A Canadian player tackles an Irish player in a 2015 Rugby World Cup match. Photo by Richard Heathcote.

FOTOGRAFI SPORTIVE

Kamerën me vete në ndeshje: 7 këshilla për të përmirësuar fotot tuaja sportive

Fotografia sportive ofron një numër të stërmadh shansesh krijimtarie dhe është një rast i mirë për të provuar disa nga modalitetet dhe funksionet e kamerës suaj që mund të mos i keni përdorur më parë.

Herën tjetër që shkoni në një ndeshje sportive, përse të mos provoni të shkrepni sekuenca mahnitëse aksioni, të fiksoni lëvizjen dhe të kapni atmosferën e lojës? Këto shtatë këshilla do t'ju ndihmojnë ta shfrytëzoni kamerën tuaj në maksimum gjatë ndeshjes, qoftë nëse shkrepni me kamerë kompakte a semipro si p.sh. Canon PowerShot SX70 HS, qoftë me një DSLR si Canon EOS 80D.

A sweeping view of the entire stadium as pyrotechnics explode at the start of the 2015 Rugby World Cup final. Photo by Matt Lewis.

1. Gjeni një kënd tjetër

Në aktivitetet sportive shumica e fotografëve shkrepin nga i njëjti kënd, kështu që mendohuni se si mund t'ia arrini t'i bëni fotot tuaja të spikasin. Mbase mund të shtriheni përtokë dhe të shkrepni nga kënde të ulëta? Ose të kapni ndonjë kompozim simetrik të lojtarëve nga diku në lartësi? Shpeshherë kur shkrepni nga anësoret e fushës ju bën më shumë punë se sa pas porte.

Mund dhe të përpiqeni të eksperimentoni me gjatësi të ndryshme fokale. Nëse e përdorni kamerën me objektiv të ndërrueshëm, objektivat teleskopikë si p.sh. Canon EF 70-300mm f/4-5.6 IS II USM ju shpien drejt e në fushë - dhe stabilizimi i integruar i figurës ndihmon në parandalimin e lëkundjes së kamerës.

Players pictured running past the camera onto the field for the match between Ireland and Canada in the 2015 Rugby World Cup. Photo by Richard Heathcote.

2. Caktoni modalitetin tuaj të vazhduar të shkrepjes

Të shumtën e herëve do të shkrepni poza njëshe, por kur shkrepni skena sportive të tejngarkuara me aksion, si p.sh. në ragbi apo futboll, ju duhet të gjuani rastin për të kapur momentet më dramatike. Ndaj dhe fotografët sportivë shkrepin në seri ose në shkrepje të vazhduar.

Për ta aktivizuar këtë, shkoni te menyja modaliteteve të shkrepjes "Drive Modes". Shpesh ndodhet një rrotull nga sipër kamerës që ju jep mundësi direkte komandimi, përndryshe modalitetet e shkrepjes i gjeni në sistemin e menyve të kamerës. Modaliteti me një pozë paraqitet te rrotulla si një kuadër drejtkëndor, ndërsa shkrepja e vazhduar si disa kuadro së bashku.

Shumica e kamerave kanë mundësi të shkrepin nga 5 deri në 12 kuadro në sekondë kur caktohen në modalitet serie. Kjo ju jep mundësinë të shfletoni mes pozave dhe të gjeni atë që e përmbledh më mirë momentin, si p.sh. portierin që bën një pritje dramatike.

Canon PowerShot SX70 HS mund të shkrepë 10 kuadro në sekondë në modalitet serie dhe ka një ekran praktik LCD me kënd të ndryshueshëm që ju lejon të fotografoni me lehtësi edhe kur shtriheni apo qëndroni në pozicione të vështira. Një mundësi tjetër e mirë është Canon PowerShot G7 X Mark II, që shkrep me 8 kuadro në sekondë. Kjo ka një sistem vetëfokusimi me 31 zona që ju jep mundësinë të zgjidhni fokusin tuaj, dhe të gjurmoni fytyrat e objektet, duke prekur ekranin.

Artikujt e lidhur
An action-packed photoshoot with a pro

FOTOGRAFI SPORTIVE

Fotografia e aksionit: Këshilla nga një profesionist

Mësoni rreth fotografisë së sporteve me aksion nga kjo seancë mentorimi me një mjeshtër të çiklizmit malor.

A snowboarder walks through the snow with his snowboard under his arm, away from the camera

NË TERREN

Këshilla dhe të fshehta për fotografinë e pushimeve dimërore

Fotografi profesionist i sporteve Richard Walch ndan këshillat e tij si ekspert për fotografi të mrekullueshme gjatë dimrit, nga zgjedhja e një kamere e deri te parametrat më të mirë.

Best lenses for action

FOTOGRAFIA E AKSIONIT

Objektivat më të mirë për aksion

Udhëzuesi ynë për objektivat më të mirë për fotografinë e aksionit.

A Canadian player tackles an Irish player in a 2015 Rugby World Cup match. Photo by Richard Heathcote.

3. Përdorni vetëbalancimin e së bardhës

Vetëbalancimi i së bardhës i kamerës suaj ia del shumë mirë t'i riprodhojë saktë tonalitetet dhe ngjyrat. Qoftë kur shkrepni nëpër ndeshje ditën, qoftë natën, bëni mirë të përdorni vetëbalancimin e së bardhës dhe t'ia lini kamerës të bëjë rregullim automatik sipas ndryshimeve të dritës. Kur përdorni funksionin e balancimit të së bardhës, keni mandej lirinë të përqendroheni te kompozimi dhe ruajtja e rasteve të mira.

