ARTIKULLI

Jepini lamtumirën nxjerrjes jashtë të punëve grafike: Krijoni posterë, banderola dhe fletushka për biznesin tuaj me këta 4 hapa të thjeshtë

Keni printer Canon? Nisni që sot me krijimet në PosterArtist, programi falas dhe i thjeshtë për punime grafike

Qoftë broshurë me shkëlqim për shitje, fletushka për hapje restoranti apo poster informativ nga një ofrues shërbimesh shëndetësore, printimi luan rol të madh në strategjitë e komunikimit për shumë sektorë. Në fakt, studimet e fundit pohojnë se sektori i shitjeve, prodhimit, shëndetësor dhe publik shpenzojnë që të gjithë 50% të buxhetit të tyre të komunikimit te printimet1, dhe as të tjerët nuk është se mbeten shumë mbrapa.

Por krijimi i materialeve të printuara të marketingut me impakt të lartë mund të jetë i shtrenjtë, sidomos duke qenë se 95% e kompanive i nxjerrin jashtë nevojat e tyre të marketingut të printuar drejt ofruesve të specializuar të këtij shërbimi. Rëndom kjo ndodh pasi kërkojnë cilësi profesionale dhe nuk kanë burimet e nevojshme të brendshme për t'a arritur këtëj.

Nuk është vetëm printimi përfundimtar që duhet menduar; pa një ekip grafik të aftë të brendshëm bizneset shpesh vendosin ta nënkontraktojnë të gjithë procesin e tyre të dizajn-produksionit. Ndërsa nënkontraktimi mund të ofrojë buxhete të përshkallëzueshme, organizatat që kërkojnë të prodhojnë shpejt materiale çasti mund të përballen me pengesa për afatet dhe kostot e prodhimit.

Duke qenë se buxhetet e marketingut janë më të ngushta se kurrë më parë, organizatat janë nën trysni të vazhdueshme të ulin kostot, por falë zgjidhjeve të reja në treg, si p.sh. PosterArtist, bizneseve nuk do t'u duhet të bëjnë kompromise te printimi. Organizatat me një pajisje Canon do të kenë tani mjete më të mira për të dizajnuar dhe prodhuar materiale marketingu brenda kompanisë, për rastet kur kostot nuk e justifikojnë nxjerrjen jashtë.

Çfarë është PosterArtist?

PosterArtist është një mjet dizajni dhe printimi me bazë interneti nga Canon, e cila e thjeshton për këdo dizajnin e materialeve të marketingut në vetëm pak minuta. Është projektuar për t'i lejuar cilitdo përdoruesi – me ose pa aftësi dizajni – që t'i prodhojë materialet shpejt, lehtë dhe në standard të lartë.

Nëse jeni profesionist që ju mungon koha, programi ju lejon të krijoni materiale nga zero, por ju jep resurset për të kursyer kohë dhe për t'i sjellë idetë tuaja në jetë. Aksesi i hapur në një sërë arkivash fotografikë, mes të cilëve Pixabay, Unsplash dhe Pexels, bën që imazhet tuaja ta promovojnë më së miri biznesin tuaj. Ndërkaq mund t'i personalizoni fontet, ngjyrat dhe teksturat për të shprehur stilin e markës suaj dhe për të tërhequr vëmendjen e klientëve tuaj.

Jo të gjithë e shikojnë veten si grafist të lindur dhe as kanë vizion të përcaktuar se çfarë dëshirojnë të arrijnë. Ndaj dhe PosterArtist ofron gjithashtu qindra shabllone të gatshme prej të cilave mund të zgjidhni, të organizuara sipas sektorit për t'ju ndihmuar të gjeni opsionet e gatshme më të përshtatshme. Shabllonet mund të personalizohen lehtësisht dhe të përshtaten sipas zbatimit tuaj.

Si të krijoni një poster

Hapi 1: Zgjidhni një shabllon ose nisni punën nga zero

PosterArtist është një program me bazë interneti, që do të thotë se nuk ka nevojë për instalim, thjesht shkoni te faqja e internetit dhe hapni programin. Caktoni një fjalëkalim për të hapur një llogari dhe për të filluar.

