Canon PowerShot PX

Kompakt Dixhital

Canon PowerShot PX

Dokumentojini automatikisht rastet e rëndësishme në jetën tuaj. Kjo kamerë inteligjente e kompakte kompozon dhe shkrep me zgjuarsi foto e video duke ju lënë të lirë të shijoni momentin.

Ka dalë programi i ri i integruar duke shtuar funksionin e përmirësuar të asistencës në gjurmim, plus një sërë funksionesh të tjera të dobishme. Shkarkim nga faqja e suportit.

Shikojeni PowerShot PX në veprim

Eimear e ka përdorur PowerShot PX me familjen e saj të re. Shikoni si i shkrep fotot dhe videot kamera duke i mundësuar Eimear-ës që edhe ajo të jetë pjesë e skenave.
Canon PowerShot PX

TEKNOLOGJIA

Kapni momentin. Gëzoni momentin

Besojini PowerShot PX për shkrepjen e njerëzve dhe të çasteve të jetës suaj, me kompozim automatik të fotove dhe videove falë objektivit të tij me panoramim-anim, ndërsa ju vazhdoni të jeni dhe vetë pjesë e momenteve.

Canon PowerShot PX

Të gjithë janë në pozë – edhe vetë ju

  • Shkrepur me smartfon

    Kur shkrepni foto të familjes gjithnjë ka diçka që mungon – vetë fotografi. Nëse ky jeni ju, a ka vallë ndonjë mënyrë si të përfshiheni në poza?

  • Shkrepur me PowerShot PX

    Gëzoni kohën me familjen tuaj dhe krijoni imazhe pa fund duke përdorur PowerShot PX, të gjitha automatikisht, duke ju lënë mundësinë të gëzoni momentin.

Dizajn i thjeshtë dhe portativ

PowerShot PX mund të shkojë kudo falë karikimit me USB-C dhe Wi-Fi të integruar që lidhet me pajisjen tuaj inteligjente. Kërkoni më shumë kontroll? Thjesht kërkojeni me zë – pasi vjen me komanda zanore. Thjesht thoni: “Hello Pixie, take a picture”, dhe u bë, pa përdorur fare duart! Katër komanda zanore mbulojnë funksione si p.sh. shkrepjen e videove dhe gjetjen e personave të tjerë për të regjistruar.****

Canon PowerShot PX

Buzëqeshje. Të qeshura. Të gjitha shprehjet e njerëzve tuaj të dashur.

Fotot më të mira nuk janë gjithnjë me buzëqeshje në pozë, ndonëse këto janë gjithnjë të preferuara. PowerShot PX shkrep një larmi të gjerë pamjesh dhe reagimesh të çmuara që përndryshe nuk do t'i kishit shkrepur ndonjëherë.
Canon PowerShot PX

APLIKACIONI

Punon më së miri me aplikacionin për smartfonë.

Lërjani aplikacionit Connect për Mini PTZ Cam t'jua rekomandojë imazhet dhe videot më të mira. Ai bën punën më të rëndë për ju duke shfletuar mes atyre të arrira dhe atyre jo dhe aq të arrira që të mos ju duhet ta bëni manualisht.
Canon PowerShot PX

FUNKSIONI

Përdoreni si kamerë interneti me valë

PowerShot PX punon më së miri edhe si kamerë interneti, duke përdorur Wireless Webcam Utility për Mini PTZ Cam, me lehtësi dhe dobi të mëtejshme.


* Ofrohet vetëm për kompjuterë me Windows 10

Canon PowerShot PX
Photographer looking down view finder

Canon synon të arrijë emetime neto zero të CO2 nga aktivitetet e veta të biznesit deri në vitin 2050

Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.

Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.

Specifikimet

  • Objektiv me panoramim-zmadhim

    Objektivi zmadhues me panoramim 340˚ dhe anim 110˚ 19-57mm (ekuivalent) ndjek aksionin dhe kompozon foto e video fantastike

  • Shkrepni imazhe 11.7-megapikselëshe dhe 60p Full HD

    Për përmbajtje cilësie fantastike që do t'i lakmoni për vite me radhë

  • Wi-Fi i integruar

    Lidhet me çfarëdo rrjeti Wi-Fi të shtëpisë dhe pajisje inteligjente

  • Karikim me USB-C

    Për karikim pa telashe kudo që të ndodheni

  • Njohje e subjekteve

    Jepuni përparësi fytyrave të caktuara

  • Aktivizim me zë

    Për ato çaste kur ju duhet ta kontrolloni me precizion se çfarë duhet shkrepur – ideale për pozat në grup

  • Lidhur me jetën tuaj digjitale

    Wi-Fi dhe Bluetooth® e bëjnë të lehtë lidhjen me smartfonë e tableta. Aplikacioni ynë tregon të gjitha imazhet dhe videot, edhe madje i kategorizon

Canon PowerShot PX
Canon PowerShot PX

Çfarë ka në kuti

Filloni me lehtësi me PowerShot PX. Me gjasë keni tanimë një karikues të pajtueshëm***, ndaj na ndihmoni të bëjmë pjesën tonë për mjedisin.

  • PowerShot PX

  • Kabëll ndërfaqeje

  • Manuali i përdorimit

    * Përfshihet në Essentials Kit (nuk ofrohet për të gjitha rajonet): Ushqyes për korrent dhe karikim dhe kartë 16GB Micro SD.

Artikuj të ngjashëm

Lexoni një artikull se si PowerShot PX ndihmon në shkrepjen e shumë imazheve dhe të videove duke i mundësuar të gjithë familjes t'i gëzojë çastet së bashku.

  • FOTOGRAFIA FAMILJARE

    Shkrepini momentet pa u lodhur

    Shkrepni momentet e ditës me lehtësi me anë të Canon PowerShot PX.

  • FOTOGRAFI PORTRETI

    Fotografia e portreteve në grup

    Katër përfaqësues nderi të Canon ndajnë këshillat e tyre për poza mahnitëse në grup.

  • UDHËZUESI I BLERJEVE

    Udhëzuesi i dhuratave Canon për festa

    Gjeni dhuratat ideale për familjen dhe shoqërinë këtë sezon dhuratash.

  • Produktet e lidhura

    1. * Fjala markë dhe stemat Bluetooth® janë marka të regjistruara tregtare në pronësi të "Bluetooth SIG, Inc." dhe çdo përdorim i këtyre markave nga "Canon Inc." kryhet nën licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës.
    2. ** Kërkon që pajisja inteligjente të jetë e pajisur me Bluetooth të versionit 4.0 (ose më të ri). Kërkon gjithashtu që pajisja inteligjente të ketë sistem operativ iOS 8.4 (e lart) ose Android 5.0 (e lart).
    3. *** Kërkon USB Type-C me karikim të paktën 5V / 1.5A, 9V / 2A për korrent të vazhduar gjatë shkrepjes.
    4. **** Aktivizimi me zë nuk ofrohet për të gjitha gjuhët. Përfshihen 4 komanda zanore me formulim specifik.