Loja me pasqyrimet mund të arrijë disa rezultate interesante.
Fotografi i natyrës dhe i stileve të jetesës, Jake Baggaley, ka një pasion për aventurën. Si vrapues terrenesh të çrregullta dhe alpinist i apasionuar, ai frymëzohet dhe nga peizazhet e ashpra dhe pamjet dramatike të botës natyrore. "Unë jam rritur në New Forest [në jug të Anglisë] dhe më pëlqente të qëndroja përjashta,” - thotë Jake. "Gjithashtu me ka pëlqyer të merrem me kamerat. Babanë e kam profesor fotografie – teksa rriteshim kemi pasur dhe një dhomë larjeje fotografish në kuzhinë – kështu që këto interesa u bënë shumë natyrshëm bashkë me kalimin e viteve.”
Vrapi në terrene të çrregullta bëri që Jake të njihej me njerëz të rinj duke e ndihmuar dhe të krijonte një drejtim të tijin artistik. "Nuk është se u vura ndonjëherë të bëhesha fotograf natyre dhe shumica e punëve të mia kanë qenë dokumentarë shoqërorë, por ja që kështu nisa të marr punë në fushën e aventurës në natyrë,” - shpjegon ai. Klientët e Jake tanimë përfshijnë “The North Face”, “Another Escape” dhe “Adidas”.
Kur doli një shans për të fotografuar peizazhet e mbuluara me dëborë dhe liqenet e ngrira të Suedisë qendrore mbi ski dhe patina akulli për kompaninë e ekspeditave pa impakt mjedisor “Do The North”, ky ishte projekti i ëndrrave për Jake-un. "Vizituam rajonin e Dalarnës për patinazh dhe parkun kombëtar të Fulufjället për ski në natyrë. Ishte vërtet e veçuar dhe dëshiroja të nxirrja akullin e gjerë dhe peizazhin e largët e të pamatë," - thotë ai.
Një kamerë peshëlehtë ishte thelbësore për këtë, çka e bëri modelin kompakt Canon EOS M6 Mark II, me ekranin e tij anues 180˚, Wi-Fi të integruar, video në 4K dhe sensor 32.5MP APS-C, një shoqërues ideal. Pajisur me objektivin Canon EF-M 32mm f/1.4 STM, ai ofronte një specifikim të fuqishëm në një paketë të vogël portative.
Këtu, Jake demonstron si ta shfrytëzoni më së miri kamerën gjatë aventurave dhe tregon se është e mundur të kapni pamje marramendëse të natyrës pa qenë nevoja të udhëtoni dhe shumë larg shtëpisë.