Objektiva për DSLR

Canon EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM

Një lente STM me zmadhim, ultra e gjerë, me kosto të pranueshme dhe me Stabilizuesin e imazhit, ideale për peizazhe, udhëtime dhe video.

Një lente zmadhimi EF-S me kënd ultra të gjerë që ju lejon të përfshini më shumë në fotografinë tuaj

Kompakte dhe e lehtë, me një model që është ideal për udhëtime, kjo lente zmadhimi me kënd ultra të gjerë përfshin më shumë në kuadrin e saj, duke i rritur efektet në panorama, peizazhe qytetesh dhe të qiejve. Ajo ju lejon po ashtu të kapni pamje të zgjeruara të ambienteve të brendshme dhe të arkitekturës pa pasur nevojë të bëni prapa.


EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM është një lente e shkëlqyer për

  • Çdo ditë

    Regjistroni jetën ashtu si ndodh para syve tuaj, nga rrugët e qytetit e deri te ngjarjet emocionuese.

  • Peizazh

    Fotografoni pamje të gjera kudo ku jeni, nga agimi deri në perëndim. Nga peizazhet kodrinore dhe të detit e deri te peizazhet dhe pikat e veçanta në qytete.

  • Arkitektura

    Zbuloni bukurinë në struktura dhe jepuni jetë monumenteve madhështore dhe peizazheve të zgjeruara të qytetit.

  • Udhëtime

    Fotografia në udhëtime nuk është vetëm për ata që shëtisin botën - dilni dhe zbuloni. Shëtitjet, ditët e pushimit dhe motivimi i momenteve kur ndaloni për pak janë të gjitha kujtime që duhen ruajtur.

Merrni më shumë nga kamera juaj

Lentja EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM ju jep aftësinë të përfshini më shumë në fotografinë tuaj. Shikoni se si lentet e tjera në këtë gamë ju lejojnë të zgjeroni krijimtarinë tuaj.

Krahasimi mes parametrit më të gjerë në një lente të paketës standarde dhe parametrit më të gjerë 10mm në lenten EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM

I butë dhe i qetë

Krijoni video me cilësi të lartë gjatë pushimeve tuaja me teknologjinë STM thuajse në heshtje të plotë. Motori me hapa ju ndihmon të siguroni një fokusim të vazhdueshëm të qetë dhe të qëndrueshëm, që do të thotë se regjistrimi i audios kap vetëm tingujt që ju rrethojnë po zhurmën e motorit të fokusimit.

Canon Camera
Canon Camera

Kur regjistroni video ose fotografi çdo ditë në ndriçim të dobët, teknologjia e Stabilizuesit të imazhit (IS) në lenten EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM është pikërisht ajo që ju duhet për të kompensuar çdo dridhje të vogël të kamerës, duke ju ndihmuar të kapni momentin tuaj që me herën e parë.

Teknologjia kundër flakërimave

Përqendrohuni ta pamja e fotografive tuaja të peizazheve pa u shqetësuar për ndërhyrjet e diellit, falë veshjes Super Spectra Coating. Kjo do të thotë se nuk keni pse të shqetësoheni për rrathë ngjyrash të padëshiruar apo për zona me kontrast të ulët, duke ju lejuar të regjistroni me një lirshmëri më të madhe dhe të përqendroheni më shumë për ta shijuar pamjen tuaj.

Canon Camera

Aksesorët përkatës

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Lens Hood EW-73C

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.

  • Aksesor objektivi

    Lens Cap E-67II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Filtër polarizues rrethor PL-C B 67mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 67mm të fijes të filtrit.
  • Aksesor objektivi

    Filtër mbrojtës objektivi 67mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 67mm.
  • Aksesor objektivi

    Çantë e butë objektivi LP1116

    Protective soft case for selected EF lenses.
  • Aksesor objektivi

    Macrolite Adapter 67

    Lejon që blicet Canon Macro twin lite ose Macro ring lite të përdoren me lente që kanë një diametër filtër-fije prej 67mm.
  • Lente të ngjashme që mund të merrni në konsideratë

    Katër lente alternative me kënd të gjerë të krahasuara me EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM, të zgjedhura nga ekspertët tanë të lenteve.

    Merrni më shumë nga kamera juaj

    Lentja EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM ju jep aftësinë të përfshini më shumë në fotografinë tuaj. Shikoni se si lentet e tjera në këtë gamë ju lejojnë të zgjeroni krijimtarinë tuaj.

    • Afrohuni më shumë

      Merrni lenten që ju afron me aksionin dhe ju lejon të zgjidhni detaje individuale në një skenë të ngarkuar. Një lente që ju lejon të ruani distancën dhe të mos dalloheni. 

      Zbuloni më shumë për lenten EF-S 55-250mm f4-5.6 IS STM

    • Filloni

      Merrni lenten me zmadhim standard që ju lejon të afroheni me objektet në distancë. Një lente e përgjithshme e mirë dhe e shkëlqyer për një seri subjektesh të ndryshme.

      Zbuloni më shumë për lenten EF-S 18-55mm f/3.5-5.6 IS STM

    • Fokusohuni

      Merrni lenten që e mjegullon sfondin ndërkohë që e mban subjektin tuaj jashtëzakonisht të qartë. Një lente që realizon fotografi emocionuese, edhe kur drita fillon të zbehet.

      Mësoni më shumë për
      EF 50mm f/1.8 STM

    • Fokusohuni

      Merrni një lente me cilësi të lartë dhe jashtëzakonisht shumë e lehtë për t'u mbajtur me vete për të dokumentuar eksperiencat tuaja të udhëtimeve dhe në rrugë.


      Zbuloni më shumë për lenten EF-S 24mm f/2.8 STM

    Objektiva këndgjerë

    Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.
    Mësoni më shumë