PRINTIME KRIJUESE

Krijoni një libër stili me Canon Zoemini S2

Të gjithë kanë veshje të neglizhuara – por mbase thjesht nuk kanë gjetur si t'i kombinojnë. Influencuesja e stilit Molly Wójcik tregon se si mund të përdorni kamerën e çastit dhe printerin Canon për të krijuar kombinime të reja veshjesh.
Influencuesja e stilit Molly Wójcik, veshur me një xhaketë vishnje dhe një shall me temina, ngre lart një Canon Zoemini S2 ngjyrë të artë të trëndafiltë për të bërë një autoportret.

Shumica prej nesh veshin vetëm rreth tre të katërtat e veshjeve që kemi.1 Të tjerat qëndrojnë të varura aty, të neglizhuara, duke mbledhur pluhur. Megjithatë, përpara se t'i futni në një qese gati për dyqanin lokal të bamirësisë, mendoni t'u jepni rrobave të paveshura një mundësi të dytë, duke krijuar një libër stili me kombinime.

Influencuesja polake e modës dhe bukurisë Monika Wójcik – e njohur më mirë nga ndjekësit e saj si Molly – ka ngritur një audiencë të fortë 160k në mediat sociale, duke shfaqur zgjedhjet e saja në veshje, që transmetojnë atmosferën e viteve nëntëdhjetë me një risi. "Unë frymëzohem nga estetika e Y2K", shpjegon Molly. "E adhuroj atmosferën e viteve 2000, ndaj shpesh e tregoj atë me paraqitjen time. Stili im i modës dominohet nga nuancat e ndezura, theksi holografik dhe pëlhurat futuristike."

Qasja e saj fluide ndaj modës do të thotë se ajo përballet çdo ditë me një sërë alternativash, ndaj Molly ka krijuar një instrument që e drejton – e ndihmuar nga kamera Canon Zoemini S2 në madhësinë e xhepit dhe printeri i fotove. "Unë e përdor librin e stilit për të kontrolluar shpejt se si do të duken së bashku dy rroba të ndryshme", shpjegon ajo. "Kjo më lejon që t'i zgjedh stilet me lehtësi."

Për të krijuar një libër stili me kombinime, mjafton të ndiqni udhëzuesin hap pas hapi të Molly – dhe të shihni videon e saj në TikTok për të parë si është realizuar gjithçka.

Influencuesja e stilit Molly Wójcik duke mbajtur një Canon Zoemini S2 dhe e veshur me pantallona rozë, një bluzë të bardhë, shall dhe mbrojtëse për veshët nga i ftohti, duke mbajtur një çantë supi të madhe.

Për dikë që është vazhdimisht në lëvizje, Canon Zoemini S2 është ideal – i lehtë por me jetëgjatësi baterie për deri në 25 fotografi. "Ajo që më pëlqen vërtet te Canon Zoemini S2 është modeli i tij portativ, që do të thotë se e kam gjithnjë me vete", tregon me entuziazëm Molly. "Kamera dhe aplikacioni Mini Print janë zbavitës në përdorim dhe më lejojnë të regjistroj çaste në një mënyrë që i përshtatet stilit tim, duke sjellë pak gëzim në jetën e përditshme."

Influencuesja e stilit Molly Wójcik veshur me një pulovër rozë dhe duke pozuar për një autoportret ndërkohë që mban një Canon Zoemini S2.

Paraqitja e Molly ka tërhequr gjithmonë vëmendje dhe media sociale ishte një progresion i natyrshëm. "Për aq sa mund të kujtoj, stili im është dalluar nga turma, ndaj vendosa që t'i paraqitja veshjet e mia aty ku kushdo mund t'i shohë – në internet." Për sa i përket estetikës së saj, më shumë është më mirë: "Unë risjell në jetë elemente emblematike të viteve nëntëdhjetë – shalle me shkëlqim, kostume sporti të kadifenjta, pallto gëzofi dhe rripa me temina. Për makijazhin, zgjedh qerpikë shumëngjyrësh, tone sysh me shkëlqim dhe, sigurisht, shkëlqyes buzësh! Dhe kur bëj thonjtë, shpesh tregoj foto nga viti 2010 si frymëzim."

