PRINTIM KRIJUES

Zbuloni botën e punëdores artistike me Canon Creative Park

Shikoni se si një artist i talentuar përdor printerin Canon PIXMA për të çuar një shabllon të martinit peshkatar të Canon Creative Park në një nivel tjetër.
Një martin peshkatar i bërë me punëdore qëndron në dorën e një personi me bimë dhe piktura të dukshme në sfond.

Janë qindra ide dhe shabllone punëdoreje nga të cilat mund të zgjedhësh në Canon Creative Park, që variojnë nga arkitektura deri te dekori sezonal. Thjesht zgjidhni shabllonin tuaj dhe ndiqni udhëzimet. Por si duhet të veproni nëse dëshironi që të kaloni në një nivel tjetër? Këtu ju vjen në ndihmë artisti dhe ilustruesi Zack Mclaughlin i Paper & Wood.

Prej shumë kohësh, Zack ka një dashuri për natyrën dhe një interes të veçantë për zogjtë, si për t'i parë ata ashtu edhe për t'i fotografuar me Canon EOS 90D. Ai ka krijuar instalacione për dyqane të famshme, muze si dhe për Sir David Attenborough. Vëmendja e Zack për detajet është ajo që e dallon nga të tjerët dhe admirimi i tij për natyrën vihet re në të gjitha krijimet e tij.

Është e përshtatshme që Zack, një admirues i zogjve zgjodhi një martin peshkatar si fokusin e tij për sfidën e punëdores 3D.

Fillimi

Një printer Canon PIXMA qëndron mbi një syprinë pranë një laptopi të hapur, duke printuar një shabllon Canon Creative Park që shfaqet në ekranin e laptopit.

Punëdoret 3D për të rritur mund të jenë sfiduese dhe shpërblyese njëherësh dhe Canon Creative Park është plot me ide punëdoreje me të cilat mund të fiksohesh.

Një burrë përkulet mbi një tryezë, duke përdorur me kujdes një bisturi për të prerë shabllone nga faqe letre në një shtrojë prerjeje.

Punëdorja mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t'u përhumbur në procesin krijues, që nga printimi i shablloneve deri te prerja dhe bashkimi i tyre. "Përfshihen fare lehtësisht dhe disa orë më vonë e kuptoj që jam i uritur ose i etur – përhumbesh në të", thotë Zack. "Gjithmonë mbaj radion ndezur ose dëgjoj një libër elektronik me fantazi. Jam tërësisht një person entuziast për këtë."

Hapi i parë i çdo procesi krijues duhet të jetë vrojtimi dhe përgatitja. Zack kishte pikasur dhe fotografuar disa martinë peshkatarë në kënetat e zonës. "Më pëlqen të dal dhe të fotografoj natyrën veçanërisht herët në mëngjeset e qeta, duke pasur atë momentin e qetësisë", thotë Zack. "Dua ta marr atë ndjesi brenda."

Së bashku me imazhet e veta, Zack shpesh studion libra dhe vizatime në internet për t'u përgatitur për krijimin. Pasi zgjodhi shabllonin e tij për martinin peshkatar në Canon Creative Park – që ofrohet si një aplikacion për smartfon dhe faqe interneti – ai e printoi atë dhe imazhet e tjera për frymëzim me printerin Canon PIXMA TS5350a Series.

Për t'u siguruar që mori printimin e përsosur, me ngjyrat dhe skicat e duhura, Zack ndoqi një proces të shpejtë dhe të thjeshtë për mirëmbajtjen e printerit te"Cilësimet", duke kryer të gjitha kontrollet e nevojshme. Ai gjithashtu e kaloi modalitetin te "Cilësia më e mirë" në vend të "Draft" ose "Modaliteti standard". Pasi e mbaroi këtë punë, nisi të krijojë.

"Më pëlqen sfida e të përdorurit material si letra për të rikrijuar diçka kaq të bukur që ekziston në natyrë", thotë Zack. "Ka kaq shumë gjëra që mund të bësh me letrën, si për shembull të krijosh reliev dhe Canon Matte Photo Paper është materiali i përsosur për këtë. Të gjitha letrat janë disi të buta kështu që duke ushtruar presion, ti krijon forma të dhëmbëzuara. Është diçka e bukur të ndryshosh mendjen e njerëzve që letra nuk është thjesht diçka e mërzitshme; ajo ka kaq shumë potencial!"

Planifikimi dhe procesi

Përbërësit e ndryshëm të një shablloni të martinit peshkatar, disa të bashkuara dhe disa ende në progres, qëndrojnë pranë një palë gërshërësh mbi një tryezë.

Zack studioi ilustrim dhe kaloi vite duke ilustruar libra për fëmijë para se të kuptonte që i pëlqenin krijimet 3D. "Është e çuditshme pasi unë nuk bëj shumë ilustrime tani; janë të gjitha gjëra 3D", thotë ai. "Është diçka që nuk e kam ëndërruar asnjëherë ta bëj kur kam qenë i vogël. Nuk e mendoja fare që mund të ishte një mundësi."

Dy duar përdorin një palë gërshërë për të prerë pupla prej letre.

"Unë bëj gjithmonë një grumbull të madh me pupla prej letre por gjithmonë është pak mister", thotë Zack. "Kur jam në përfundim e kuptoj që më duhen disa të tjera. Filloj gjithmonë i përgatitur por ndonjëherë kjo mund të kthehet paksa në kaos."

Nuk është e habitshme që bërja e shabllonit standard të martinit peshkatarCanon Creative Park ishte shumë e thjesht për Zack, por ai shtoi disa detaje personale të cilat mbështesin motivin e tij kryesor - sjelljen në jetë të zogjve të tij prej letre.

"Gjithmonë përpiqem që t'i bëj modelet e mia reale", shpjegon ai. "Magjia është te detajet. Vetëm kur shikon nga shumë afër mund të fillosh të kuptosh se si bëhen ato."

Pasi Zack i kishte printuar të gjithë elementët e rrafshët dhe i kishte prerë me bisturi, ai shtoi puplat prej letre para se të ngjiste pjesët së bashku. Duke përdorur letër me ngjyrë dhe teksturë 160gsm, Zack preu një formë të thjeshtë gjetheje dhe e mbajti midis gishtave. Duke mbajtur gërshërët në një gisht tjetër, ai më pas preu rreth anës, duke krijuar thekë në secilën pjesë. Ai e bën këtë me zhdërvjelltësi për të gjitha projektet. "Nuk e kam prerë ndonjëherë veten", thotë ai. "Unë kam një gisht për siguri në pjesën e pasme që të mund të ndiej se ku është tehu në çdo kohë."

Zack përllogarit se përdor rreth 400 pupla prej letre për martinin e tij peshkatar dhe këshillon që gjithmonë të fillohet nga bishti dhe më pas të vazhdohet lart. Duke shtuar të gjitha pendët shtesë me puplat e tjera, Zack e kuptoi që sqepi dhe këmbët duhet të ishin 10% më të mëdha ose përndryshe do të dilnin jashtë përmasave.

Vëmendja ndaj detajeve

Dora e një personi mban një martin peshkatar të bërë me punëdore teksa dora tjetër përdor një furçë të hollë për të pikturuar kokën e zogut.

"Unë përdor bojëra akriliku dhe i hedh ujë dhe më pas përdor njolla të trasha boje për ngjyra më të theksuara", thotë Zack. "Unë përdor bojëra me shkëlqim të cilat duken mirë në teksturën e zogjve."

Pasi zogut i ishin vendosur puplat, ishte ngjitur dhe tharë, Zack përdori bojëra akriliku për të shtuar detaje. "Fatmirësisht, shabllonët Creative Park janë vërtet të detajuar dhe në këtë mënyrë më ndihmuan me ngjyrosjen e zogjve", thotë ai.

Ai i vuri bojë sqepit pasi e pikturoi atë për t'i dhënë një pamje reale dhe përshtati sytë e martinit peshkatar për ta bërë atë më të vërtetë, duke përdorur topa akriliku dhe duke i pikturuar. Ai më pas krijoi një qepallë të dytë nga një shabllon tjetër në mënyrë që sytë të dukeshin disi të futur.

Për Zack, arti i punëdores dhe krijimit është si meditim. "Ti thjesht harron çdo gjë tjetër që ekziston, edhe kur krijimi nuk shkon sipas planit", thotë ai. "Thjesht nuk mund të mendosh për asnjë nga problemet në jetën tënde. Nuk ka ekrane që të shpërqendrojnë pasi je duke i përdorur duart. Është shumë e prekshme dhe të largon nga gjithçka tjetër."

Produkti i përfunduar

Një martin peshkatar i krijuar me punëdore është i ulur në një degë në një kavanoz në formë kambane që qëndron pranë një bime në vazo mbi një tavolinë.

Martini peshkatar ishte një projekt që zgjati katër ditë dhe u bë një punë e dashur për Zack, ashtu si të gjitha projektet e tij. "Gjithçka kam në mendje është rezultati përfundimtar dhe gjithmonë dua ta bëj saktë", thotë ai.

Pasi ishte afër përfundimit, u bënë disa modifikime, si për shembull përkulja e kokës me drejtim për poshtë në mënyrë që të dukej sikur zogu ishte gati që të sulmonte ndonjë peshk të pandërgjegjshëm. Në fund, Zack vendosi që ta shfaqte të ulur në një degë në një kavanoz në formë kambane. "Kam vendosur një tel metalik në bazë dhe i kam dhënë formë duke përdorur stuko për modelet dhe një kruajtëse dhëmbësh për të krijuar teksturë para se ta pikturoja", shpjegon ai.

Për shumë nga ata që shohin veprat e Zack, kjo mund të jetë mënyra e vetme që të afrohen dhe të ekzaminojnë disa nga këta zogj. "Dua që t'i bëjë personat më të ndërgjegjshëm dhe të vlerësojnë më shumë natyrën; gjithashtu kam si synim që të sjell natyrën brenda dhe të mos e shqetësojë në botën e jashtme. Ajo çka unë bëj, më përpara ka qenë e ngjashme me balsamosje vegane" thotë ai me shaka.

Nëse jeni frymëzuar nga krijimet e mrekullueshme të punëdores së Zack, përse nuk e provoni të krijoni vetë me shabllonet e disponueshme në Canon Creative Park? Mos harroni të ndani artin tuaj prej letre në rrjetet sociale duke përdorur etiketën #MadeWithPIXMA.

Shkruar nga Natalya Paul

Produktet e lidhura

  • Printerë për shtëpi

    PIXMA TS5350a Series

    Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a"
  • Printer Inkjet

    Matte Photo Paper MP-101

    Letra Fotografike Mat prodhon fotografi, grafikë dhe tekst me cilësi të lartë, me një mbështjellëse mat. Gjithashtu e përshtatshme për përdorimet më kreative, të tilla si kartolina, pankarta dhe artin e letrës.
  • Printer Inkjet

    Matte Photo Paper MP-101D

    Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park".

Artikuj të ngjashëm