Kamera DSLR

Canon EOS 7D Mark II

AF dhe shpejtësi shkrehjeje e gjeneratës së re. Sensor 20,2 Megapiksel. 10 kps. Trup i fortë prej aliazhi magnezi.

Përfitimet

  • Kapni momentet fluturuese, pavarësisht sa i shpejtë është aksioni

  • Imazhe me cilësi ekspozite të cilat do të ishit krenar t'i tregonit

  • I përshtatshëm dhe i personalizueshëm, për mënyrën si ju pëlqen të punoni

  • Eksploroni nivele të reja të kreativitetit në kamera

  • Vëreni imagjinatën tuaj në ekranin e madh, me regjistrimin e flimave kinematografikë

Veçoritë e detajuara

  • Kapni momentin që dëshironi, pavarësisht sa i shpejtë është aksioni.

    Shkrepni tufa imazhesh deri në 10 kuadro në sekondë, me autofokus të plotë dhe auto ekspozim. Manovrimi i shpejtë do të thotë se mund të kapni të qindtën e sekondës të momentit që po ndiqni, dhe një zbutës i bollshëm ju lejon të shkrepni pa rënie në performancë.

  • Për raste kur mprehtësia kritike ka shumë rëndësi

    Duke përdorur teknologjinë e bazuar në kamerat profesionale seria EOS-1 të Canon, EOS 7D Mark II ndjek objektet që lëvizin në kuadro, duke rregulluar vazhdimisht fokusin për rezultate të mprehta. Reagimi i ndjekjes mund të rregullohet sipas situatave të ndryshme të shkrepjes, kështu do të jeni gjithmonë nën kontroll.

  • Ndjekja e fokusit nbdërsa shkrepni filma

    EOS 7D Mark II mund të fokusojë vazhdimisht kur regjistroni filma falë Dual Pixel CMOS AF duke e mbajtur subjektin të mprehtë ndërsa lëviz. Shpejtësia e fokusimit mund të vendoset për reagim të shpejtë, ose për efekte më të ngadalta të tipit me tërheqje fokusi.

  • Kapni momentin

    EOS 7D Mark II përdor procesorë imazhi Dual “DIGIC 6” për të ofruar një performancë të shpejtë. Koha minimale e vonesës gjatë shkrepjes do të thotë që mund të kapni momente që fluturojnë me saktësi të madhe kohe.

  • Printime me cilësi ekspozite, sido që të jetë moti

    Nga fotografia e botës të egër deri në fotografinë e garave me motorë apo në rrugë, një sensor i ri 20.2 megapiksel ofron rezultatet të cilat do të ishit krenar t'i shikonit në mur. Edhe në ndriçim të dobët EOS 7D Mark II siguron fotografi dhe klipe videosh që janë plot me detaje. Sistemi AF i kamerës mund të fokusohet saktë edhe nën dritën e hënës.

  • Provoni imazhet të ekspozuara mirë direkt nga kamera.

    Duke e ndarë kuadron në 252 zona individuale, EOS 7D Mark II zgjedh parametrat më të përshtatshme të ekspozimit çdo herë që e ngrini kamerën te syri. Zbulimi infrared ofron saktësi në kushte ndriçimi të vështira, dhe zbulimi i flakërimit siguron qëndrueshmëri nga poza në pozë nën dritë artificiale.

  • Një kamera vetëm për ju

    Si do ta përdorni kamerën tuaj EOS 7D Mark II? Konfiguroni kontrollet e shkrepjes, sistemin e fokusimit dhe një sërë kontrollesh të tjera personale në mënyrën që ju pëlqejnë. Edhe pamori 100% i kamerës mund të personalizohet me ekranin e tij elektronik në kohë reale.

  • Shkoni kudo. Shkrepni çdo gjë.

    Një trupi i izoluar kundër motit është ndërtuar për të qenë rezistent ndaj goditjeve dhe gërvishtjeve. GPS i integruar etiketon secilin imazh me vendndodhjen tuaj dhe drejtimin e busullës, në këtë mënyrë mund t'i etiketoni figurat sipas vendndodhjes dhe të ri-ndiqni hapat tuaj nga kompjuteri juaj në shtëpi.

  • Lëreni kreativitetin tuaj të shfaqet

    Sillni në jetë vizionin tuaj fotografik. Veçoritë si HDR dhe shkrepja me ekspozim të shumëfishtë realizojnë vizionin tuaj kreativ direkt nga kamera. Një kohëmatës i integruar regjistron imazhet në kohë të caktuara përpara, perfekte për të regjistruar një skenë që ndryshon ngadalë ose për të shkrepur një film me afat kohor.

  • Për filma që janë po aq kreativë sa fotografitë

    Kreativiteti juaj nuk ka pse të ndalojë vetëm me fotografitë Përdoreni EOS 7D Mark II për të aplikuar talentet tuaj anë filma, shkrepjen e projekteve filmike të stilit kinematografik të botës rreth jush. Kontrolli i plotë manual mbi parametrat e ekspozimit, audio dhe një sërë veçorish të tjera do të thonë se gjithmonë do të jeni në gjendje të krijoni pamjen dhe ndjesinë që dëshironi.

  • Veçori të avancuara të bërjes të filmave

    Çoni projektet tuaja filmike në nivelin tjetër me veçoritë standarde. Provoni shkrepjen e sekuencave të ngadalta Full HD në 60fps, dhe merrni kontrolloni e audios me prizat e mikrofonit dhe kufjeve.

Specifikimet

  • CMOS 20,2 megapiksel

  • iTR AF

  • 10 kuadro/sekondë

  • Vetëfokusim 65-pikësh i gjithi i tipit kryq

  • Dual Pixel CMOS AF

  • Sensor matjeje 150k + IR

  • Filma mahnitës 1080p

  • Filma mahnitës 1080p

  • Etiketoni imazhet tuaja me të dhënat e vendndodhjes

  • Ekspozime të shumta

  • Ekran Clear View II LCD

  • Intelligent Viewfinder II

  • Sistemi EOS

Lente & Blice

  • Objektiva për DSLR

    EF 70-300mm f/4-5.6L IS USM

    Një lente me zmadhim e serisë L e kategorisë profesionale që është kompakte për udhëtime, ideale për aksionin, faunën e egër dhe sportet.
  • Objektiva për DSLR

    EF 70-200mm f/4L IS USM

    Një lente premium e serisë L me zmadhim konstant f/4 me Stabilizuesin e imazhit, ideale për fotografinë me kamerën në duar dhe sporte.
  • Objektiva për DSLR

    EF 70-200mm f/2.8L IS II USM

    Një lente profesionale e serisë L me zmadhim telefoto mesatar me një Stabilizues të fuqishëm të imazhit dhe hapjen e diafragmës f/2.8.
  • Objektiva për DSLR

    EF 50mm f/1.4 USM

    Një lente USM me hapje të diafragmës f/1.4 dhe me rendiment të lartë për fotografinë e përgjithshme, në kushte me dritë të dobët dhe në portrete.
  • Objektiva për DSLR

    EF-S 17-55mm f/2.8 IS USM

    Cilësi superiore figure në zmadhim
  • Objektiva për DSLR

    EF-S 10-22mm f/3.5-4.5 USM

    Një lente USM me zmadhim me kënd ultra të gjerë dhe me rendiment të lartë, me një hapje të diafragmës f/3.5-4.5 që është e shkëlqyer për peizazhe.
  • Objektiva për DSLR

    EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM

    Një lente STM me zmadhim, ultra e gjerë, me kosto të pranueshme dhe me Stabilizuesin e imazhit, ideale për peizazhe, udhëtime dhe video.
  • Objektiva për DSLR

    EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS STM

    Një lentë zmadhimi me shumë qëllime 18-135mm me teknologjinë STM. STM ofron fokusim të shtruar e të qetë për filma, ndërsa Dynamic Image Stabilizer redukton dridhjet në filmime.
  • Objektiva për DSLR

    EF-S 24mm f/2.8 STM

    Një lente STM fikse, kompakte dhe me kosto të pranueshme me një hapje të diafragmës f/2.8, ideale për udhëtime dhe fotografinë e rrugës.
  • Objektiva për DSLR

    EF-S 15-85mm f/3.5-5.6 IS USM

    Një lente USM me zmadhim me rendiment të lartë për përdorim të përgjithshëm, me Stabilizuesin e imazhit, ideale për udhëtime.
  • EF 100mm f/2.8 Macro USM

    Një lente makro me kuadër të plotë dhe rendiment të lartë me hapjen e diafragmës f/2.8, e shkëlqyer po ashtu për portrete.
  • EF 100mm f/2.8 Macro USM

    Një lente makro me kuadër të plotë dhe rendiment të lartë me hapjen e diafragmës f/2.8, e shkëlqyer po ashtu për portrete.