1. Përgatitni librin e stilit dhe veshjet

Numri i kombinimeve të veshjeve që do të mund të përfshini në librin tuaj të stilit varet nga numri i faqeve që përmban ai. Mund të përdorni një bllok të gatshëm ose të përdorni spango për t'i bashkuar fletët e kartonit ose letrën e trashë. Kur e dini sa faqe keni, mund të filloni të përzgjidhni të njëjtin numër rrobash të sipërme dhe të poshtme.

"Unë i mblodha së bashku veshjet që e dija se do t'i vishja në këtë kohë të vitit", thotë Molly, që ia ka kushtuar librin e saj të stilit sezonit të vjeshtës/dimrit. Si Molly, edhe ju mund të zbuloni se keni rroba të tepërta: "Vura re se sa shumë gjëra në gardërobën time nuk i vesh më", kujton ajo. Kjo gjë e nxiti Molly ta pastronte dollapin e saj – nëse do të bëni të njëjtën gjë, sigurohuni që asgjë të mos përfundojë në landfill. "Do t'ju inkurajoja të mos i flakni rrobat", nxit Molly. "Mund t'ua dhuroni dyqaneve të bamirësisë, t'i vendosni në kazanët e sendeve të përdorura, ose t'i përfshini në një aplikacion për rishitje. Le t'u japim veshjeve një jetë të dytë!"

2. Krijoni aksesorë

Edhe pse Molly preferon rroba me ngjyra dhe stile të ndezura dhe të guximshme, nuk janë gjithmonë rrobat në vetvete që e bëjnë një veshje të funksionojë. "Preferoj modën retro, por ndonjëherë pikas në një dyqan diçka shumë të thjeshtë që më pëlqen, si xhinset klasike ose një bluzë të bardhë", thotë Molly. "Aksesorët janë elementi më i rëndësishëm i stilit individual. Duke i shtuar ato, pamja bëhet "e imja". Shtoni një shall me xixa, një çantë dore shumëngjyrëshe dhe një beretë, kështu edhe një veshje e zakonshme tërheq vëmendjen." Nëse keni ambicie, mund t'i shtoni këto aspekte shtesë në librin e stilit. Provoni t'i prisni printimet e Canon Zoemini S2 dhe t'i vendosni mbi veshjet tuaja për të parë se si e përmirësojnë pamjen.

3. Kapni një pozë

Molly përdori një smartfon për të shkrepur imazhe për librin e saj të stilit, por Canon Zoemini S2 ka një kamerë 8MP me një pasqyrë dhe unazë drite për të vënë në pah më të mirën në pozat tuaja. "Shmangia e dritëhijeve të forta dhe vendosja përballë dritës është thelbësore kur bëni autoportrete", thotë Molly, që ka shkrepur shumë të tilla! Megjithatë, me këtë detyrë specifike është thelbësore që çdo fotografi të përputhet, përndryshe veshjet nuk do të kombinohen në mënyrë efikase kur të kapërceni faqet e librit të stilit për të ndryshuar veshjet e sipërme dhe të poshtme. "Në fillim bëra foto të gjysmës së sipërme të trupit dhe pastaj të pjesës së poshtme", thotë ajo. "Mos harroni të siguroheni që fotot tuaja të shkrepen nga i njëjti kënd dhe që të pozoni në një mënyrë të ngjashme." Nëse po shkrepni autoportrete me Canon Zoemini S2, mund të përdorni opsionin Live View në aplikacionin Canon Mini Print për të kontrolluar pozicionin tuaj.

Dy duar me thonj të lyer me ngjyrë të ndezur që mbajnë të hapur një libër të stilit personal me veshje të prera në gjysmë për të lejuar që pjesa e sipërme dhe e poshtme të ndryshohen në mënyrë të pavarur.

Molly kishte nevojë për një seri fotografish koherente në mënyrë që albumi i saj të funksionojë, por, përgjithësisht, gjatë shkrepjes së autoportreteve ajo sugjeron eksperimentimin me inkuadrime të ndryshme. "Paraqitja e të gjithë veshjes mund të theksojë stilin tuaj, por përqendrimi te detajet si shprehja e fytyrës suaj, aksesorët ose makijazhi mund ta bëjë fotografinë tuaj edhe më të bukur", thotë ajo.

Dy duar që mbajnë të hapur një libër të stilit personal me veshje të prera në gjysmë për të lejuar që pjesa e sipërme dhe e poshtme të ndryshohen në mënyrë të pavarur. Një Canon Zoemini S2 i vendosur mbi një pirg jastëkësh pranë librit.

"Mund të përdorni edhe veshjet që nuk mendoni se do të shkojnë me ndonjë gjë tjetër përveçse me një bluzë të bardhë", thotë Molly. "Mund të habiteni për mirë!"

4. Printoni fotografitë tuaja dhe krijoni albumin

Tani që i fotografuat veshjet tuaja, erdhi momenti për të krijuar! Nëse preferoni ta krijoni librin e stilit në etapa, imazhet do të ruhen në kartën Micro SD të Canon Zoemini S2. Pasi t'i keni zgjedhur fotografitë e mundshme, printojini ato nëpërmjet aplikacionit Canon Mini Print të lehtë për t'u përdorur. "Aplikacioni e bën printimin e fotove një aventurë zbavitëse dhe opsionet e personalizimit shtojnë pak kreativitet", vëren Molly, që përdori edhe ngjitëset për t'i zbukuruar kornizat e fotove të albumit. "Mundësia e zgjedhjes ishte e madhe!

"Mos harroni që të dyja fotot duhet të përputhen në mes të librit", thotë Molly. "I printova të gjitha fotot dhe më pas e mata me saktësi se ku duhet të vendoseshin printimet dhe e preva kartonin. Ky ishte padyshim elementi që kërkonte më shumë kohë, por rezultati përfundimtar ishte i përsosur." Printime me Canon Zoemini S2 në letër fotoje ZINKTM 5x7,6 cm me ngjitëse në pjesën e pasme, në mënyrë që ngjitja e imazheve në librin e stilit të jetë e shpejtë dhe e thjeshtë. "Për sa i përket renditjes së fotove, e imja ishte plotësisht rastësore, por mendoj se më e mira është që printimet të radhiten duke filluar me veshjet që vishni më shpesh."

Ky projekt zgjoi kreativitetin e Molly edhe në mënyra të tjera. "Aktualisht, në apartamentin tim ka shumë foto të shkrepura me Canon Zoemini S2 që qëndrojnë të varura", thotë ajo. "Krijimi i një albumi me fotografitë e miqve të mi, do të jetë një dhuratë e mrekullueshme. Unë preferoj dhuratat e bëra vetë dhe mendoj se miqtë e mi do të mbeten të kënaqur."

Përhapeni frymëzimin e stilit

Libri i stilit i Molly është diçka që ajo do ta ruajë gjatë në të ardhmen. "Në vitet e ardhshme, do të mund të shoh se si ka ndryshuar stili dhe pamja ime e jashtme", thotë ajo. Për Molly, moda nuk është vetëm një mjet i vetëshprehjes, por një formë e lidhjes sociale. "Dua të inkurajoj vetëbesimin duke i frymëzuar të tjerët të eksperimentojnë me modën dhe të zbulojnë stilin e tyre. Për mua, çdo veshje nuk është thjesht veshje, por një histori se kush jam unë dhe se si dua të perceptohem. Moda është më shumë se sa thjesht veshjet."

Dhe tani po jua përcjell juve! Ndaj rrëmbeni Canon Zoemini S2 tuaj, zgjidhni, stiloni, shkrepni dhe shpërndani!

Shkruar nga Rachel Segal Hamilon

Produkte të ngjashme

  • Kamera-printerë çasti dhe xhepi

    Canon Zoemini S2

    Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte.
  • Printerë për shtëpi

    Canon Zoemini 2

    Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2.
  • Printerë për shtëpi

    SELPHY SQUARE QX10

    Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
  • Artikuj të ngjashëm

  • PRINTIME KRIJUESE

    Vizualizoni stilin tuaj të pushimeve

    Thjeshtoni valixhen dhe organizohuni me Canon Zoemini 2.

  • PRINTIM KRIJUES

    Bëhuni krijues me gamën "Canon Zoemini"

    Çlirojeni krijimtarinë kudo që të jeni me anë të një kamere çasti dhe printeri xhepi.

  • FOTOGRAFI PORTRETI

    Përmirësoni autoportretet

    Përdoruesja e TikTok, Nina Collins, shpjegon se si të bëni autoportrete krijuese në shtëpi.

  • PRINTIME KRIJUESE

    Vizualizoni jetën në tabelë

    Përkoni hapësirën tuaj me stilin tuaj me anë të Canon SELPHY Square QX10.