Për të filluar, mund të gjeni një sërë shabllonesh të gatshme fluturash në Creative Park. "Nuk ju duhen mjete dhe pajisje të komplikuara për t'u bërë krijues", - thotë Aimee.
Ardhja e fluturave është një shenjë e sigurt se pranvera po vjen, dhe ku ka më mirë se ta mirëprisni ndërrimin e stinëve sesa duke krijuar dekorime për shtëpinë me temë fluturat?
Artistja dhe punëdoristja, Aimee Graham, filloi të krijonte bizhuteri me origami, por vitin e kaluar ajo ka zhvilluar ide të reja, duke eksperimentuar me materiale të reja dhe duke i publikuar krijimet e saj në profilin e vet në Instagram (@aimee__designs).
"Unë kam qenë gjithnjë krijuese dhe punëdorja është bërë pjesë e rutinës sime të kujdesit për veten. Kur kuptova se njerëzit e vlerësonin punën time, mora besimin për të filluar me ngritjen e një marke," - shpjegon Aimee. "Unë dua të krijoj punime argëtuese, individuale dhe të qëndrueshme që njerëzit mund t'i përdorin për të pajisur veten apo banesat e tyre. Do të doja gjithashtu t'i ndihmoja njerëzit të hapen drejt krijimtarisë së tyre".
Këtu, Aimee shpjegon se si përdori një printer të Canon PIXMA TS5350 Series, shabllone nga shërbimi i përmbajtjes falas përplot me frymëzim të Canon Creative Park dhe pak aftësi punëdoreje për të krijuar punime fluturash mahnitëse dhe me imagjinatë.