Do t'ju shfaqet ekrani kryesor me ikonat që paraqesin programe të ndryshme nga të cilat mund të zgjidhni, duke përfshirë një poster, banderolë, meny, kalendar dhe fletushkë. Zgjidhni artikullin që dëshironi të krijoni. Në vijim mund të kaloni më tej te fushat e biznesit, si p.sh. shitje, ushqime dhe pije, shkollë e arsim, dhe tematika si p.sh. për aktivitete. Në pjesën e tretë do të gjeni miniatura të shablloneve të parangarkuara prej nga mund të zgjidhni.

PosterArtist article 1

Ose zgjidhni një shabllon ekzistues nga grupi i opsioneve ose shkoni tek ekrani kryesor për të zgjedhur "Create new".

Hapi 2: Personalizoni sfondin, fontet dhe ngjyrat

Nëse keni zgjedhur një shabllon të paracaktuar, do të keni tani opsionin për të modifikuar elemente individuale të dizajnit. Filloni duke marrë parasysh sfondin. Opsionet me shabllone do t'ju japin sfondin bazë, por mund të ndryshoni ngjyrën ose ta hiqni nëse preferoni. Mund dhe të zgjidhni përdorimin e funksionit të formave për të vendosur forma sipas zgjedhjes – t'i zgjeroni, sistemoni dhe ngjyrosni këto në shabllonin apo fushën bosh për të krijuar sfondin tuaj.

Në vijim kini parasysh tekstin. Ose modifikojeni tekstin e shabllonit sipas nevojave tuaja ose vendosni shprehjet dhe informacionin tuaj kyç që dëshironi të përcillni nëse keni nisur gjithçka nga zero. Në vijim modifikoni fontin, rendin, pozicionin dhe ngjyrën e tekstit.

Dëshironi të shtoni një efekt luksi? Zgjidhni funksionin "Gold/Silver Texture" për të krijuar përshtypjen e një sfondi të teksturuar metalik në kuadratet e tekstit dhe në stema.

Nëse dëshironi njëfarë ndihme me sistemimin e përzgjedhjes suaj të tekstit dhe të imazheve, mund të përdorni funksionin inteligjent "Auto Design". Thjesht zgjidhni kategorinë e posterit tuaj, zgjidhni imazhet dhe vendosni titujt, dhe programi do t'ju ofrojë ide të dobishme se si ta përmirësoni dizajnin.

PosterArtist article image 3

PosterArtist është projektuar për të mbështetur të gjithë printerët e Canon. Kjo do të thotë se mund të shfrytëzoni funksionet specifike të pajisjes suaj, për shembull duke shtuar ngjyra spotesh "Fluorescent Pink" me imagePROGRAF GP Series.

PosterArtist article image 5

Hapi 3: Zgjedhja e imazheve

Nëse përdorni një shabllon të parangarkuar, disa imazhe përfshihen paraprakisht, por mund t'i ndërroni me lehtësi. Mund të importoni imazhe drejtpërdrejt, duke ju mundësuar të ngarkoni foto që i keni bërë vetë. Nëse i keni të ruajtura imazhet dhe stemat, do t'i shikoni në fushën "File", gati për t'i shtuar në dizajnin tuaj.

Përndryshe, hapni arkivat e imazheve për të shfletuar mes mijëra imazhesh të mundshme dhe fotografive që mund të bëjnë punë në dizajnin tuaj. Imazhet janë të gjitha të modifikueshme; mund t'u ndryshoni përmasat, t'i ripoziciononi, përshkallëzoni dhe t'u shtoni efekte, si p.sh. hedhje hijeje apo korniza.

PosterArtist article image 6

Hapi 4: Printimi

PosterArtist mbështet printerë nga e gjithë gama e Canon, ndaj qoftë nëse përdorni PIXMA në shtëpi, imageRUNNER ADVANCE a i-SENSYS në zyrë, ose imagePRESS a imagePROGRAF në studion e printimit profesional, mund të jeni të sigurt se printimi që do të nxirrni do të përkojë me atë që shikoni në ekranin e kompjuterit. Thjesht klikoni butonin "Proceed to Print" dhe shikoni teksa dizajni juaj bëhet realitet.

Dëshironi më shumë mbështetje se si ta përdorni PosterArtist? Shikoni videon hap pas hapi këtu.

Kërkoni informacione

  1. Canon Insight Report, krijim vlere për klientët. 2020