë ato unike për ju. Pasi të keni hapur shabllonin e zgjedhur, prekni skedën "Edit" dhe do të nisë të shkarkohet. Pasi të ketë mbaruar së shkarkuari mund të shtoni tekstin apo figurat tuaja nga pajisja inteligjente duke prekur skedat +. Në vijim është thjesht çështje personalizimi të shabllonit derisa të arrini diçka me të cilën të jeni të kënaqur. Mund dhe të zmadhoni e të zvogëloni pamjen e shabllonit dhe të përdorni funksionin e dorës për të shfletuar me lehtësi rrotull.

4. Mund të personalizoni thuajse gjithçka

A personalised card created with the Creative Park app next to a Canon printer.
Personalizoni dizajnet, shtoni tekstin dhe figurat tuaja dhe printoni drejtpërdrejt nga pajisja juaj inteligjente në printerin tuaj të mbështetur Canon – gjithçka bëhet më së lehti nga aplikacioni Creative Park.

Aplikacioni Creative Park nuk është vetëm instiktiv dhe i lehtë për t'u shfletuar, por dhe ju mundëson ta shtoni në figura e dizajne drejtpërdrejt nga pajisja juaj inteligjente. Pasi të jeni të kënaqur me rezultatin e dizajnit, thjesht prekni "Print" drejt e në aplikacion dhe lërjani printerit Canon PIXMA t'i bëjë të tjerat. Nëse doni të ktheheni për të bërë më shumë me një shabllon në një datë të mëvonshme, thjesht prekni "Save" dhe shablloni do t'ju ruhet në menynë "Your Items".

Tani që e dini si funksionon aplikacioni Creative Park, s'ka kush ju ndalon! Përfshihuni, jini krijues dhe nisjani nga punëdorja menjëherë me një tufë letra dhe printerin tuaj me bojë Canon. Shkarkoni aplikacionin dhe filloni që sot!

Shkruar nga Claire Gillo

* Nëse printeri juaj nuk mbështetet, kontrolloni faqen e internetit të Creative Park.

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat