PRINTIM KRIJUES

Shprehuni përmes Canon Zoemini S2

Zbuloni se si kërcimtarët, Max Kion dhe Dottz Brown, festojnë çastet e bukura të jetës dhe mos humbni asnjë hap me minifotoprinterin 2-në-1 nga Canon.
Një djalë dhe vajë shikojnë të gëzuar një mur me një koleksion minifotosh përsipër. Gruaja po mban një Canon Zoemini S2.

Ku ju shpie ritmi i jetës suaj? Qoftë nëse kërceni në rrugë apo nëse dilni jashtë qytetit, shkrepni e printoni historitë tuaja unike teksa eksploroni botën me Canon Zoemini S2. Ky fotoprinter 2-në-1 në madhësi xhepi është projektuar për përdorim me aplikacionin Canon Mini Print dhe u mundëson krijuesve të përmbajtjeve të shkrepin e printojnë së bashku në një pajisje të vetme.

Falë kamerës praktike 8MP, teknologjisë ZINK™ dhe mundësisë për të ruajtur foto në kartë Micro SD për më vonë, Canon Zoemini S2 është mjeti ideal për krijimtarët që mezi presin të shprehin vetveten në moment, ashtu siç e kuptuan dhe kërcimtarët Max Kion dhe Dottz Brown kur e morën kamerën-printer të çastit me vete për një stërvitje në ambientet e magazinës.

Kërcimi në rrugë

Një djalë me flokë të gjatë shkrep një autoportret të vetes dhe një shoqeje duke përdorur Canon Zoemini S2.

Kërcimtarët, Max Kion dhe Dottz Brown, e pritën më emocion daljen në fotografimin krijues energjik me Canon Zoemini S2. Dyshja ishte mes të parëve që e provuan dhe që konstatuan se ishte mjeti optimal për krijime në lëvizje.

Lindur në Amsterdam, rritur në Barcelonë dhe tani me banim në Londër, DJ dhe trajnere e mirëqenies Max Kion përdor kërcimin si një formë krijimtarie për veten – diçka me të cilën filloi të merrej më seriozisht gjatë ndalimqarkullimit në Britani gjatë pandemisë së COVID-19.

"Më ka pëlqyer gjithnjë muzika dhe kërcimi, por nuk isha marrë kurrë seriozisht me to deri në ndalimqarkullimin që sapo kaluam në Britani," - thotë Max. "Atëherë ishte që fillova të ulem, të ushtrohem e të mësoj gjëra, dhe që kuptova se sa shumë më pëlqente. Kjo ishte forma me të cilën shprehja krijimtarinë time, sidomos me muzikën house – nuk mund të mos jesh e gëzuar kur e kërcen si muzikë. Është thjesht mënyra ime për të ruajtur mendjen, në thelb."

Përveç pjesëmarrjes në video muzikore për producentët e muzikës house, Max është edhe pjesë e një grupi kërcimtarësh shuffle që mblidhen në pika të ndryshme të Londrës me një palë bokse dhe një DJ.

"Ritmet janë aq këndellëse dhe të njësuara saqë në thelb bëhet një komunitet i madh dhe aty është ku karikoj bateritë e mia çdo javë," - thotë Max për grupin e saj të kërcimit shuffle të dielave.

Kërcimtari dhe arkitekt nga Londra juglindore, Dottz Brown, është gjithashtu pjesë e grupit dhe nisi të kërcente para 13 vitesh me shoqërinë.

"Konkretisht fillova të kërcej kur isha 15 vjeç, pak a shumë me lindjen e YouTube," - shpjegon Dottz. "Më pas kur mbusha 18 vjeç motra më mori për ditëlindje një kamerë Canon kur mbarova shkollën si dhuratë për diplomimin. Fillova kështu të bëj videot e mia në YouTube thjesht si një vend për t'u relaksuar e për të provuar diçka. Çdo gjashtë muaj bëheshim bashkë me një grup shokësh në sheshin Trafalgar në Londër dhe i tregonim njëri-tjetrit lëvizje, ushtroheshim dhe bënim video. Në thelb mikrobin e mor kur isha i ri dhe nuk ndalova kurrë."

3 modalitete kamere për shprehje momenti

Tre fotoprinterë Canon Zoemini S2 me ngjyra të ndryshme në një tryezë druri të rrethuar nga miniprintimet e dy të rinjve që gëzojnë.

Canon Zoemini S2 vjen me pasqyrë të integruar dhe unazë drite për të përmirësuar shkrepjen e autoportreteve dhe ofrohet në tri ngjyra: të bardhë, të artë trëndafili dhe bajuke. "Më pëlqyen ngjyrat e ndryshme," - thotë Max, - "dhe ishte shumë i lehtë në përdorim." Nëse thjesht dëshironi të printoni imazhet ekzistuese, përse të mos provoni dhe pjesën tjetër të gamës së printerëve të çastit, duke përfshirë Canon Zoemini.

Një burrë me pantallona bezhë dhe bluza me ngjyra vendos një fotoprinter Canon Zoemini S2 në xhep.

"Është e lëmuar dhe e rrumbullakosur me buzë të buta që ta mbash në xhep pa kapur gjëra," - thotë Dottz për Canon Zoemini S2, që ka dhe një funksion praktik karte Micro SD përmes të cilit mund të ruani imazhet tuaja të preferuara për më vonë nëse ndodh t'ju ketë mbaruar letra, apo nëse doni t'i ndani në rrjetet sociale.

Me padurimin për t'i kthyer çastet në kujtime, Dottz dhe Max e morën Canon Zoemini S2 për një xhiro në një magazinë të zbrazur. Me konstruktin elegant 2-në-1 dhe peshën e lehtë, dyshja vuri re se kishte mundësinë ta vinte krijimtarinë në jetë teksa ndodhte.

"Ishte thuajse si projekt artistik," - thotë Dottz. "Thjesht po zbaviteshim duke i ardhur rrotull ndërtesës, duke shkrepur poza dhe në thelb duke eksperimentuar. Shkrepëm një sërë autoportretesh dhe pastaj i formuam në kolazh në mur duke përdorur printime individuale për të nxjerrë një foto më të madhe të një sërë të voglash."

Përveç modalitetit "Selfie", Canon Zoemini S2 ka dy modalitete të tjera si kamerë: "Outdoor" dhe "Portrait", me opsionin për të modifikuar dhe shtuar filtra dhe bordura në kamerë, duke përdorur butonat "Effects" dhe "Frames", përpara printimit. Përpara shkrepjes së pozës, përdoruesit mund dhe të kontrollojnë nëse imazhet janë në fokus duke përdorur pamjen direkte në aplikacionin Canon Mini Print. Modaliteti "Outdoor" punon pa blic, "Portrait" me "Auto Flash" dhe "Selfie" me "Ring Light".

Një Canon Zoemini S2 dhe një album në një tryezë, duke shfaqur foto të një të riu dhe vajza që bëjë grimasa dhe argëtohen.

"Ëndrra ime më e madhe ka qenë gjithnjë të vallëzoj në skenën e festivalit me energjinë e turmës," - thotë Max, e cila ka lëvizur në Londër dy vjet më parë për t'u bërë aktore filmash përpara se ta kuptonte se nuk ishte për të.

Një person duke shkrepur një foto në një Canon Zoemini S2 të një muri që përmban shumë foto të vogla të dy të rinjve që zbaviten.

"Profesionin tim me kohë të plotë e kam në arkitekturë dhe jam kualifikuar deri në gjysmë vitin e kaluar," - thotë Dottz. "Në kohën time të lirë merrem me kërcim thjesht për të zbavitje dhe bëj pak meditim."

Dottz ka përdorur dhe më parë kamera çasti dhe i duken si një mjet për të ndihmuar krijimtarët që jenë të pranishëm në çast. "Kamerat e çastit të vendosin në një mendësi të çuditshme ku poza duhet të jetë e arritur. Nuk do të shpërdorosh filmin, apo në rastin e kësaj letrën, gjë që i rrit dhe vlerën e momentin në vend që ta ulte," - thotë ai. "Të fokuson mendjen, por dhe ta bën kujtimin më të rëndësishëm pasi të duhet të jesh më i pranishëm. Nuk është thjesht shkrepje, nxjerr 60 poza dhe zgjedh më të mirën. Më e mira këtu është e vetmja. Duhet të jetë e arrirë."

Personalizoni imazhet tuaja

Një djalë me flokë të gjatë qëndron në një karrige duke përdorur celularin për të printuar një imazh në Canon Zoemini S2.

"Kur kërcej në rrugë dhe njerëzit ndalojnë, ata fillojnë menjëherë të buzëqeshin, pavarësisht se çfarë po ndodh me ditën e tyre," - thotë Dottz, ku shfaqet këtu duke printuar një imazh me Canon Zoemini S2. "Është shfaqje energjie pozitive."

Një imazh i një djali dhe vajze që buzëqeshin krijuar nga një sërë imazhe më të vogla në një mur të kaltër-hirtë.

Dottz dhe Max krijuan printime të kuadratuara për t'i paraqitur së bashku në mur, që është dhe një nga mënyrat për të qenë krijues me printimin.

Duke e lidhur Canon Zoemini S2 me telefonin, Max kishte mundësinë t'i modifikonte fotot e saj përpara printimit duke përdorur aplikacionin Canon Mini Print që shkarkohet falas – dhe vuri re se ideja e ndërthurjes së digjitales me printimin i dha vërtet frymëzim. Mund dhe t'i modifikosh imazhet në kamerë nëse preferon dhe t'i personalizosh sipas stilit tënd.

"Canon Zoemini S2 ishte shumë e lehtë në përdorim dhe aplikacioni është shumë i thjeshtë në orientim. Është një estetikë me pamje vërtet të pastër," - thotë Max. "Shtimi i efekteve të ndryshme ishte diçka që më pëlqeu shumë dhe mund ta personalizosh vërtet foton dhe thuajse ta bësh direkt album duke i shtuar tekst, ngjitëse dhe filtra, që mendova se ishte vërtet interesante.

"Shumicën e kohës shikon njerëz që shkrepin foto të printimeve të çastit dhe pastaj i vendosin në Instagram. Mendoj se është ide vërtet e mirë ta përdorësh Canon Zoemini S2 edhe digjitalisht dhe fizikisht. Më pëlqen ky fleksibilitet."

Shkundeni procesin tuaj krijues

Një tryezë me një album me faqe të zeza, një fletore të kaltër dhe një fotoprinter të bardhë Canon Zoemini S2 sipër.

" Canon Zoemini S2 është si t'i printosh e ndash fizikisht me shoqërinë përreth imazhet e Instagram, që është shumë interesante," - pohon Dottz.

Për krijues të apasionuar albumesh si Max, Canon Zoemini S2 është dhe një mjet i goditur për t'i dhënë një dorë identiteti personal faqeve të albumit.

"Është shumë e mirë sidomos për krijim albumesh," - thotë Max. "Më pëlqen të krijoj albume sepse është një formë meditimi për mua. Ndonjëherë e kam motivim me ngjyra, ndonjëherë me gjëra që kam mbledhur gjatë ditës. Herë të tjera thjesht shtoj një tufë ngjitësesh dhe vizatoj. Mund ta përfytyroj fare mirë veten teksa përdor këtë për të mbushur albumin tim ose për kujtime që thjesht dua t'i vendos në mur."

Për Dottz, Canon Zoemini S2 ia rroku imagjinatën me ide të reje dhe krijuese për videot dhe ngjitëset e tij, pasi mund të ngarkohet me 10 fletë ZINK™ Photo Paper vetëngjitëse.

"Thjesht të shton një aspekt krijimtarie," - thotë Dottz, që ka dhe një llogari në Instagram që e përdor si bllokun e vet digjital të skicave. "Menjëherë më vijnë në mendje disa efekte vizuale që përpiqem t'i realizoj në videot e mia. Për shembull, nëse do të më duhet të nxirrja një foto, ta printoja dhe ta nxirrja para kamerës, ajo foto do të bëhej kuadri i parë për videon time të radhës. Thjesht duket si një mjet argëtues.

"Me letrën ngjitëse mund të krijosh një foto rrethore ku i vendos një efekt vizatimor vetes," - vijon ai. "Shto një rreth të bardhë apo të zi përreth, e printon rrethin dhe e vendos në kapelë, atlete ose nga mbrapa kapakut të telefonit."

Sido që zgjedh t'i personalizosh imazhet, mund t'i kthesh çastet në kujtime dhe t'i ndash me shokët falë Canon Zoemini S2 – shkrepni ritmin e jetës.

Shkruar nga Lorna Dockerill

Produktet e lidhura

  • Printerë për shtëpi

    Canon Zoemini 2

    Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2.
  • Kamera-printerë çasti dhe xhepi

    Canon Zoemini S2

    Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte.

Artikuj të ngjashëm