A herd of zebras at a watering hole in Nairobi National Park, Kenya taken by Georgina Goodwin.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Udhëtoni lehtë: fotografojeni natyrën me modelin kompakt "PowerShot SX740 HS"

Një ketër që kacavaret në një degë; një dre që shikon me drojë nga mbrapa pemëve; një gushëkuq që varet nga pjata e ushqimit: fotografia e natyrës kërkon reagime të shpejta dhe mundësinë për t'ju afruar aksionit pa trembur subjektet tuaja. Qoftë nëse keni dalë për shëtitje, jeni ulur në kopsht apo jashtë në terren në safari, modeli në madhësi xhepi Canon PowerShot SX740 HS, me zmadhim optik 40-fish dhe rezolucion 4K mund t'ju shpjerë ngjitur me aksionin që të shkrepni pozën ideale.

Ja pesë arsye përse ky objektiv peshëlehtë e kompakt është ideal për raste kur udhëtoni me pak gjëra me vete.

1. Shkrepni aksionin në distancë me zmadhim 40-fish

Një antilopë afrikane në ultësirën e parkut kombëtar të Nairobit, Kenia. © Georgina Goodwin
Falë zmadhimit të fuqishëm 40-fish optik dhe teknologjisë "ZoomPlus", kjo pozë e antilopës afrikane në Kenia është e qartë dhe në fokus, pavarësisht se është me zmadhues. © Georgina Goodwin

Zmadhimi i fuqishëm optik 40-fish në Canon PowerShot SX740 HS bën që të mos ju duhet t'u afroheni shumë kafshëve me rrezikun për t'i trembur, duke ju ndihmuar kështu të anashkaloni një prej pengesave më të mëdha të fotografisë së natyrës dhe të shkrepni nga distanca. "ZoomFraming Assist" ju ndihmon ta inkuadroni subjektin dhe teknologjia "ZoomPlus" e kamerës e dyfishon elektronikisht zmadhimin optik për të arritur një nivel prej 80-fish.

2. Madhësi xhepi dhe portativ

Nuk keni pse humbisni momente me kamerën kompakte, pasi mund ta merrni kudo me vete – nga pylli në fushë, nga safari në bregdet. Në më pak se 4 cm thellësi, kamera peshëlehtë Canon PowerShot SX740 HS rri mirë në xhep, që ta keni ndoresh sapo t'ju nevojitet, gati për të shkrepur shpendët grabitqarë që vërsulen nga qielli apo dhelprat urbane që fshihen hijeve. Mundësitë janë të pafundme me këtë shoqërues kompakt: mund të shkrepni poza të natyrës së egër në rezolucion të lartë në çdo kohë e çdo vend.

3. Më shumë kënde

Ekrani me kthim për lart LCD i Canon PowerShot SX740 HS ju mundëson shkrepjen e autoportreteve ideale "jashtë në natyrë", sidomos kur e ndërthurni me modalitetin "Self Portrait". Ekrani me anim 180-gradësh është tejet praktik, duke ju mundësuar p.sh. të shkrepni nga lartësia e ijëve pa qenë nevoja të përkuleni dhe të vijoni ta shikoni pamjen që po nxirrni.

4. Ndajini fotot me të tjerët

Një plan nga afër i njërit prej 60 rinoqerontëve në parkun kombëtar të Nairobit me dy zogj Buphagus në shpinë. Poza të tilla janë ideale për t'i ndarë me shoqërinë në rrjetet sociale. © Georgina Goodwin

Nëse ju pëlqen t'i ndani fotot tuaja me shoqërinë e familjen, mundësitë e lidhjes me "Bluetooth" dhe "Wi-Fi" jua lehtësojnë sa s'ka Canon PowerShot SX740 HS me celularin. Thjesht përdorni "Auto Transfer" në aplikacionin "Canon Camera Connect" dhe brenda pak çasteve do t'i transferoni fotot në telefon apo tabletë për t'i postuar në rrjetet sociale apo për t'ua nisur të afërmve tuaj. Edhe nëse shkrepni thjesht për kënaqësinë e vetë aktivitetit, ky funksion është fantastik – duke jua bërë më se të lehtë rezervimin e fotove tuaja të fundit në kompjuter.

Nuk keni pse bëni kompromis me cilësinë e videos kur zgjidhni një model kompakt. Modeli i vogël por punëmadh Canon PowerShot SX740 HS shkrep video fantastike në 4K, duke kapur dhe qimet e ashpra të gëzofit të kafshëve apo vijëzimet e ndërlikuara në puplat e shpendëve. Ky rezolucion i lartë së bashku me stabilizuesin optik të figurës, mundësojnë shkrepje në cilësi të tilla edhe kur jeni duke lëvizur. Keni gjithashtu opsionet për nxjerrjen e pozave nga filmimet më vonë, ose filmimin në modalitet intervali filmik – ideal për shkrepjen e perëndimeve dramatike të diellit.

Shkruar nga Tamzin Wilks

Artikujt e lidhur
A man standing among the trees using the PowerShot ZOOM.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Përfshihuni nga natyra

Fotografi i natyrës, Tolga Aktas, flet për mënyrën si mund t'ju ndihmojë PowerShot ZOOM të fokusoheni te momenti.

A red squirrel looks straight at the camera as it runs across a carpet of dried leaves and fallen petals.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Këshilla për fotografinë e kafshëve të egra

Këshilla dhe teknika për ta shpënë fotografinë tuaj të kafshëve të egra një shkallë më tej si dhe duke e shfrytëzuar më së miri kamerën dhe objektivat tuaj të Canon.

Powerful and fast wildlife photos with the Canon EOS 90D

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Foto të fuqishme dhe të shpejta të natyrës së egër me "Canon EOS 90D"

Në çastet e pabesueshme të natyrës së egër që ndodhin me një të pulitur të syve, fotografit Markus Varesvuo i pëlqeu modeli i shpejtë "Canon EOS 90D". Shikoni rezultatet mbresëlënëse të shkrepjeve të tij.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat