Zbuloni pajisjen për regjistrimin e filmave që shpreh më mirë pasionin tuaj për rrëfimin krijues të historive.
Mund të regjistroni filma me një cilësi të mrekullueshme duke përdorur kamerat dhe videokamerat Canon. Ne eksplorojmë përfitimet kryesore të opsioneve të ndryshme që të mund të zgjidhni pajisjen që është ideale për ju.
Pajisje regjistruese të posaçme të-gjitha-në-një për familjet ose profesionistët.
Videokamerat tona kompakte LEGRIA ofrojnë një zgjidhje të-gjitha-në-një për familjet ose ekspertët. Ato janë të projektuara në mënyrë specifike për të regjistruar video dhe përfshijnë veçori si mbajtja me lehtësi, stabilizimi i imazhit për rezultate të buta, ekrane me kënd të ndryshueshëm dhe mikrofonë të integruar me cilësi të lartë.
Për sa kohë duhet të regjistroni? Gama LEGRIA ofron kohë regjistrimi shumë të gjata dhe është zgjedhja juaj më e mirë për regjistrimin e sporteve, teatrove, koncerteve e të tjera. Gamat tona EOS, IXUS dhe PowerShot janë ideale për filmime krijuese me gjatësi të shkurtra.
Kamera EOS me lente të ndërrueshme që ofrojnë kontrollin më të lartë krijues.
Mund të shijoni një kontroll më të madh mbi pamjen e filmave tuaj me një kamerë EOS DSLR ose një nga kamerat tona pa pasqyra vërtet portative falë një larmie të madhe të lenteve të ndërrueshme dhe sensorëve të tyre të mëdhenj me Kuadër të plotë ose APS-C. Zgjidhni lenten e duhur për të përmirësuar thellësinë e vogël të fushës, vërtet të bukur dhe kinematografike.
Kamerat EOS ofrojnë një cilësi superiore të imazheve pavarësisht nëse regjistroni imazhe të palëvizshme ose video. Gjithçka që duhet të bëni është të zgjidhni madhësinë e trupit që ju përshtat më mirë - një kamerë EOS pa pasqyra dhe shumë portative apo një kamerë DSLR EOS me madhësi të plotë me një manovrim të lehtë.
Kamera kompakte me lente me zmadhim fiks që janë të lehta për t'i mbajtur, kudo ku shkoni.
Kamerat kompakte PowerShot SX dhe IXUS nga Canon janë të lehta për t'u përdorur dhe të projektuara për t'u përshtatur lehtë në xhepin ose çantën tuaj - ideale për të regjistruar filma në lëvizje. Dhe shumë veçori që ofrojnë ato që janë të mrekullueshme për imazhet e palëvizshme - si zmadhimet e mëdha - janë të shkëlqyera edhe për filmat.
Kamerat tona të serisë PowerShot G në madhësinë e xhepit me sensorë të tipit 1.0 ose më të mëdhenj ju lejojnë të regjistroni me cilësi premium me një thellësi të vogël të fushës. Kamera PowerShot G7 X Mark II përfshin po ashtu një ekran me palosje lart për regjistrimin me lehtësi nga kënde të ndryshme, duke e bërë atë një opsion të shkëlqyer për blogerët e videove.
Mësoni më shumë për videokamerat e serisë LEGRIA HF-G dhe diferencat mes regjistrimit të filmave në 4K ose HD.
Zbuloni videokamerën e serisë LEGRIA HF-G që reflekton pasionin tuaj për rrëfimin e historive.
Eksploroni diferencën mes videos 4k dhe 1080p për të gjetur më të përshtatshmen për projektet tuaja krijuese.
Një cilësi i bukur i imazhit dhe një rendiment i përparuar. Kamerat DSLR ju lejojnë të eksploroni potencialin tuaj krijues.
Eksploroni gamën e kamerave tona pa pasqyra ose të kamerave që ndërthurin lëvizshmërinë e një kamere kompakte me cilësinë e një DSLR.
Kamerat tona të përparuara janë alternativa e përsosur portative ose një plotësim për kamerat DSLR, me një performancë të jashtëzakonshme dhe krijimtari të pakufi.