Për aktivizuar vetëbalancimin e së bardhës "Auto White Balance", rëndom ka një buton "WB" nga mbrapa kamerës = ose në ekranin LCD nëse e keni me prekje. Kur shtypni këtë keni mundësinë të shfletoni mes opsioneve.

4. Shkrepni në format JPEG

Fotografëve u thuhet shpesh të shkrepin në skedarë RAW, ose të shkrepin në JPEG dhe RAW bashkë, por në fotografinë sportive ky rregull bazë shpesh nuk hyn në punë. Shumë fotografë që shkrepin në modalitet serie (sidomos fotoreporterët, fotografët sportivë dhe të natyrës) shkrepin në format JPEG, pasi kamera juaj rëndom kap më shumë kuadro në sekondë me skedarët JPEG se sa me skedarët RAW.

Skedarët RAW janë më të mëdhenj dhe përmbajnë më shumë të dhëna, dhe në disa kamera duan dhe më shumë kohë për t'ju liruar memorien e përkohshme të kamerës. Skedarët JPEG sakaq janë më të vegjël, çka do të thotë se kamera mund t'i regjistrojë më shpejt në kartën e memories dhe mund të shkrepë më shumë momente. Me gjasë kamera juaj vjen e konfiguruar të shkrepë në JPEG, kështu që e keni në rregull nëse nuk e keni ndryshuar ndonjëherë më parë.

Bëni shkrepje në seri të shkurtra edha kur jeni me shkrepje në JPEG me modalitet të vazhduar - shtypni shkrehësin për një a dy sekonda dhe lëshojeni. Nëse e mbani të shtypur për shumë kohë, memoria e përkohshme do të mbushet dhe do t'jua ngadalësojë shpejtësinë e shkrepjes.

French fans in colourful makeup during the 2015 Rugby World Cup. Photo by Chris Lee.

5. Mos shihni vetëm lojtarët

Ndjesia e veçantë e të qenit në një ndeshje nuk është vetëm se çfarë ndodh kur loja është në fazat kulminante.

Provoni t'ua ktheni kamerën edhe spektatorëve për të fiksuar fytyrat plotë shpresë dhe veshjet e veçanta të tyre apo të fokusoheni mbi gjestet plot ankth dhe rrokjen për krahësh të lojtarëve pak përpara fillimit të lojës.

Nëse përdorni kamerë me objektiv të ndërrueshëm, si p.sh. Canon EF-S 55-250 f/4-5.6 IS STM është një zgjedhje e mirë për këtë lloj shkrepjeje, pasi gjatësia e saj fokale ju jep mundësinë të shkoni sa të doni në gjerësi për të marrë një pamje më të madhe të fushës, por që mund ta fiksoni në lojtarë të caktuar apo dhe të ndiqni aksionin.

6. Përdorni vetëfokusimin e "Servo AF Mode" ose gjurmimin e subjektit

Në konfigurimin bazë kamera juaj rëndom vjen me modalitetin e vetëfokusimit "AF" të caktuar me shkrepje njëshe "Single Shot AF", dhe këtu është dhe ku e lënë shumica e fotografëve. Por për rastet që fotografoni subjekte në lëvizje në fushën e lojës, do t'ju duhet të kaloni në "Servo AF Mode".

Rëndom ka një komandë direkte nga mbrapa kamerës për të kaluar në modalitet vetëfokusimi "AF" ose një buton fizik, ose një opsion në ekranin me prekje.

"Servo AF", i njohur ndryshe edhe si vetëfokusim i vazhduar, vijon të fokusojë në pikën e përcaktuar të vetëfokusimit për sa kohë që e mbani shtypur përgjysmë butonin e shkrehësit. Kjo është vërtet praktike për fotografinë sportive, pasi mund të fokusoheni në pikat ku parashikoni të ndodhë aksioni – si p.sh. pranë portës – dhe të prisni të vijë çasti i duhur.

Modaliteti i gjurmimit "AF Tracking" e çon këtë edhe një hap më tej. Në modalitetin e gjurmimit thjesht prekni pikën e vetëfokusimit në ekranin LCD (nëse kamerën e keni me ekran me prekje) ose shtypeni përgjysmë shkrehësin për të fiksuar fokusin mbi subjektin tuaj dhe në vijim pika e vetëfokusimit do të lëvizë me lëvizjen e subjektit përgjatë kuadrit. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndjekur aksionin në një fushë përplot me lojtarë.

Nëse përdorni kamerë DSLR ose pa pasqyra, mund të përdorni aplikacionin "Canon Photo Companion" për të mësuar më shumë rreth funksioneve të kamerës suaj.

Players pictured on the point of a tackle in a match between England and Australia in the 2015 Rugby World Cup. Photo by Steve Bardens.

7. Fiksojeni aksionin me shpejtësi më të larta të shkrehësit

Synimi i çdo fotografi sportiv është të kapë aksionin në momentet dramatike dhe e vetmja mënyrë për t'ia arritur kësaj është të shkrepni me shpejtësi më të larta të shkrehësit. Idealisht, duhet të shkrepni me afro 1/1000 e sekondës, por jo më pak se 1/500 e sekondës.

Një mënyrë e mirë për të arritur shpejtësi të tilla të shkrehësit është t'i referoheni rrotullës suaj të modaliteteve dhe ta ndryshoni modalitetin e ekspozimit në dhënie përparësie për shkrehësin "Shutter Priority (Tv)". Funksioni ju jep mundësinë ta caktoni vetë shpejtësinë e shkrehësit dhe kamera, me radhën e vet, përshtat aperturën dhe ISO për të arritur shpejtësinë e caktuar.

Shkruar nga Jeff Meyer

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat