A man, shot from the shoulders down, stands by a lake holding a Canon PowerShot G5 X Mark II in his hand.

FOTOGRAFIA E UDHËTIMEVE

I vogël dhe me formë ideale: zbuloni përse "Canon PowerShot G5 X Mark II" është bashkudhëtari juaj ideal

Fotografi i aksionit dhe i stilit të jetës, James North, e ka ngritur karrierën rreth udhëtimit anembanë botës duke shkrepur poza aventure në shpejtësi marramendëse, kështu që e rroku menjëherë rastin të vizitonte alpet austriake për t'i shkrepur lëndinat e gjelbra, liqenet e kthjellëta dhe majat e mbuluara nga dëbora.
James dëshironte të udhëtonte lehtshëm, ndaj dhe e la në shtëpi DSLR e tij të zakonshme – Canon EOS 5D Mark IV – për kamerën e re dhe të avancuar kompakte Canon PowerShot G5 X Mark II. Austria doli të ishte vendi ideal për të provuar aftësitë e kamerës së re. "Ishte joshëse dhe gjelbërim," pohon ai. "Dielli ishte vërtet i fortë, por ndërsa ngjiteshe më lart kishte ende dëborë në vende të ndryshme. Kishte një paletë mahnitëse ngjyrash dhe nuanca e relieve interesante në peizazh – kishte diçka të re për të shkrepur kudo nga hidhje sytë."
James, nga Londra, i cili rreshton mes klientëve të tij dhe markën "Vans" të skejtbordëve dhe i cili është bashkëdrejtues i "The Reason Snowboard Magazine" – e vuri modelin superportativ Canon PowerShot G5 X Mark II në sprovë, duke eksperimentuar me cilësimet e ndryshme që ofron. Me objektivin cilësor e këndgjerë me zmadhim 5-fish, inkuadruesin elektronik lëvizës (EVF) dhe një sensor 20,1-megapikselësh CMOS të tipit 1.0 e shumë të tjerash, kamera ofron specifikime shumë më të avancuara se çfarë mund të prisnit të gjenit në modele të tilla me objektiv të fiksuar. Këtu James ndan këshillat e stilet e tij për t'ia shfrytëzuar më së miri shumicën e funksioneve.

1. Aktivizoni modalitetin makro për poza të qarta nga afër

Përvishjuni punës duke nxjerrë në pah detajet dhe relievin e imët të gjërave që hasni në udhëtimet tuaja. Krijuar për të nxjerrë në pah subjekte me poza afërsie, modaliteti makro është ideal për shkrepjen e luleve dhe të insekteve, ndërsa EVF lëvizëse në Canon PowerShot G5 X Mark II e bën shumë më të lehtë të nxirrni pikën e duhur të fokusimit. James arriti rezultatet më të mira duke e mbajtur kamerën rreth 20 cm nga subjekti, duke shkrepur poza afërsie të qarta e me reliev të drynave në një urë në Insbruk dhe tërfil plot ngjyra në një fushë.
"Nxjerr detaje mahnitëse për sende të vogla që do të ishin shumë shumë të vogla për shumicën e objektivave," thotë James. "Mund të shpenzosh deri në mijëra euro për objektiva makro në DSLR, kështu që të kesh një funksion makroje në kamerat kompakte është thjesht mahnitëse."

2. Shfrytëzoni modalitetin e panoramës në hapësira të lira

Qoftë nëse jeni duke kundruar brezat e fushave të mbjella, brigjet e dhëmbëzuara apo peizazhin e shndritshëm të qyteteve, modaliteti panoramik i Canon PowerShot G5 X Mark II është ideal për poza skenike të pamjeve të gjera e gjithëpërfshirëse që hasni në udhëtimet tuaja. Kamera i bashkon vetiu pamjet gjatë lëvizjes suaj panoramike, pa asnjë turbullim. James e përdori këtë për të shkrepur majat që rrokin retë e Austrisë dhe i përshkroi rezultatet si "të njëtrajtshme".
Objektivi i zmadhimit 5-fish të cilësisë së lartë jep rezultate të jashtëzakonshme në çfarëdo gjatësie fokale dhe James iu duk veçanërisht efikase në shkrepjen me kënd të gjerë.

3. Mbështetuni mbi HDR kur gjeni ndriçimin e duhur

Artikujt e lidhur
A casually dressed woman, with a backpack and a Canon EOS RP camera over one shoulder, looks out to sea at a sunset.

UDHËTIME

10 këshilla për fotografi më të mirë në udhëtime

10 mënyra për të shkrepur foto udhëtimi me më shumë impakt, duke përfshirë cilësimet më të mira të kamerës për foto të pushimeve dhe për të realizuar foto të pazakonta.

Two people skateboard down a city street at night, colourful lights from buildings reflecting in the wet road surface.

UDHËTIME

Si të bëni maksimumin e aparatit tuaj në një pushim qyteti

11 këshilla dhe truket për t'ju ndihmuar të kapni shpirtin e xhunglës urbane.

canon-get-inspired-best-camera-travel-photography-related3-185x94

FOTOGRAFIA E TERRENIT

Si i fotografon peizazhet malore Munroe Moonwalker

Nga fotografitë makro plot ngjyra e deri te majat e mjegulluara të maleve, ja se si e përdor Alan Rowan kamerën Canon SX740 HS për të realizuar fotografinë e përsosur të natyrës.

James u impresionua nga modaliteti i rrezes së lartë dinamike (HDR), i cili shkrep të njëjtën skenë me ekspozime të ndryshme dhe i kombinon këto së bashku për të përftuar elementet më të mira të secilës – detajet e pasura në hije dhe dritë të pjesëve të theksuara – pa e lënë foton të duket si e shpëlarë apo e errët.
James arriti rezultate optimale në modalitetin HDR kur pjesët e theksuara dhe të ato të zbehura ishin në vlerat më ekstreme. "Modaliteti HDR bën që kamera të mund t'i ekspozojë këto siç duhet, duke krijuar një kompozit me një pozë të vetme," shpjegon ai.

4. Anojeni ekranin për të provuar kënde të ndryshme

Canon PowerShot G5 X Mark II vjen me ekran anues 180-gradësh LCD, ideal për shkrepje në kënde të ulëta ose për autoportrete. "Është vërtet gjë e mirë të kesh një ekran që anohet kështu," thotë James. "Mund të shkosh sa lart poshtë dhe të jesh krijues me këndet, por në çdo rast shikon ende qartë se çfarë po bën." James rastisi shpesh ta anonte ekranin LCD dhe të kalonte tek OLED EVF lëvizëse kur i duhej të përqendrohej tek krijimtaria.
Aftësitë e ekranit me prekje të Canon PowerShot G5 X Mark II ju bëjnë të mundur rregullimit të gjitha komandave, si p.sh. aperturës, shpejtësisë së shkrehësit dhe ISO, me një mënyrë të shpejtë e intuitive. "Nëse provoni të shkrepni një kompozim interesant apo një atraksion me emër nga një kënd i pazakontë dhe kamera duket dhe vetë në pozicion të çuditshëm, është më e lehtë të përdorësh ekranin LCD se sa rrotullat e komandimit," shpjegon James.

5. Filmoni në 4K për fleksibilitet në postproduksion

Videot 4K ofrojnë katërfishin e rezolucionit 1080p Full HD, në 3840×2160 pikselë. Kjo do të thotë se mund të shkrepni detaje marramendëse thuajse të prekshme me 4K në krahasim me videot "Full HD" dhe pa prerje – ideale për shkrepjen e ndonjë shqiponje që ngrihet në ajër apo shokun tuaj që zhytet në ujërat e kristalta të një liqeni. Filmimi në 4K ju jep gjithashtu mundësinë të zmadhoni, panoramizoni e prisni me fleksibilitet filmimet tuaja deri në 200% dhe t'ia dilni të realizoni filma në rezolucion "Full HD".
James filmoi disa skena me skejtbord në Canon PowerShot G5 X Mark II për të kontrolluar cilësinë. "Cilësimi i filmave ishte vërtet më i mirë se ç'pritej," thotë ai. "Unë ndenja mbrapa në makinë, duke filmuar asistentin tim që zbriste rrugën dhe fokusi gjurmues funksiononi vërtet mirë. Më bëri përshtypje se si dukej filmimi jashtë kamere - ishte i mirëbalancuar për sa i përket gradacionit."

6. Mos u druani të eksperimentoni

Pajisjet janë thelbësore, por shkrepja e fotove fantastike të botës që eksploroni është gjithashtu çështje aftësie dhe krijimtarie. "Fotografia natyrisht ka të bëjë me përdorimin e syrit dhe të kamerës si mjete pune," thotë James. "Çdo kamere që zë me dorë duhet t'i qasesh po njëlloj, qoftë kur je duke shkrepur foto me telefon, qoftë kur je me DSLR. Thjesht i përshtatesh mënyrës si përdoret sipas funksioneve që ofron secila."
Pra cili është verdikti i James për Canon PowerShot G5 X Mark II? "Vërtet nuk kërkon dot më shumë se kaq në një kamerë kompakte," thotë ai. "Është vërtet e mirë për entuziastët – e madje vërtet për këdo që dëshiron të zhvillojë aftësitë në fotografi, ndërsa luan dhe me komanda krijuese."


Shkruar nga Loren Cotter

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat