Shijoni cilësinë e jashtëzakonshme të imazheve dhe kontrollin e një niveli profesional me LEGRIA HF G40. E gjithanshme, e lehtë në përdorim dhe me një optikë të jashtëzakonshme, me një sensor HD CMOS PRO dhe modalitetin e Diapazonit dinamik të gjerë në një trup portativ kompakt.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon LEGRIA HF G40
Regjistroni video 1080p AVCHD me shpejtësi të lartë të bitëve, me
shpejtësi të ndryshme të kuadrit në çdo ndriçim falë një game të
gjerë të veçorive profesionale dhe kontrolleve manuale. Këto
përfshijnë një sensor CMOS PRO të tipit 1/2.84 me ndjeshmëri të
lartë, një hapje të madhe të diafragmës me 8 fletë, modalitetet e
Diapazonit të gjerë dinamik dhe të Përparësisë së theksimit dhe
stabilizimin e fuqishëm optik të imazheve.
LEGRIA HF G40 ofron përdorime të ndryshme në një model portativ
kompakt. Regjistroni panorama të gjera dhe imazhe të detajuara nga
afër me lenten e ndritshme me zmadhim 20x me kënd të gjerë f/1.8
dhe regjistroni njëkohësisht në formatin AVCHD dhe MP4. Një okular
me anim dhe me rezolucion të lartë ju lejon ta përdorni në vende të
ngushta dhe nga shumë kënde të vështira.
Wi-Fi ju lejon të regjistroni në largësi me anë të pajisjes suaj
inteligjente me kontrollin e shpejtësisë së obturatorit, të fokusit
dhe të ekspozimit. Një gamë e gjerë e lidhjeve të përparuara
përfshijnë fishat e mikrofonit dhe të kufjeve, lidhjen HDMI të
drejtpërdrejtë dhe daljen AV, një minikapëse të përparuar dhe
montimin në trekëmbësh, USB dhe dy fole të kartës SD. Etiketimi
gjeografik është po ashtu i disponueshëm nëpërmjet aksesorit
opsional.
Shijoni aksesin e shpejtë te funksionet bazë falë menuve intuitive
të ekranit me prekje dhe fokusit automatik me prekje me rinxjerrjen
e fokusit. Një unazë e ndërrueshme e zmadhimit/fokusit si dhe
butonat dhe rrotëzat e personalizueshme të funksioneve, që ju
sjellin më afër shumicën e kontrolleve që përdorni, e shpejtojnë
përdorimin e pajisjes, kështu që nuk do të humbisni asnjë
shkrepje.
Ndërroni mes modalitetit plotësisht automatik, manual dhe të
kinemasë, të cilët ju lejojnë të regjistroni me shpejtësi filmime
krijuese me filtra kinematografikë që mund të zbatohen gjatë ose
pas regjistrimit. Krijoni efekte spektakolare me regjistrimin me
lëvizje të ngadalta dhe intervale kohore, si dhe një audio të
shkëlqyer. Zgjedhja e shpejtësisë së fokusit e rrit edhe më shumë
krijimtarinë tuaj.
Zbuloni më shumë për Canon LEGRIA HF G40, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Hapja rrethore me 8 thika
HD të plotë
Kapni detajet e theksuara dhe ato në hije
Lentë me kënd të gjërë
Zmadhim optik 20 herë
IS Inteligjent Optik
Paketa e Energjisë së Përpunimit DIGIC
Wi-Fi remote e thjeshtë