Two people skateboard down a city street at night, lights from buildings reflecting in the wet road surface.

FOTOGRAFIA URBANE

11 këshilla për fotografinë gjatë një ndalese në një qytet

Një ndalesë në një qytet është një mundësi e shkëlqyer për të praktikuar aftësitë tuaja të fotografisë. Me rrugët plot lëvizje, pikat turistike të mrekullueshme dhe origjinalitetin kulturor që ndryshon nga një qytet në tjetrin, një fotograf entuziast mund të realizojë fotografi unike dhe mahnitëse që askush tjetër nuk i ka vënë re më parë, si dhe të fitojë disa njohuri praktike të vlefshme në zhanret e fotografisë së rrugës, arkitekturës dhe udhëtimit. Këtu janë këshillat dhe sugjerimet kryesore për t'ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga të gjitha mundësitë për fotografi gjatë pushimeve tuaja urbane.

1. Udhëtoni lirshëm

A girl wearing a leather jacket and skirt gets a compact camera out of her handbag.

Ecja në këmbë është mënyra më e mirë për të njohur një qytet, por kjo do të thotë po ashtu se duhet të udhëtoni me minimumin e pajisjeve tuaja. Është më mirë që merrni disa artikuj bazë që mund t'i mbani në një çantë të lehtë për kamerën, për shembull:

  • Një kamerë kompakte, për shembull Canon PowerShot SX740 HS
  • Bateri rezervë
  • Karta memorie rezervë dhe të formatuara
  • Një pajisje celulare, për të ndarë fotografitë me të tjerët kur jeni në lëvizje
  • Një pecetë për lenten
Dhe, e fundit, sigurohuni që keni një palë këpucë të rehatshme dhe një shishe uji në çantë, pasi ka mundësi të qëndroni për disa orë në këmbë.

2. Tregoni zgjuarsi në kërkimet tuaja

Pak kërkime për imazhet para udhëtimit tuaja do t'ju tregojnë pikat më të njohura të qytetit për fotografinë dhe do t'ju japin një ide për zonat që mund të eksplorohen ende nga çdo turist me një kamerë, duke ju dhënë mundësinë të bëni fotografitë tuaja unike.

Para se të niseni, kërkoni në faqet e ndarjes së fotografive për të parë se cilat vende janë më të njohura dhe cilat të papërfillura. Është një ide e mirë të siguroheni se e dini me saktësi si do të jetë moti dhe drita në kohën e vizitës suaj, që të mund t'i planifikoni si duhet gjërat. 

Për t'ju ndihmuar me kërkimet tuaja, pse nuk shikoni nëse qyteti ku do të shkoni është në seksionin Historitë e qyteteve në aplikacionin Canon Photo Companion? Frymëzohuni nga galeritë e imazheve të mrekullueshme nga fotografë me eksperiencë nga e gjithë bota, të shoqëruara me këshilla, rrëfime për udhëtimet, një vendndodhje në hartë dhe detajet për parametrat e regjistrimit që kanë përdorur në çdo fotografi. Me mbi 15 qytete për të zgjedhur, ky është një burim i lehtë informacionesh për ju para dhe gjatë udhëtimit.

3. Kapni të papriturat

Artikull i lidhur
dskjjfkldsjfkjds

AKSION

Si të regjistroni aksionin spektakolar të disiplinës parkour

Zbuloni se si të regjistroni historitë tuaja të aksionit urban me këshillat nga Samo Vidic.

canon-get-inspired-city-break-related-sidebar-2-185x94

NË TERREN

Si i fotografon peizazhet malore Munroe Moonwalker

Nga fotografitë makro plot ngjyra e deri te majat e mjegulluara të maleve, ja se si e përdor Alan Rowan kamerën Canon PowerShot SX740 HS për të realizuar fotografinë e përsosur të natyrës.

A person walks through a wide white and black tunnel with a purple light.

