PowerShot ZOOM është një stil krejt i ri kamere nga Canon që përmbledh një objektiv të gjatë e të fuqishëm në një trup të vogël, duke ju ofruar mënyra të reja për t'i sjellë subjektet tuaja të preferuara shumë më afër dhe për të kapur më shumë detaje sesa shumë prej celularëve në qarkullim.
Me zmadhimin e shkallëzuar prej 100mm, 400mm dhe 800mm¹ në një trup jo më të madh se mausi i kompjuterit, PowerShot ZOOM ofron një përvojë unike shkrepjeje. Ka madhësinë e dorë dhe ju rri më mirë në dorë se telefoni, por ama mund të shkrepë foto të pasura, të detajuara dhe filmime në Full HD të subjekteve që janë larg. Me mundësitë fantastike të lidhjes me Wi-Fi dhe Bluetooth, karikimin praktik mes USB-C, stabilizimin e fuqishëm të figurës dhe një shkrepje mbresëlënëse konstante në 10fps, është ideale për shkrepjen e argëtimit në familje, aktivitetet sportive dhe gjallesat e kopshteve, me funksion “Full Auto” pa kokëçarje.