Ndërkohë që mund të jetë emocionuese të fotografoni pika të famshme si Kulla Eifel në Paris ose Koloseu në Romë, shumë fotografë mendojnë se fotografitë e tyre më unike dhe më të jashtëzakonshme i realizojnë kur dalin në ato pjesë të një qyteti që nuk janë itineraret e zakonshme të turistëve. 

Në lagjet ku jetojnë njerëzit mund të eksploroni shpirtin e qytetit në kafe, në tregje, në parqe dhe nëpër rrugica. Kërkoni piktura murale dhe tabela të pazakonta, automjete të veçanta dhe njerëzit që ndërveprojnë me njëri-tjetrin ndërkohë që vazhdojnë jetën e tyre të përditshme. Përpiquni të humbni pak - kjo është një mënyrë e garantuar për t'u siguruar që do të ktheheni nga udhëtimi juaj me imazhe që njerëzit nuk i kanë parë më parë!

4. Lërini modalitetet e kamerës t'ju ndihmojnë

Nëse kamera juaj ofron modalitete ose parametra të veçantë, shfrytëzojini sa më shumë për të realizuar fotografitë më të mira të mundshme. Shumica e modeleve Canon PowerShot kanë modalitetet e skenave që do ta optimizojnë kamerën për të kapur lëvizjet konstante në një qytet. 

Modaliteti i sporteve, për shembull, do të rritë vlerën ISO dhe do të mbajë të lartë shpejtësinë e obturatorit që të mund t'i ngrini lëvizjet në një skenë plot gjallëri. Opsionet e skenës (SCN) mund t'i gjeni në rrotëzën e modalitetit në pjesën e sipërme të kamerës.

5. Provoni ndjesinë e vërtetë të një qyteti

A man leans over some railings to take a picture. Below him is a canal with canal boats moored up.

Për të provuar shijen e vërtetë të një qyteti, shikoni njerëzit e tij. Fotografitë spontane të qytetarëve mund të sjellin imazhe vërtet tërheqëse. Për të realizuar skena vërtet spontane, është shumë e rëndësishme shpejtësia; kjo është arsyeja pse është e dobishme të regjistroni me një kamerë kompakte me një zmadhim vërtet të mirë që mund ta përdorni për të kapur me shpejtësi momentin. Si alternativë, nëse dëshironi të provoni një metodë më të kujdesshme dhe të keni më shumë kontroll, shikoni për një subjekt interesant, kërkoni leje dhe provoni veten në portretet e rrugës.

6. Stabilizimi i imazhit është kryesor

Ka mundësi të regjistroni me kamerën në duar për pjesën më të madhe të pushimeve tuaja në qytet dhe mund të jetë e vështirë të realizoni fotografi të qarta në katedrale, në rrugë të errëta dhe skena të tjera ku drita është më e zbehtë. Për këtë arsye është e rëndësishme që të siguroheni që kamera juaj të ketë një stabilizim të mirë të imazhit (IS). 

Kamera Canon PowerShot G7 X Mark II është e pajisur me një stabilizues optik dhe të fuqishëm të imazhit me 4 ndalesa, i cili ju lejon të siguroni imazhe të qarta me kamerën në duar, edhe kur e zmadhoni subjektin.

7. Bëhuni krijues me turbullimin e lëvizjes

Red brick buildings have market stalls and food stalls set up in front of them. Many people walk by, most of them blurred.

Pasi të njiheni me parametrat e kamerës për ngrirjen e lëvizjes, mund të bëheni krijues dhe të bëni të kundërtën - të kapni lëvizjen e qytetit që jeton dhe merr frymë me fotografi me një mjegullim krijues. 

Caktoni modalitetin e skenës te zhvendosja (Panning) ose kaloni rrotëzën e modalitetit te prioriteti i obturatorit (Tv) dhe rregulloni obturatorin në 1/30 sekonda, dhe më pas kapni mjegullimin e lëvizjes së turmave dhe trafikut pranë jush. Kontrolloni manualin e kamerës për të shikuar nëse ka modalitete të tjera krijuese që mund t'ju ndihmojnë të bëni fotografi unike dhe me imagjinatë.

8. Afrohuni

Some lizard-shaped sculptures cast shadows on a grey wall.

Një lente zmadhimi është një mënyrë e shkëlqyer për të nxjerrë të fshehtat e paçmuara të vendeve urbane, si motivet abstrakte dhe zbukurimet e imëta të detajuara nëpër ndërtesa. Kamera Canon PowerShot SX740 HS është projektuar për të realizuar një zmadhim optik 40x, ndërkohë që teknologjia ZoomPlus dyfishon në mënyrë dixhitale zmadhimin optik për të realizuar 80x me pak humbje të cilësisë në krahasim me zmadhimet e tjera dixhitale. Kjo do të thotë se mund të kapni detaje të qarta dhe të mprehta në ndërtesa të larta ose në distancë të largët.

9. Fotografoni pavarësisht motit

Moti i keq nuk është justifikim për të qëndruar brenda. Të gjitha format e motit kanë virtytet e tyre. Një imazh i mirë në bardhezi në shi mund të jetë plot atmosferë dhe modaliteti Bardhezi i kamerës mund të shmangë dritën e plogët që mund të vijë në situatat me shi. 

Një ndërtesë që mendoni se duket pa shprehi në mot të kthjellët mund të marrë një shprehje më intriguese ose kërcënuese kur fotografohet nën re të errëta ogurzeza. Nëse dita është me re, drita do të jetë më e përhapur, duke sjellë portrete në tërheqëse të fotografisë së rrugës, sidomos edhe me një shpërthim të blicit të integruar. Si alternativë, shfrytëzoni ngjyrat dhe dritat që pasqyrohen në rrugën e mbuluar nga shiu gjatë natës. Megjithatë, sigurohuni që ta mbroni kamerën nga lagështia dhe pluhuri.

10. Shtoni njerëzit për krahasim

A shot taken from the top of a high building shows a pretty old courtyard with patterned tiled floors and a staircase. On the left and right are yellow and white building fronts.

Instikti i parë kur fotografoni një ndërtesë emblematike ose një urë të gdhendur me mjeshtëri mund të jetë të prisni që të mos ketë kalimtarë në kuadrin tuaj. Por nëse i lejoni njerëzit që shfrytëzojnë arkitekturën urbane që të shfaqen në fotografitë tuaja, kjo do t'i japë shikuesit një ndjesi të shkallës krahasuese dhe mund ta bëjë imazhin më tërheqës - sidomos nëse arkitektura ka përmasa madhështore dhe njerëzit në imazh shfaqen të vegjël. Dhe me përfshirjen e kalimtarëve, ndoshta po kapni diçka më të ngjashme me vizionin e arkitektit - një hapësirë të gjallë që përdoret nga njerëzit në qytet.

11. Ndani fotografitë tuaja kur udhëtoni

Ndarja e fotografive tuaja me shokët dhe familjen i lejon ata të jenë pjesë e aventurave tuaja. Fatmirësisht, kamerat e reja të Canon janë të pajisura me lidhje të integruara, duke bërë të mundur që të regjistroni, të ndani, të printoni dhe të ruani me lehtësi imazhet sapo t'i nxirrni ato. Funksionet Bluetooth® dhe Wi-Fi të kamerës Canon PowerShot SX740 HS dhe Canon EOS M50 lejojnë që kamera t'i dërgojë imazhet, bashkë me vendndodhjen tuaj, te telefoni me aplikacionin Canon Camera Connect që të mund t'i postoni në blogun ose platformën e medias sociale që zgjidhni ju ku mund t'i shijojnë të gjithë shokët, familja dhe ndjekësit tuaj.

Zbuloni fuqinë dhe larminë e gamës 4K të "Canon"

Produktet e lidhura